“Keni paralajmëruar nesër anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...

TIRANA- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykim 4 të pandehur të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Sipas njoftimit, procedimi penal, i hapur në vitin 2022, adreson veprimtarinë kriminale të kryer gjatë viteve 2020-2021.
Konkretisht personat e pandehur janë:
Islam Sefa (alias Xaka): Akuzohet për drejtim të grupit të strukturuar kriminal dhe trafikim të lëndëve narkotike në 9 episode të ndryshme.
Hajdar Lala (alias Xaka, alias Sefa): Akuzohet për katër episode trafikimi dhe drejtim të grupit kriminal.
Vidjan Baroka: Akuzohet për pjesëmarrje në katër episode trafikimi dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Durim Xaka: Akuzohet për shtatë episode trafikimi dhe rol ndihmues në grupin kriminal.
SPAK thotë se falë bashkëpunimit mes autoriteteve gjermane dhe shqiptare dhe përdorimit të të dhënave nga platformat e enkriptuara EncroChat dhe SkyEcc, janë identifikuar 12 persona të përfshirë në trafikimin e narkotikëve, përfshirë tetë shtetas shqiptarë dhe katër gjermanë.
Sipas SPAK, grupi ka trafikuar mbi 1000 kilogramë marijuanë nga Shqipëria dhe Spanja drejt Gjermanisë, me një vlerë tregu prej mbi 3.3 milionë euro. Droga është shpërndarë kryesisht në Wolfsburg, Magdeburg dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian.
Njoftimi:
SPAK dërgon për gjykim 4 të pandehur për trafikun e lëndëve narkotike
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar në gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë procedimin penal me Nr. 150 të vitit 2022, në ngarkim të 4 të pandehurve;
1. Islam Sefa (alias Xaka) – i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale të mëposhtme:
i. “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, dhe më shumë se një herë në 9 episode (ai para datës 08.04.2020, dhe episodet e datave 08.04.2020, 30.04.2020, 15.05.2020, 22.05.2020, 29-31.05.2020, 02.02.2021, 24.02.2021 si dhe 01.03.2021), parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,
ii. “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.
2. Hajdar Lala (alias Xaka, alias Sefa) – i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale të mëposhtme:
i. “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, dhe më shumë se një herë në 4 episode (të datave 08.04.2020, 30.04.2020, 22.05.2020 dhe 29.05.2020), parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,
ii. “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.
3. Vidjan Baroka – i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale të mëposhtme:
i. “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, dhe më shumë se një herë në 4 episode (të datave 08.04.2020, 08.04.2020, 30.04.2020, 22.05.2020), parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,
ii. “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.
4. Durim Xaka – i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale të mëposhtme:
i. “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, dhe më shumë se një herë në 7 episode (ai para datës 08.04.2020, dhe episodet e datave 08.04.2020, 30.04.2020, 15.05.2020, 22.05.2020, 29-31.05.2020 dhe 02.02.2021), 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,
ii. “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.
Nga tërësia e hetimeve të kryera, bashkëpunimi gjermano-shqiptar në luftën kundër krimit të organizuar dhe duke u bazuar tek komunikimet e zhvilluara në platformat e enkriptuara, EncroChat dhe SkyEcc, janë administruar prova në kuadër të ndihmës së ndërsjellët juridike në fushën penale, të cilat, kanë identifikuar 12 persona, 8 prej të cilëve janë shtetas shqiptarë dhe 4 shtetas gjermanë, të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm kriminal të trafikimit të narkotikëve. Sasia e lëndës narkotike sigurohej kryesisht nga Shqipëria dhe Spanja dhe pasi futej në territorin gjerman tregtohej në rajonin Wolfsburg-ut, Magdeburg-ut, si edhe në shtete të tjera të Bashkimit Evropian.
Nga hetimet ka rezultuar dhe është provuar se të pandehurit dhe bashkëpunëtorët e tyre gjatë viteve 2020-2021 kanë trafikuar në Gjermani, sasinë prej mëse 1000 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë, vlera e së cilës arrin shumën e 3,374,400 (tremilionë e treqindë e shtatëdhjetë mijë e katërqind) euro.
Nga aktet e administruara për këtë procedim penal ka rezultuar dhe është provuar se të pandehurit, Islam Sefa (alias Xaka), dhe Hajdar Lala (alias Sefa, alias Xaka) kanë pasur rol drejtues dhe financues në veprimtarinë e paligjshme kriminale të trafikimi të narkotikëve, ndërsa të pandehurit, Vidjan Baroka dhe Durim Xaka dhe bashkëpunëtorët e tyre të proceduar dhe dënuar në Gjermani, kanë pasur rol ndihmues.
Me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të të pandehurve që kanë marrë pjesë në këto episode, është proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal Nr. 150 të vitit 2022, numërtimin si procedimi penal Nr. 150/1 i vitit 2024, dhe vijimin e hetimeve.
KOSOVA- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës tha se është konfirmuar rasti i parë në...
Foto ilustruese TIRANË- Fluksi i emigrantëve shqiptarë që kthehen në atdhe për festat e fundvitit ka njohur një rritje t...
TIRANA- Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe vr...
Foto KORÇË- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në afërsi të Teatrit në qytetin e Kor&ccedi...
Foto BURREL- Një aksident është regjistruar mbrëmjne e sotme rrreth orës 17:45 në aksin Rrëshen-Burrel, në fs...
Foto ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga dy shqiptarë. Arrestimi i shqiptarëve ka ardhur pasi i kapën duke ...
ANGLI- Një 27-vjeçar shqiptar është dënuar me tre vite burg në Angli pasi u kap në një “shtëpi kanab...
ish-drejtoret TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet paraprake për dosjen 5D dhe ka dërguar për gjykim ish-drejtorë...
Spitali Rajonal Fier FIER- Tre mjekë në Fier, të pezulluar nga detyra për shkak se neglizhuan mjekimin e një pacienti dy vite m&eu...
KORÇA- Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i cili akuzohet se kisht...