Alarm në qytetin e Vlorës, qytetari “ngre në këmbë” Policinë: Më kanë vendosur lëndë plasëse në makinë!
Një alarm për lëndë plasëse të vënë poshtë një automjeti ka ngritur në këmbë policinë e Vl...
Një alarm për lëndë plasëse të vënë poshtë një automjeti ka ngritur në këmbë policinë e Vl...
Vijon revolta në rrugët e kryeqytetit. Pas përfundimit të tubimit përpara Kryeministrisë, mijëra protestues kanë zbritur...
Ka përfunduar protesta e shtatë e mbajtur në kryeqytet kundër projektit në Zvërnec. Prej më shumë se tre orësh, mi...
‘Tifozët Kuqezi’ kanë bojkotuar sot ndeshjen miqësore të kombëtares ndaj Luksmburgut, në stadiumin “Air Albania&...
Një projektvendim i Këshillit të Ministrave, siguruar nga BIRN, parashikon transferimin e ishullit të Sazanit nga administrimi i Ministris...
Një ngjarje e rëndë, e mbajtur e fshehtë për më shumë se një muaj dhe e raportuar fillimisht si vdekje natyrale, ës...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në rrjetet sociale, ka reagua...
Rrjeti i madh televiziv CNN, në një kronikë të zgjeruar për protestat në Shqipëri, thekson se ndryshe nga sa pretendon kryemi...
Nj-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, u ekstradua nga Italia. Sajmi...
Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një...
Një vrasës profesionist me pagesë, i akuzuar për porositjen e një vrasjeje si pjesë e një gjakmarrjeje në Shqipëri, do të dërgohet përsëri në vendlindjen e tij pasi ka jetuar dy vjet në Britani pa u zbuluar.
Lorenc Lala, 48 vjeç, pretendoi se ishte bletar kur u arrestua në qershor të vitit të kaluar, pasi autoritetet shqiptare e gjurmuan në Mbretërinë e Bashkuar dhe lëshuan një urdhër për ekstradimin e tij.
Ai dyshohet se ka organizuar një pagesë prej 42.000 paundësh për vrasjen e Albi Bashaliut, si hakmarrje për vrasjen e një personi tjetër në fshatin Gjocaj.
Z. Bashaliu po qëndronte ulur në një makinë duke shitur pula, kur u qëllua për vdekje në vitin 2021.
Mësohet se Lala është larguar nga Shqipëria drejt Britanisë, me bindjen se do ishte një vend më i sigurt, jashtë mundësisë së zbatimit të urdhrit europian të arrestit.
Ai mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar me një fluturim të British Airways në gusht 2023, ndërsa bashkëshortja e tij aplikoi më vonë për një vizë si punëtore e kualifikuar në sektorin e kujdesit shëndetësor.
Lala u paraqit sot në Gjykatën e Magjistraturës së Westminster-it, ku pranoi ekstradimin e tij nga Britania drejt Shqipërisë.
Atij iu bë e qartë se pranimi i ekstradimit ishte i pakthyeshëm, por ai dha pëlqimin e tij, duke shmangur kështu një seancë të plotë dëgjimore dyditore.
Lala qëndroi në bankën e të akuzuarve i veshur me tuta gri dhe foli përmes një përkthyesi shqip.
Gjykatësi i distriktit, Sam Goozee, i tha: “Ju tani keni dhënë pëlqimin për ekstradimin në Shqipëri. Unë do ta dërgoj çështjen te Sekretarja e Shtetit (Ministrja e Brendshme) që ajo të urdhërojë ekstradimin tuaj. Ju nuk keni të drejtë ankimi ndaj këtij vendimi. Pasi Sekretarja e Shtetit të marrë vendimin, do të bëhen përgatitjet për dërgimin tuaj në Shqipëri. Ndërkohë, do të mbeteni në paraburgim”.
Bashkëshortja e Lalës kishte marrë pjesë në një seancë dëgjimore në korrik të vitit të kaluar, por nuk ishte e pranishme sot në sallë.
Harry Perkin, përfaqësues i qeverisë shqiptare, deklaroi më herët: “I pandehuri përballet me 25 vite burg nëse ekstradohet dhe shpallet fajtor. Në dhjetor 2021, Shqipëria e kërkoi për herë të parë. Ai dyshohej për komplot për vrasje, së bashku me bashkëpunëtorë të tjerë.
Roli i tij ishte të siguronte mjetet e transportit për grupin kriminal, si dhe armët. Roli i tij ishte i rëndësishëm. Vrasja u krye si pjesë e një grupi të krimit të organizuar, në kontekstin e një gjakmarrjeje në Shqipëri. Ekziston rreziku që i pandehuri të arratisej. Z. Lala nuk u ka dorëzuar oficerëve pasaportë apo kartë identiteti”.
Nga ana tjetër, avokati mbrojtës, Matei Clej tha: “Në këtë fazë, detajet janë të pamjaftueshme për të ndihmuar gjykatën të kuptojë se për çfarë akuzohet ky person. Kjo është një çështje shumë e ekspozuar në media. Zotëria përshkruhet në mediat shqiptare si vrasës profesionist dhe lidhet me disa vrasje.
Nëse ai është i përfshirë në këto vrasje, ekziston një nxitje shumë e madhe për ta nxjerrë nga kjo situatë. Qëndrimi im është se lidhja e tij me vrasjen për të cilën akuzohet është shumë e dobët. I pandehuri nuk është dënuar në Shqipëri dhe ka rekord penal të pastër.
Ai ka kaluar periudha të shkurtra në Greqi dhe Itali, ku gjithashtu ka pasur rekord të pastër, ashtu si në Mbretërinë e Bashkuar, ku mbërriti në gusht 2023. Ai erdhi këtu pasi partnerja e tij aplikoi për vizë punëtori të kualifikuar në sektorin e kujdesit. Ata udhëtuan së bashku me British Airways; këtë informacion e dha policia kufitare shqiptare më 3 gusht 2023. Bashkëshortja e tij nisi procesin e aplikimit për vizë në maj 2025.
Ata pretendojnë se erdhën në këtë vend për përmirësim ekonomik. Ajo ka status punëtore e kualifikuar dhe i pandehuri ndodhet këtu si vartës i saj. I pandehuri ka tre fëmijë, përfshirë një foshnjë. Ai ka punuar si shofer shpërndarjeje. Më parë ka punuar si bletar në sektorin bujqësor në Shqipëri, duke përdorur tokë me qira, dhe gjithashtu ka qenë menaxher hotelesh”.
Jemi në sezonin e gripit dhe ende larg pragut të epidemisë. Instituti i Shëndetit Publik, gjatë prezantimit të buletinit javor, ...
Një i varur nga droga përdori kamionçinën e tij për të vrarë një burrë në një përpjekje brutale p&...
30-vjeçari shqiptar i akuzuar për plagosjen e rëndë të një 52-vjeçari shqiptar, pronar i lokalit "San Lorenzo" në Vi...
19 kandidatë synojnë karriget e dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Gjashtë prej tyre do të provojnë fatin një...
Një 13 vjeçar është kthyer në makthin e bizneseve në Tiranë ky i thyen, vjedh para e sende materiale dhe largohet i pashqet...
Më datë 05.01.2026, në Komisariatin e Policisë Has, kanë bërë kallëzim familjarët e një shtetasi të mit...
Në fund të vitit që shkoi, punonjësit e Autoritetit të Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit, AMLF, u alarmuan kur hasën ...
Moti i keq me reshje të dendura shiu, që përfshiu vendin mëngjesin e kësaj të marte ka shkaktuar problematika edhe në zon&e...
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme dhe nesër priten reshje intensiv...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në rrugën e Arbrit. Dy automjete u përplasën kokë më ...