
Një natë e tensionuar është regjistruar në kantonin e Lucernit, ku hajdutët kanë vjedhur një makinë luksoze nga një autosallon, duke tronditur pronarët e biznesit.
Ngjarja ka ndodhur në Rickenbach LU, në autosallonin “MB Carcente”, ku është marrë një Porsche 718 Spyder RS me vlerë rreth 200 mijë franga zvicerane.
Sipas bashkëpronarit Milot Berisha, gjithçka ka nisur rreth orës 01:37, kur ai mori një njoftim në telefon nga sistemi i një Tesla të parkuar para garazhit. Duke kontrolluar kamerat “live”, ai vuri re persona të paidentifikuar që tentonin të hapnin automjetin dhe më pas konstatoi se ata kishin hyrë edhe brenda objektit.
“Brenda po lëviznin njerëz”, është shprehur ai, duke shtuar se menjëherë njoftoi policinë dhe u nis drejt vendngjarjes. Kur mbërriti, dëgjoi zhurmën karakteristike të makinës Porsche duke u larguar. Mjeti në fjalë ishte një model i veçantë me rreth 500 kuaj fuqi dhe dallohej për ngjyrën unike.
Policia e Lucernit reagoi me shpejtësi dhe, në bashkëpunim me autoritetet e kantonit Aargau, arrestoi tre të dyshuar në Dintikon AG. Sipas të dhënave zyrtare, bëhet fjalë për dy shtetas rusë dhe një francez, të moshës 18–21 vjeç, pa vendbanim në Zvicër.
Dyshohet se autorët kanë hyrë nga hyrja kryesore duke thyer një xham dhe më pas kanë hapur portën e garazhit nga brenda. Fillimisht ata mund të kenë synuar dy makina Lamborghini, pasi janë gjetur të hapura pjesë të tyre në kërkim të çelësave, por në mungesë të tyre, kanë zgjedhur Porsche-n, çelësi i së cilës ndodhej aty.
Për t’u larguar, hajdutët përdorën një furgon për të zhvendosur një Tesla që bllokonte daljen dhe më pas u arratisën me makinën e vjedhur.
Automjeti është sekuestruar nga policia, ndërsa dëmet ende nuk janë përllogaritur plotësisht. Berisha ka theksuar se biznesi është i siguruar, përfshirë edhe dëmet materiale, dhe është shprehur i lehtësuar për arrestimin e autorëve.
“Jam thjesht i lumtur që i kapën”, është shprehur ai, duke shtuar se kohët e fundit janë shtuar ndjeshëm rastet e vjedhjeve të makinave luksoze në Zvicër.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
4 Prill19:53
Vajza hedh nënën nga shkallët dhe arratiset, policia në kërkim të 37-vjeçares
Një ngjarje e rëndë brenda familjes ka alarmuar autoritetet në Durrës, ku një vajzë ka dhunuar nënën e saj të...
Nga Xhuljan Ferzaj
AKTUALITET
4 Prill19:33
VIDEO/ Fshati Tudan mbetet i izoluar, rrëshqitja e dherave bllokoi rrugën
Një banor i fshatit Tudan, në Komunën Tregan në Rrethin e Elbasanit, i është drejtuar redaksisë së “Piranjat New...
AKTUALITET
4 Prill18:53
Borxhet për faturat e OSHEE, stoku i detyrimeve të prapambetura arrin në 80.89 mld lekë
Borxhi total, që klientët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përsoi rritje të lehtë g...
AKTUALITET
4 Prill18:39
Dy emigrantë u gjetën të pajetë, policia e Korçës jep detaje nga ngjarja e rëndë
Policia e Korçës ka dalë me një deklaratë pas vdekjes së dy emigrantëve të paligjshëm.
Në vendin e quajtu...
AKTUALITET
4 Prill17:22
Gjenden të pajetë në mal dy emigrantë, dyshimet e para
Dy emigrantë të paligjshëm janë gjetur të pajetë në një zonë malore në fshatin Kamenicë, Korç&eu...
AKTUALITET
4 Prill15:43
Pas naftës shtrenjtohet edhe plastika, përpunuesit e qumështit paralajmërojnë rritje kostosh për bulmetin
Pas rritjes së çmimit të naftës dhe tarifave të transportit në tregjet ndërkombëtare po rritet presioni për ndr...
AKTUALITET
4 Prill15:02
Vazhdon skandali/ Rrjedhja e ujit në Llixhat e Bënjës vë në rrezik jetët e vizitorëve
Pas videos skandaloze të publikuar nga Piranjat në lidhje me gjendjen e rëndë tek Llixhat e Bënjës, një tjetër ma...
AKTUALITET
4 Prill14:46
EMRAT/ Njihuni me biznesmenët e padukshëm të ndërtimit nga Shqipëria në Kosovë!
Sektori i ndërtimit në Kosovë po shndërrohet në një nga motorët kryesorë të zhvillimit urban, por njëkoh&eum...
AKTUALITET
4 Prill12:02
Tradita e bekimit të bukës bashkon besimtarët katolikë në Lezhë në prag të Pashkëve
Besimtarët katolikë në Lezhë, që në orët e para të mëngjesit, me shportat e ushqimeve në duar, u janë d...