
Policia ka arrestuar në Fier një 43-vjeçar me qëllim ekstradimin në Itali.
Burime për Piranjat.al bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me dy emra Elvis Ziu alias Renato Ziu.
43-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Cantalissetta, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe "Grupi i strukturuar kriminal".
Njoftimi i policisë:
Policia e Shtetit
Vijojnë operacionet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.
Finalizohet operacioni i koduar “Operacionalja 74”.
Kapet në Fier dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, një 43-vjeçar i akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike.
Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 74”, gjatë të cilit u kap në Fier dhe u vu në pranga shtetasi:
E. Z. alias R. Z., 43 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Cantalissetta, Itali, me vendimin e datës 01.09.2025, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe "Grupi i strukturuar kriminal".
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
20 Nëntor08:20
Anijet tregtare braktisin flamurin shqiptar, jemi në listën e zezë
Në portet shqiptare ankorojnë gjithnjë e më pak anije tregtare që valëvisin flamurin kuqezi.
Megjithëse numri i mjeteve de...
AKTUALITET
20 Nëntor08:19
Si u shtrembërua studimi koreano-jugor duke përhapur panik mbi vaksinat dhe kancerin?
Më 9 nëntor, kardiokirurgu Edvin Prifti shpërndau katër foto nga një studim i kryer në Korenë e Jugut, me titull: “Rr...
AKTUALITET
20 Nëntor08:15
Përmbyten rrugët, oborret dhe tokat bujqësore në Tale të Lezhës
Banorët e zonës se Mylte në Tale raportojnë se niveli i ujit është rritur ndjeshëm gjatë orëve të fundit, du...
AKTUALITET
20 Nëntor08:07
83 vota "PO", opozita kundër, Kuvendi miraton në parim projekt buxhetin 2026
Kuvendi ka miratuar në parim pas një seance maratonë që zgjati pothuajse 16 orë, projektbuxhetin 8.8 miliardë euro për viti...
AKTUALITET
20 Nëntor07:26
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83.2 lekë dhe do të shitet me 84.4 lekë...
AKTUALITET
20 Nëntor08:01
Rikthimi i kompensimit të TVSH në bujqësi çorodit fermerët! Si do të funksionojë skema?
Paketa e re fiskale, që do të sjellë ndryshime në ligjin për TVSH-në, ka nisur të çorodisë fermerët lidhur...
AKTUALITET
20 Nëntor07:58
OBSH: Shqipëria pa progres në Inteligjencën artificiale për shëndetin
Shqipëria ka boshllëqe të mëdha në politikat e inteligjencës artificiale (IA) për shëndetësinë, tregon nj&eu...
AKTUALITET
20 Nëntor07:56
Turkish Airlines nxjerr në shitje 49% të aksioneve në Air Albania
Turkish Airlines ka njoftuar se ka vendosur të shesë gjithë pjesën e saj prej 49% në Air Albania SHPK, kompani e linjës komb&eum...
AKTUALITET
20 Nëntor07:16
Rebeshe shiu me intensitet mesatar, si do të ndryshojnë temperaturat sot
Dita e enjte, parashikohet të jetë nën ndikimin e reshjeve të shiut, me intensitet mesatar lokalisht të lartë në zonat jugo...
AKTUALITET
19 Nëntor23:30
Ja ku do të ngrihen dy burgje të reja/ Ministri Lamallari tregon prioritetet e buxhetit për vitin e ardhshëm
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, prezantoi në Kuvend projekt-buxhetin e vitit 2026 për ministrinë që ai drejton. Në ...