Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANA- Infrastruktura, rrugët, portet, hekurudhat ndihmojnë lëvizjen e mallrave dhe të njerëzve me pak kosto dhe me shpejtësi më të lartë duke kontribuar në këtë mënyrë në zhvillimin ekonomik të një vendi. Një studim i fundit i Bankës Botërore “Duke reduktuar distancat ekonomike” referon se shpejtësia mesatare e lëvizjeve së mjeteve në Shqipëri është rreth 33 kilometra në orë. Siç shihet edhe në grafikun e mëposhtëm shpejtësia e ulët e automjeteve është tipar I vendeve të varfra.
Në Europë Shqipëria lë pas Bosnjën, Ukrainën, Malin e Zi dhe Armeninë dhe Gjeorgjinë. Më pas në renditje viJnë vendet e Afrikës, Azisë dhe Amerikës Latinë (shiko grafikun e mëposhtëm). Në nivel global, Sllovenia kryeson renditjen për nivelin me të lartë të shpejtësisë me rreth 70 kilometër në orën të ndjekura nga Portugalia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Qipro dhe Spanja. Në anën tjetër vendet me shpejtësi të lëvizjes që nis me 0 kilometër në orë janë Haiti dhe Nepali që janë vendet pothuajse rurale.
Banka Botërore vlerëson se reduktimi i kostos dhe rritja e shpejtësisë në lëvizjen e mallrave brenda dhe jashtë vendeve mund të rrisin vëllimet e tregtisë dhe të ndikojnë në modelet e tregtisë, ndërsa kostot e larta të transportit brenda vendit mund të pengojnë përfitimet të liberalizimit të tregtisë. Kostoja e lartë e transportit të brendshëm në vendet afrikane është një nga arsyet kryesore që ndikimi i liberalizimit të tregtisë ka qenë i kufizuar dhe gjeografikisht i pabalancuar në kontinent.
Një studim më i hershëm ka evidentuar se rënia njëditore e kohës së udhëtimit tokësor lidhet me një rritje prej 7 për qind të eksporteve afrikane. Reduktimet në kostot e transportit të brendshëm dhe koha ndikojnë, jo vetëm tregtinë ndërkombëtare, por edhe tregtinë e brendshme, produktivitetin dhe investimet. Në Indi, për shembull, një ulje prej 1 për qind në kostot e njësisë së kamionëve shoqërohet me një rritje prej 2.8-3.9 për qind në flukset e tregtisë së brendshme.
Reduktimi i kostove të transportit dhe rritja e shpejtësisë gjithashtu ndikon pozitivisht edhe vlerën e pasurive të paluajtshme ku kalojnë linjat e transportit. Siç tregon studimi ka një lidhje të drejtë ndërmjet te ardhurave për frymë dhe shpejtësisë së lëvizjes në rrugë. Shpejtësia mesatare u vlerësua nga Banka Botërore në 242,833 segmente rrugore 134 vende të botës, disa prej të cilave janë edhe në Shqipëri.
Aktualisht Shqipëria është duke zhvilluar me përparësi investimet në segmentet rrugore që në Korridorin 8 dhe Korridorin 10, arterie si pjesë e rrjetit kryesor Europian. Linjat rrugor në një afat me të gjatë do të shoqërohen edhe me hekurudhë. Megjithatë lëvizja në pjesën qendrore vijon të jetë e ngadaltë për shkak të trafikut të rënduar, sidomos në aksin Tiranë Durrës. Pjesa më e madhe e investimeve në infrastrukturë vitet e fundit është përqendruar në zonën e Jugut të vendit./Monitor
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të...
Foto ilustruese SHKODËR- Policia ka identifikuar dhe shoqëruar autorin e dyshuar të vrasjes së 15-vjeçarit në Shkodër....
vendngjarja SHKODËR- Vrasja e 15-vjeçarit Emiljano Gjoni ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Shkodrës. Ndërkohë bë...
VLORË- Dy persona janë shpëtuar nga policia e Vlorës pasi skafi me të cilin kishin dalë për peshkim pësoi defekt dhe p...
ANGLI- Anëtarët e një bande shqiptare të krimit të organizuar do të deportohen pasi bastisjet në të gjithë Man&cc...
Foto ilustruese TIRANË- Në Shqipëri janë rritur vitin e fundit paditë gjyqësore kundër pjesëmarrjes publike, që...
Aksidenti SHËNGJIN- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të Shëngjinit. Mësohet se një...
foto ilustruese TIRANË- Anija "Libra e Marinës" është nisur sot drejt Shqipërisë për të sjellë grupin e par&eu...
MILOT- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot pranë fshatit Gjorem. Mësohet se në ...
vendngjarja SHKODËR- Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. 15-vjeçari, Emilja...