Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...

GREQIA- 32-vjeçari shqiptar Andon Salati është një nga personat e arrestuar në kuadër të operacionit të zhvilluar në Greqi, iniciuar nga komunikimet në platformat “Sky ECC” edhe “Encrochat”. Mësohet se 32-vjeçari i lindur në Vlorë është banues në Nea Smyrni të Athinës. Salati konsiderohet një nga krerët e një prej grupeve kriminal në bashkëpunim me Denis Grabockën dhenjihet me pseudonimet “Sal”, “Salah” dhe “Toni”.
Grupi i tyre rezulton i përfshirë në trafikun e marijuanës dhe kokainës nga Spanja dhe Shqipëria për në Greqi. Salati në shkurt 2016 rezulton të jetë ndaluar nga policia shqiptare në pikën kufitare të Kakavijës mes 148 mijë euro cash, të cilat po tentonte t’i fuste në Shqipëri, por për këtë është ndjekur në gjendje të lirë.
Nga viti 2018 deri në vitin 2020, ai ka qenë i burgosur në Koridhalo si kreu i një grupi kriminal që shiste lëndë narkotike në Athinë dhe në Mykonos. Pavarësisht kësaj, ai vazhdonte kontrollin e trafikut dhe shpërndarjes së drogës nga burgu, përmes platformave të kriptuara.
Në mesazhet e shkëmbyera nga Andon Salati, gjatë kohës që ishte i burgosur, me Fotio Mplantoumi-Sioho, i burgosur gjithashtu në burgjet franceze, ai përshkruan situatën brenda burgut dhe në veçanti për komoditetet që ka si celulari, televizori inteligjent, router për internet.
Ai i referohet marrëdhënieve të mira që ka me punonjësit e burgut, se me ndihmën e gardianëve vendos celularët në qendrën e paraburgimit, njeh një kryegardian dhe një gardian që kur punonin në Mykonos dhe se disa mbrëmje gjatë turnit të tij, gardiani përdor kokainë “i merr disa hundë”. Ai tregon se gjendja në burg ishte më e mirë para 2 vitesh, pasi atëherë të burgosurit pinin pije deri në orët e vona të natës dhe disa kishin edhe shoqërinë e femrave, të cilat i fuste një “kryegardian”.
Nga ana tjetër Salati dhe Denis Grabocka rezultojnë pronarë të fshehtë të një kompanie që jep makina me qira në Athinë, me pronarë të regjistruar familjarë të tyre. Konkretisht kompania “CARENT” ka në pronësi 50 automjete dhe 18 motorë, disa prej të cilave janë përdorur nga anëtarë të organizatës ose janë sekuestruar në ngjarje të ndryshme.
Kompania u jepte me qira automjete anëtarëve të organizatës, me qëllim që ata të lëviznin nën hijen e një mbulesë ligjore, duke shmangur identifikimin nga autoritetet e drejtuesve të vërtetë (madje ka pasur raportime për marrjen me qira të automjeteve nga kompania me dokumente fals identifikimi, pa mundur të konstatohet nëse ka ndodhur një gjë e tillë) dhe për të shmangur konfiskimin e mundshëm të automjeteve private të transportuesve të drogës.
GREQI- Janë publikuar foto dhe dokumentet nga brenda banesës në Ampelokipi, Ku 39-vjeçari shqiptar vrau bashkëshorte...
GREQI- Vijojnë të dalin detaje tronditëse rreth ngjarje tragjike në Greqi, ku shqiptari Kastriot Cenko, vrau gruan e tij, Alba Cenkon...
SHKUP- Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar të premten se do ta shqyrtojë kushtetutshmërinë e Ligjit të s...
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-juristin e Kadastrë...
KROACI- Një aksident tragjik ka ndodhur në Kroaci, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona. Mësohet se njëri nga viktimat...
GREQIA- 24 persona janë arrestuar nga operacioni i zhvilluar në Greqi dhe i iniciuar nga komunikimet në platformën Sky ECC dhe Encroc...
GREQI- Vijojnë të dalin detaje të reja nga ngjarja makabër në familjen shqiptare në Greqi. Gjithashtu kunata e autorit të k...
viktima-autori GREQI- Krimi makabër që u zbulua mbrëmjen e djeshme në Greqi, ku një shqiptar kishte vrarë bashkëshorten ...
mallra kontrabande TIRANË- Policia e Tiranës ka sekuestruar në 3 subjekte në kryeqytet mallra të kontrabanduara, ndërkohë...
foto ilustruese DURRËS- Një 33-vjeçar është gjetur i vdekur nga policia e Durrësit. Mësohet se trupi i tij u gjet n&eu...