AKTUALITET

Endri Meksi: Pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Maj 2026, 14:18
Endri Meksi: Pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron

Biznesmeni dhe drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, ka folur për mediat, pas paraqitjes së tij në SPAK, ku qëndroi për rreth gjashtë orë gjatë ditës së djeshme.

Nga studio e “MCN Live”, Meksi theksoi se paraqitja e tij ishte e pritshme, në kuadër të investigimeve dhe denoncimeve që lidhen me çështjen e AKSHI-t.

Ai u shpreh se prej më shumë se një muaji e gjysmë, MCN TV ka ndjekur nga afër zhvillimet që lidhen me këtë aferë, duke e konsideruar si një çështje me interes të lartë publik për shkak të kompleksitetit dhe implikimeve që mbart.

Nuk them dot shumë, edhe pse do të doja të isha më i drejtpërdrejtë me publikun. Në dhjetë ditët e fundit kam qenë shumë i përfshirë në këtë histori dhe paraqitja në SPAK ishte e paevitueshme.

Meksi tha se besimi ndaj SPAK nuk ka ndryshuar dhe se gjatë qëndrimit të tij ka gjetur vetëm profesionalizëm nga hetuesit dhe prokurorët me të cilët është takuar.

Nuk ka për të ndryshuar mbështetja ndaj SPAK pavarësisht se si do të vijojë. Koha do e tregojë se ne do të jemi të njëjtët, sepse nuk mund të zgjedhim se si do të sillemi me publikun dhe aktorët në vend, sipas skenarëve tona.

Do vazhdojmë të pasqyrojmë aferën e AKSHI-t dhe do vazhdojmë të tërheqim vëmendjen e aktorëve të ndryshëm, në mënyrë që të zbardhim sa më shumë nga kjo aferë. Se zbardhja e aferës do të ndihmojë sa më shumë aktorë.

Dalja ime nuk ishte për qejf, se nuk kisha çfarë të bëja dhjetë ditë rresht. Nuk kam asnjë hall, mund të zgjidhja të ikja. Por vendosa të flasë. Të ndërpresim ata që thonë se ka një hall, se ata që kanë një hall nuk dalin në televizion. Dua të qartësojë situatën.

Në sytë e shumë njerëzve, përfshi dhe familjarëve të mi, ideja është konstante që një ngjarje si e djeshmja është e dëmshme. Nuk dua t’i heq rëndësinë SPAK që të them sa vajtja atje ishte si në restorant.

Ne vazhdojmë punën me lajme në mënyrën më korrekte. A ka mundësi ta rrisim nivelin? A ka mundësi të jemi akoma më të vërtetë në vijim? A ka mundësi të gjejmë detaje të reja dhe ti zbardhim dhe ato?

Nuk kisha asnjë dyshim të vetëm për profesionalizmin e atyre që do takoja. Isha shumë i bindur që do gjeja vetëm profesionalizëm. E kam thënë dhe më parë, nuk ndryshon asgjë sot.

Kam qenë i sigurt dhe jam i sigurt dhe sot që janë tejet profesional. Unë nuk shkova aty si naiv, di procedurat e AKSHI-t që kam marrë pjesë ndër vite. SPAK na ndihmoi për të zbuluar më shumë nga vendimet e GJKKO. Gjeta vetëm profesionalizëm.

Nuk mund të them dot më shumë, se dua t’i lë të punojnë të qetë. Është herët për ta kuptuar, vijueshmëria. Ajo që dua të them është se do vazhdojmë më tej. Është rrugë e gjatë, jemi në sezonin e parë. Do kemi vijueshmëri në ditët në vijim. Dalja sot ishte për të shmangur keqkuptimet”,- tha Meksi.

Drejtori i MCN TV theksoi se puna investigative e televizionit për çështjen e AKSHI-t do të vazhdojë, duke paralajmëruar publikimin e detajeve të tjera në vijim.

“Do vazhdojmë të pasqyrojmë aferën e AKSHI-t dhe të tërheqim vëmendjen e aktorëve të ndryshëm për të zbardhur sa më shumë nga kjo histori. Asgjë nuk do të stopojë, as denoncimet e mia dhe as puna e televizionit.

Mos të duket sikur me ngjarjen e djeshme, diçka do të stopojë. Asgjë nuk do stopojë dhe për denoncimet e mia dhe për punën e televizionit. Në këtë moment të jetës time, investimi im më i madh është kjo godina këtu dhe punonjësit këtu brenda.

Dalja sot qe thjesht për të heshtur këto elementë të spekulimeve. A do jemi të zotët të prodhojmë çdo ditë lajme dhe prodhimtari?

E prisja që do isha në SPAK. Maratona e deklarimeve do të vazhdojë. Nuk di të them nëse çështja e AKSHI-t do të dalin të lidhura, por kam përshtypjen se janë të lidhura”,- tha Meksi.

Ai reagoi edhe ndaj aludimeve se daljet e tij publike lidhen me interesa personale apo presione të mundshme, duke i mohuar kategorikisht këto pretendime.

“Nuk kam asnjë hall. Po të doja mund të largohesha dhe të mos flisja fare. Por vendosa të flas publikisht. Ata që kanë hall nuk dalin çdo ditë në televizion”,- theksoi ai.

Sipas Meksit, çështja e AKSHI-t mund të ketë lidhje me skandalin e njohur si “Homeland Justice”, që lidhet me sulmet kibernetike ndaj sistemeve shqiptare dhe rrjedhjen e të dhënave sensitive.

Ai kujtoi se që në vitin 2022 kishte dyshime mbi mënyrën se si ishin komprometuar sistemet shtetërore, duke shtuar se penetrimi në sistemet e AKSHI-t kishte nisur që prej periudhës së zgjedhjeve të vitit 2021.

“Në 2022 në muajin korrik ne u njohëm me aferën e iranianëve, Homeland Justice, ku për 99.9% të publikut kjo aferë është e paqartë. Që në momentin e parë ata që e njohin sistemin informatik, e dinë që ka diçka më shumë. IT di diçka.

U kuptua se penetrimi në sistemet e AKSHI-t zgjaste prej një viti, që prej periudhës së zgjedhjeve të 2021, që përkon me rrjedhjen e të dhënave të patronazhistëve dhe daljen e pagave. Jo më kot janë disa njerëz të përfshirë që kanë qenë dhe atëherë.

Këta persona kurrë nuk kanë dalë dhe kurrë nuk kanë folur. A ka kosto? Padyshim që do të ketë! Nuk është term i duhur sakrifikimi, por gjykoj se ky ekspozim ka interesin e vetë dhe për publikun se disa gjëra nuk mund të ngelen enigmë dhe nëpërmjet të vetmit mjet që është shantazhi, të ecin përpara.

Historia e Homeland Justice është pika nga e cila duhet të nisim. Kush është IT përgjegjës, nga dolën të dhënat. Kush është kompania përgjegjëse? Sepse jam i bindur 1000% se Homeland Justice ka një emër në Shqipëri, Ermal Beqiri.

Ne kemi kërkuar iranianët, amerikanët, por ky është një emër shqiptar. Do eksploruar pse zoti Berisha dhe zoti Salianji flasin aktualisht për Ermal Beqirin dhe se pse nuk flet ai”,- deklaroi Meksi.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan