Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Rrëshajët, një festë e rëndësishme për të krishterët, kujton zbritjen e Shpirit të Shenjtë mbi apostujt e Krishtit pas ringjalljes së tij. Rrëshajët janë një festë e mirëpritur. Jo vetëm të dielën, por edhe të hënën nuk punohet. Shumë e shfrytëzojnë këtë ditë për një pushim të shkurtër, apo takime me miqtë. Kafenetë dhe trenat janë plot.
Nga ana tjetër festa e Rrëshajëve, është më shumë se kaq. Kjo festë është pas Krishlindjeve dhe Pashkëve njëra nga tri festat më të rëndësishme në kalendarin kishtar. "Rrëshajët janë festa e shpirtit të Shenjtë, që mbush dhe lidh të gjithë besimtarët në botë", shkruhet në faqen e kishës protestante gjermane. Rrëshajët janë një festë ndërkombëtare dhe multikulturore e kishës, shkruan katholisch.de.
Origjina e Rrëshajëve në Bibël
Në vende të ndryshme Rrëshajët kanë emra të ndryshëm. Por fjala Pentecoste, që përdoret në disa gjuhë për Rrëshajët, tregon se për çfarë bëhet fjalë. Për një ngjarje, që ka ndodhur në ditën e 50 (greqisht pentecoste) pas festës hebraike të Pesahut, në ditën e falenderimeve, Shavout. Në këtë ditë feste, kur rrugët ishin plot, dishepujt e Jezu Krishtit ishin mbledhur në një shtëpi në Jerusalem. Zbritja e Shpirtit të Shenjtë 50 ditë pas vdekjes dhe ringjalljes së Krishtit përmendet në tri vende në Bibël. Në kapitullin e dytë të veprës të Apostujve thuhet:
Papritmas u ndje një ushtimë nga qielli si shungullimë e një stuhie të fortë dhe mbushi gjithë shtëpinë, ku ata ishin. Nga lart ranë gjuhë si të ishin prej zjarri. Këto u ndanë dhe zunë vend mbi secilin prej tyre. Dhe ata të gjithë u mbushën me Shpirtin e Shenjtë dhe filluan të flasin gjuhë të ndryshme."
Para 2000 vjetësh në Jerusalem kishte shumë të huaj nga Roma, Kreta, nga Mesopotamia apo Egjipti dhe të gjithë flisnin gjuhët e tyre. Ata u bënë papritur dëshmitarë të një ngjarjeje të habitshme, se dëgjonin dishepujt e Krishtit të flisnin papritur në gjuhët e tyre amtare. Nga kjo mrekulli i Rrëshajëve njerëz të kombeve të tjera mundën të kuptonin predikimet e apostujve. Dishepujt e Jezu Krishtit u shpërdanë pastaj në vende të ndryshme për të përhapur fjalën e tij.
"Rrëshajet janë mrekullia e të kuptuarit, që e kapërcen kufirin. Që nga ai moment grupi i dishepujve e pa veten si popull i Zotit", shkruan portali katholisch.de.
"Për këtë arsye Rrëshajët quhen edhe festa e „krijimit të kishës", thekson në faqen e saj kisha protestante gjermane. Kjo festë kremton Shpirtin e Shenjtë, që zbriti mbi dishepujt e Jezu Krishtit dhe u dha atyre guximin dhe dhuntinë, për të përhapur fjalën e tij në botë".
Traditat e vjetra të festimit të Rrëshajëve?
Kishat në Gjermani i festojnë Rrëshajët me më pak mesha solemne se sa Krishtlindjet dhe Pashkët. Për Rrëshajë ata organizojnë shpesh festa dhe procesione nën qiell të hapur.
Si festë pranverore Rrëshajët kanë të bëjnë me zgjimin e natyrës. Një nga zakonet e bukura, që praktikohen në Bavari, është shëtitja me kuaj të stolisuar nëpër fusha dhe livadhe. Një prift bekon fushat dhe tokën dhe lutet së bashku me besimtarët për të korra të mbara dhe prodhim të bollshëm.
Në rajonin e Mecklenburgut është i njohur bualli i Rrëshajëve. Në zonat rurale buajt zbukurohen dhe stolisen me lule. Dikur festat e Rrëshjeve shërbenin për të lidhur të rinjtë. Vajzat e reja vinin në kokë një kurorë me trëndafilat e Rrëshajëve (Paeonia). Në qendër të festës vihej pema e majit apo pema e Rrëshajeve e stolisur me shirita shumëngjyrësh.
Kur janë Rrëshajët?
Data e Rrëshajëve është e lëvizshme. Ajo varet nga data e Pashkëve, e cila varet nga kalendari hënor. Rrëshajët bien 50 ditë pas Pashkëve, shpjegon kisha protestante gjermane në faqen e saj. Me këtë shpjegohet edhe fjala në greqisht „Pentecoste", e pesëdhjeta ditë pas vdekjes së Krishtit.
Aksidenti VLORË- Një aksidenti i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Kuç-Qeparo. Mësohe...
Foto ilustruese TIRANË- Nga kontabilistët, audituesit, ekonomistët e deri tek inxhinierët IT, agjentët e tregut të pasur...
Foto ilustruese TIRANË- Turizmi është kthyer në sektorin që po ushqen vit pas viti rritjen e disa industrive mbështetëse...
Foto ilustruese TIRANË- Brezi “Z” po merr kontrollin. Në shtetet e pasura, ka të paktën 250 milionë njerëz të...
Moti TIRANË- Ditën e dielë vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndr...
sendet e sekuestruara GREQI- Janë zbardhur emrat e një shqiptari dhe një shtetasi nga Maqedonia të cilët kanë lidhur dhe dhun...
Foto ilustruese FUSHË KRUJË- Një sasi me eksplozivi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në portën e banesës së shte...
gjyqtarja dhe tre autoret TIRANË- Në kuadër të operacionit të SPAK për goditjen e eksponentëve dhe grupeve të krimi...
arrestimet TIRANË- Në Shqipëri, një nga hetimet më të rëndësishme dhe më të mëdha të kryera der...
pamje nga aksidenti TIRANË- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën pranë “Kopshtit Botanik&rdqu...