U plagos nga trafikanti i drogës, përkeqësohet gjendja e policit Edison Adri
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...

TIRANA- Pas denoncimit të bërë nga emisioni Piranjat, 15 persona, 3 prej tyre të huaj, janë arrestuar pasi u jepnin ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shumë shtetasve, kryesisht nga Lindja e Mesme, të cilët hynin në Shqipëri nga Greqia dhe tranzitoheshin në drejtim të kufijve veriorë të Shqipërisë, në Malin e Zi dhe në Kosovë.
15 të arrestuarit dhe personat e tjerë që ende janë në kërkim, janë identifikuar si: Rafael Demaj, Enriko Gjonaj, Mehmet Bregu, Arnold Kërçi, Khaled Shahin, Ahmed Kensova, Dashamir Kullaj, Mohammed Alfahel, Nazmi Avxhija, Juljan Avxhija, Florenc Avxhija, Klajvert Avxhija, Klaudi Mano, Trilind Gjana, Elton Ukaj, Eurel Ukaj, Kelti Xhani, Kastriot Xhani, Ilirjan Xhaferri, Mikel Stefani.
Gjatë hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni janë sekusetruar 10 automjete, rreth 20 mijë euro dhe 500 000 lekë, 24 celularë, 10 pasaporta dhe fotokopje pasaportash të shtetasve egjiptianë dhe sirianë. Sipas policisë, është dokumentuar përtej çdo dyshimi të arsyeshëm së shtetasit e huaj janë organizatorë dhe financues të kësaj veprimtarie kriminale.
Po ashtu, policia e Tiranës bëri me dije se gjatë zhvillimit të hetimeve janë përdorur veprime stimuluese si dhe teknika të posaçme hetimore me mbështetjen e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Deklarata e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë:
Drejtori i DVP Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj, deklaratë për shtyp për finalizimin e operacionit policor të koduar “DAMASK”.
Jam sot këtu, së bashku me zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, zëvendësdrejtorin për Rendin dhe Sigurinë Publike, dhe shefin e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, për të bërë prezente rezultatet e një procedimi penal të vitit 2023 dhe finalizimin e operacionit policor të koduar “DAMASK”.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafiqeve të paligjshme, ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka regjistruar procedimin penal nr. 5431, viti 2023.
Pas një hetimi 12-mujor, në kuadër të këtij procedimi është bërë i mundur individualizimi i përgjegjësisë penale për 24 subjekte të këtij procedimi penal. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për 19 shtetas.
Gjatë fazës finale të operacionit janë arrestuar 15 shtetas, nga të cilët 3 të huaj, me kombësi egjiptiane dhe siriane.
Gjatë fazave të mëparshme të hetimit janë arrestuar në flagrancë 5 shtetas të tjerë, nga të cilët 3 hetohen me masën e sigurisë “Arrest në burg”, pa afat, ndërsa 2 me masën e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.
Janë shpallur në kërkim 4 shtetas. Sipas informacioneve që disponojmë, 3 prej tyre janë jashtë vendit dhe po ndiqen procedurat urgjente për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të tyre.
Gjatë hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni janë sekusetruar 10 automjete, rreth 20 mijë euro dhe 500 000 lekë, 24 celularë, 10 pasaporta dhe fotokopje pasaportash të shtetasve egjiptianë dhe sirianë.
Shtetasit e implikuar në këtë veprimtari kriminale iu kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shumë shtetasve, kryesisht nga Lindja e Mesme, të cilët hynin në RSH nga Greqia dhe tranzitoheshin në drejtim të kufijve veriorë të Shqipërisë, në Malin e Zi dhe në Kosovë.
Gjatë hetimit është dokumentuar përtej çdo dyshimi të arsyeshëm së shtetasit e huaj janë organizatorë dhe financues të kësaj veprimtarie kriminale. Gjatë zhvillimit të hetimeve janë përdorur veprime stimuluese si dhe teknika të posaçme hetimore me mbështetjen e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Në një episod, gjatë hetimit është bashkëpunuar dhe me emisionin investigativ “Piranjat”.
Po kështu, në fazën finale të operacionit është bashkëpunuar me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, Durrës, Shkodër dhe me Komisariatin e Policisë Sarandë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.
Gjej rastin të falënderoj publikisht Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, për profesionalizimin dhe përkushtimin e treguar gjatë këtij hetimi. Po kështu falënderojmë publikisht Sektorin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” për mbështjetjen që i kanë dhënë këtij hetimi gjatë të gjitha fazave të zhvillimit të tij.
Gjithashtu dua të falënderoj Prokurorin Z. Ritvan Suka dhe drejtuesin e Pokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juiridksionit të Përgjithshëm Tiranë, Z. Arenc Çela, për drejtimin dhe kontrollin e vazhdueshëm të këtij hetimin.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është dhe mbetet e angazhuar maksimalisht për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e të gjitha veprimtarive kriminale në çdo formë të shfaqjes së tyre.
TIRANA- Një punonjës i Gardës së Republikës ka tentuar t’i japë fund jetës duke qëlluar veten me armën e sh...
FUSHË-KRUJË- Prokuroria e Durrësit ka lëshuar urdhërarreste për 4 biznesmenë pasi akuzohet se i kanë shkaktuar sh...
SHKODRA- Lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e djeshme në Shkodër ku u vra me thikë 15-vjeçarit Emil...
TIRANË- 15 persona janë arrestuar mbrëmjen e kaluar në Tiranë për trafik të paligjshëm të emigrantëve. ...
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për skandalin 'Tire' në periudhën e Covid0-19. Mësohet se Pr...
BELSH- 38-vjeçari Olsi Bali, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për trafik droge është arrestu...
TIRANA- Infrastruktura, rrugët, portet, hekurudhat ndihmojnë lëvizjen e mallrave dhe të njerëzve me pak kosto dhe me shpejtësi m...
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të...
Foto ilustruese SHKODËR- Policia ka identifikuar dhe shoqëruar autorin e dyshuar të vrasjes së 15-vjeçarit në Shkodër....
vendngjarja SHKODËR- Vrasja e 15-vjeçarit Emiljano Gjoni ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Shkodrës. Ndërkohë bë...