Një 40-vjeçar nga Saranda është arrestuar nga autoritetet spanjolle. Adrian Ogiçi, 40 vjeç, banues në Sarandë, është i dënuar me 20 vite burg për kryerjen e veprave penale “Rrëmbimi i personit” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.
HISTORIA
Mbrëmjen e 17 qershorit 2015, Ridvan Lamaj po pinte një kafe në shëtitoren e qytetit të Sarandës, kur dy shokë të tij, me të cilët kishte debatuar për çështje droge, e ftuan të futet në një “BMW X5”. Nga ky moment, familja e 37-vjeçarit Lamaj, baba i dy fëmijëve, nuk di më asgjë për të. Më 24 korrik 2017, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda la të pandryshuar vendimin e Shkallës së Parë, që fajësoi për ngjarjen të pandehurit Adrian Ogiçi dhe Vitor Islami.
I pandehuri Ogiçi u dënua në mungesë me 20 vjet heqje lirie, ndërsa i pandehuri Islami me 19 vjet. I pandehuri i arrestuar, por edhe tjetri në mungesë, përmes avokatit, pretenduan pafajësi gjatë gjykimit në të dyja shkallët.
RREMBIMI
Pas komunikimit me anë të telefonit, i dëmtuari Ridvan Lamaj është takuar me të pandehurit Adrian Ogiçi dhe Vitor Islami, në shëtitoren e qytetit të Sarandës. I dëmtuari është futur në automjetin e të pandehurit Adrian Ogiçi, tip “BMW” X5, me targa 515 IY, ku është ulur në vendin e parë. Në vendin e shoferit ka qenë i pandehuri Adrian Ogiçi dhe në vendin e pasmë, pas vendit të parë të shoferit, është ulur i pandehuri Vitor Islami.
Pasi kanë hyrë në makinë të tre këta persona, janë larguar nga qyteti i Sarandës. Të pandehurit Ogiçi dhe Islami, duke qenë të bindur që i dëmtuari Ridvan Lamaj ishte personi që kishte organizuar personat që u kanë dalë natën, në territorin grek, për t’u grabitur lëndën narkotike, në shenjë hakmarrjeje për këtë veprim të kryer nga i dëmtuari, kanë planifikuar dhe më pas organizuar rrëmbimin dhe mbajtjen peng të tij.
Në momentin që, i dëmtuari është ulur në vendin e parë të pasagjerit, i cili, ka shkuar në mjet, duke menduar që të dy të pandehurit e kishin thirrur për të diskutuar për problemet që ata kishin ndërmjet tyre dhe, nuk ka qenë në dijeni të planit të organizuar nga të pandehurit për rrëmbimin dhe mbajtjen peng të tij, pasi janë mbyllur dyert e mjetit dhe mjeti ka marrë kthesën për të lëvizur dhe për t’u larguar nga qyteti i Sarandës, të pandehurit Adrian Ogiçi dhe Vitor Islami, menjëherë, kanë bllokuar lëvizjet e të dëmtuarit Ridvan Lamaj, duke i hequr atij lirinë, me forcë, duke realizuar rrëmbimin e tij, si dhe duke i marrë edhe telefonat celularë që mbante me vete, fakt ky që ka rezultuar i provuar nga të bërtiturat dhe sharjet që, persona të rastësishëm, kanë dëgjuar në këto momente.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
5 Prill09:11
EMRI/ Po luante me shokët, 12-vjeçari shqiptar vdes tragjikisht
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Bologna, ku një djalë 12-vjeçar me origjinë shqiptare, Louis Pisha, ka humbur je...
AKTUALITET
5 Prill08:31
EMRI/ U arrestua para tre javësh, ndërron jetë në QSUT i akuzuari për dhunë në familje
Një i dënuar ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit në ambientet e Qendra Spitalore Universitare “N&eum...
AKTUALITET
5 Prill08:19
Pashkët katolike, Presidenti Begaj uron besimtarët: Kjo ditë e shenjtë të sjellë gëzim, paqe dhe bekime në familjet tuaja
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh urimi për besimtarët me rastin e Pashkws katolike, duke theksuar r&...
AKTUALITET
4 Prill23:31
Meta uron besimtarët për Pashkët: Paqja qoftë me ju
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhet i burgosur politikisht, ka përcjellë një mesazh urimi për besimta...
AKTUALITET
4 Prill23:22
Softa: Paralajmërimi i SHBA-së për sulm nga Irani në Shqipëri duhet marrë seriozisht
I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e Ora News ishte eksperti i sigurisë, Fatjon Softa.
Së fundmi, Ambasada...
AKTUALITET
4 Prill23:10
Besimtarët katolikë kremtojnë Vigjiljen e Pashkës në Tiranë, mesha zhvillohet në Katedralen “Shën Pali”
Besimtarë katolikë janë mbledhur në kryeqytet për të kremtuar Vigjiljen e Pashkës, një nga momentet më të r&...
AKTUALITET
4 Prill22:25
Gëzuar Pashkët! Mbahet Mesha e Pashkëve në Katedralen Katolike në Tiranë
Gëzuar Pashkët! Mbahet Mesha e Vigjiljes së Pashkëve në Katedralen Katolike në Tiranë, Kryeipeshkvi Arjan Dodaj drejton cer...
AKTUALITET
4 Prill20:23
Kolektori i ujërave të zeza i shkatërruar prej dy vitesh, banorët e Rrëshenit: Nuk është marrë asnjë masë për riparimin e tij
Një qytetar nga Rrësheni ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rënduar të kolektorit kryesor të ujërave të zeza n...
AKTUALITET
4 Prill20:11
'Skifterat' i vjedhin ‘Porschen’ me vlerë 200 mijë euro, pronari shqiptar i sheh ‘live’
Një natë e tensionuar është regjistruar në kantonin e Lucernit, ku hajdutët kanë vjedhur një makinë luksoze nga n...
AKTUALITET
4 Prill19:53
Vajza hedh nënën nga shkallët dhe arratiset, policia në kërkim të 37-vjeçares
Një ngjarje e rëndë brenda familjes ka alarmuar autoritetet në Durrës, ku një vajzë ka dhunuar nënën e saj të...