Protesta kombëtare për largimin e Ramës, mbërrijnë në Tiranë qindra makina me emigrantë nga diaspora
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Një zjarr ka përfshirë zonën e Karaburunit në Vlorë, duke rikthyer shqetësimet për nisjen e sezonit të zjarreve n...
Për të provuar që vila në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi, është pasuri e fshehur e Belinda Ballukut, S...
Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë përgjegjës Edi Ramën për krizën që ka shpërthyer në vend, me protesta ma...
Pas fjalimit të Edi Ramës para deputetëve të tij, ku sulmoi protestuesit duke i cilësuar ata algoritme dhe ka reaguar deputeti i Part...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu referua përsëri kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në një deklaratë të shkurt&e...
Edi Rama ka ‘thumbuar’ deputeten Marjana Koçeku (Neomalsorja) e cila u largua nga PS dhe do të qëndrojë në Kuvend si li...
Kryeministri Edi Rama iu ka kthyer përgjigje të gjithë zërave socialistë, mes tyre, ish-kryeparlamentarja, Elisa Spiropali, e cila n&...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish influenceret, duke thënë se ato shkojnë në protesta si trend për të reklamuar shal&...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj protestuesve që prej javësh janë mbledhur në Tiranë kundër qeverisë së tij...
Një megaoperacion antidrogë i zhvilluar nga autoritetet italiane ka zbuluar një rrjet të fuqishëm kriminal të përfshirë në trafik ndërkombëtar kokaine, pastrim parash dhe faturime fiktive me vlerë qindra milionë euro. Operacioni i koduar “Tornado”, i koordinuar nga Prokuroria Antimafia e Brescias dhe Guardia di Finanza, përfundoi me dënimin e 15 personave me mbi 103 vite burg në total.
Sipas hetimeve, organizata kriminale kishte ndërtuar aktivitetin e saj mbi dy shtylla kryesore: trafikun e drogës nga Amerika Latine drejt Italisë dhe pastrimin e fitimeve përmes një skeme të sofistikuar financiare.
Autoritetet italiane bëjnë me dije se rrjeti kishte arritur të trafikonte rreth 3 ton kokainë nga Kolumbia, përmes Spanjës dhe Holandës, ndërsa një nga bazat e magazinimit ndodhej në Palazzolo të Brescias.
Në qendër të dosjes hetimore rezulton 43-vjeçari me origjinë kineze Lihe Hu, rezident në Travagliato, i konsideruar nga prokurorët si “bankieri okult” i organizatës kriminale. Ai u dënua me 5 vite e 4 muaj burg, ndërsa dyshohet se menaxhonte qarkullimin e milionave të përfituara nga trafiku i drogës.
Sipas hetuesve, paratë mblidheshin cash nga trafikantët dhe më pas pastroheshin përmes transfertave bankare nga Kina drejt llogarive në Shqipëri, Spanjë dhe Brazil. Nga hetimet ka rezultuar se në periudhën 2019-2021 rrjeti kishte krijuar fatura false me vlerë rreth 325 milionë euro për të legalizuar fitimet kriminale.
Në skemë përfshiheshin kompani fantazmë dhe shoqëri “filtër”, ndërsa sipërmarrës të ndryshëm paguanin për të siguruar faturat false, duke marrë më pas një pjesë të parave të pastruara kundrejt komisioneve deri në 4%.
Një rol të rëndësishëm në trafikun e kokainës kishin edhe shtetas shqiptarë. Dënimin më të lartë mes tyre e mori Jurgen Havalja, 41 vjeç, banues në Genova, i cili u dënua me 13 vite e 4 muaj burg. Sipas autoriteteve, ai organizonte transportin e kokainës nga Spanja drejt magazinave në Brescia.
Ndërkohë, shqiptari tjetër Mariglen Beqja, 44 vjeç, tashmë i arrestuar, u dënua me 13 vite e 2 muaj burg. Ai akuzohet për ruajtjen dhe magazinimin e lëndës narkotike në bazën operative të grupit në Brescia.
Në dosjen hetimore përmenden gjithashtu dhjetëra episode të trafikut dhe shitjes së drogërave të forta, përfshirë kokainë, heroinë dhe hashash.
Mediat italiane raportojnë se hetimi ka ngritur shqetësime për ekzistencën e të ashtuquajturave “banka të fshehta kineze”, të cilat dyshohet se operojnë në zona të ndryshme industriale të Italisë dhe përdoren për financimin e aktiviteteve kriminale dhe pastrimin e parave.
Është vetëdorëzuar në polici një nga të rinjtë e përfshirë në sherrin e dhunshëm në fshatin Gja...
Rreth 1,500 efektivë policie do të angazhohen në terren për protestën e paralajmëruar nga Partia Demokratike, e cila do të mb...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sarandë, ku humbi jetën 66-vjeç...
Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në qendër të Beratit ku një automjet ka përplasur një k&...
Seanca që po zhvillohet ditën e sotme në Gjykatën Administrative, ku kryebashkiaku Erion Veliaj ka paditur prokurorin Ols Dado dhe KLP do ...
Aktori Robert Ndrenika do të ndjekë shqyrtimin e padisë së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj&nb...
Në Gjykatën Administrative shqyrton padinë e kryebashkiakut Erion Veliaj ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado, i cili sipas tij ka marrë...
Një suplement ushqimor me origjinë nga Gjermania ka ngritur alarmin tek Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, pasi u konstatua prani e bakt...
Shqipëria renditet mes vendeve me rezultatet më të dobëta për sigurinë e ujit të pijshëm në Europë, pas Mold...
Një tragjedi është shmangur së fundmi në Sheshin "Skënderbej” të Tiranës ku një makinë pa targa, e cila ...