
VLORË- Etapa e tretë dhe e fundit e garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025” në Shqipëri, do të zhvillohet sot në Vlorë. Gara do të nisë sot rreth orës 13:15, nga Lungomare, ku do të bëhet nxehja dhe pedalimi i ekipeve deri sa të arrijnë në KM 0, në rrugën “Demokracia”, nga ku do të startojë gara.
Çiklistët do të vijojnë itinerarin drejt Kotës, në Brataj, drejt Qeparos, më pas nga Porto Palermo në Himarë, e më pas do të kthehen nga Qafa e Llogarasë, drejt Orikumit, e nëpërmjet Rrugës “Murat Tërbaçi” do të kthehen në Vlorë. Përfundimi i garës parashikohet të jetë rreth orës 17:26 në Rrugën “Sadik Zotaj”.
Policia e Vlorës ka marrë masa për qarkullimin dhe ndalimin e parkimit të automjeteve. Akset për raste emergjente janë: Porti i Vlorës-Qarkullimi do të realizohet nëpërmjet rrugës Transballkanike, pa ndërprerje; Spitali Rajonal Vlorë- Gjatë orës 11:00-13:30, hyrja do të mundësohet përmes këtyre akseve: Transballkanike-Shtëpia e Oficerëve-Kapelja-Spitali, Pusi i Mezinit-Rruga e Re-Kapelja- Spitali. Uji i Ftohtë – Centrale-Fabrika e Çimentos-Kuzumbaba- Bashkia-Spitali.
Policia informoi qytetarët mbi kufizimet e mëposhtme:
Ndalim parkimi dhe çdo lloj aktiviteti në Sheshin e Madh (fillimi i Lungomares), nga ora 15:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 18:00 e datës 11.05.2025 (përfshirë zonën e diskut).
Ndalim parkimi dhe qëndrimi i mjeteve në aksin Sheshi i Madh – kryqëzimi i rrugës “Shaban Demiraj”, nga ora 05:00 e datës 10.05.2025 deri në orën 15:00, të datës 11.05.2025.
Ndalim qarkullimi në po të njëjtin segment, nga ora 07:00 – 14:15 të datës 11.05.2025.
Devijimi i trafikut bëhet në rrugën “Pelivan Leskaj”.
Ndalim parkimi në fushën para Shkollës së Marinës, nga ora 15:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 17:00, datë 11.05.2025.
Ndalim parkimi në rrugën “Reshat Osmani”, nga ora 15:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 18:00, datë 11.05.2025.
Ndalim parkimi në rrugën “Veledin Kollozi”, nga ora 14:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.
Ndalim qarkullimi në të njëjtin aks, nga ora 19:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.
Devijimi i trafikut bëhet në Bulevard dhe në rrugën “Gjergj Kastrioti”.
Ndalim parkimi në aksin “Rrethi i Skelës – Kryqëzimi i rrugës Aleksandria”, nga ora 14:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.
Ndalim qarkullimi në të njëjtin aks, nga ora 19:00, datë 10.05.2025, deri në 23:00, datë 11.05.2025.
Devijimi i trafikut bëhet në rrugët “Kosova” dhe “Perlat Rexhepi”.
Ndalim parkimi në rrugën “Hajredin Haxhiraj”, segmenti kryqëzimi i rrugës “Onufri” – kryqëzimi i Bulevardit, nga ora 22:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.
Ndalim qarkullimi në të njëjtin segment nga ora 05:00, datë 11.05.2025 deri në 23:00.
Devijimi i trafikut bëhet në Bulevard, në rrugën “Pilo Begaj” dhe “Fiqirete Musta”.
Ndalim parkimi në rrugët “Veledin Kollozi” (segmenti Big Market – Alsa), në rrugën “Mustafa Bello” dhe “Laze Malo”, nga ora 20:00, datë 10.05.2025, deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.
Ndalim qarkullimi në këto segmente nga ora 22:00, datë 10.05.2025, deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.
Bllokim akseve rrugore “Aleksandër Moisiu” – Bulevardi “Ismail Qemali” – Rruga “Demokracia” – Rruga “Arben Zylyftari”
Ora 05:00 – 10:00, datë 11.05.2025.
Devijimi i trafikut bëhet në Bulevard, në rrugën “Pilo Begaj” dhe “Fiqirete Musta”.
Ndalim parkimi në kryqëzimin e rrugës “Kosova” deri te Hotel Regina Garden dhe në Sheshin “Ismail Qemali”, nga ora 14:00, e datës 10.05.2025, deri në ora 23:00, e datës 11.05.2025.
Ndalim qarkullimi në këto segmente nga ora 18:00, datë 10.05.2025 deri në ora 23:00, të datës 11.05.2025.
Ndalim parkimi në rrugën “Sulejman Delvina” (segmenti Poliklinika – Dega Ushtarake), si dhe në territorin e Fakultetit të Shkencave Humane (konviktet), nga ora 14:00, datë 10.05.2025, deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.
Policia thekson se lejohet qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit.
Akses i garantuar për raste emergjente
Porti i Vlorës – Qarkullimi do të realizohet nëpërmjet rrugës Transballkanike, pa ndërprerje.
Spitali Rajonal Vlorë – Gjatë orës 11:00 – 13:30, hyrja do të mundësohet përmes këtyre akseve:
Transballkanike – Shtëpia e Oficerëve – Kapelja – Spitali
Pusi i Mezinit – Rruga e Re – Kapelja – Spitali
Uji i Ftohtë – Centrale – Fabrika e Çimentos – Kuzumbaba – Bashkia – Spitali
Bllokimi i akseve interurbane – datë 11.05.2025:
Vlorë – fshatrat e lumit të Vlorës
Ndalohet qarkullimi nga ora 11:00 deri në orën 14:30
Qeparo – Vlorë / fshatrat e lumit të Vlorës
Ndalohet qarkullimi nga ora 10:30 deri në orën 15:45
Vlorë – Himarë (deri në Qeparo)
Ndalohet qarkullimi nga ora 12:30 deri në orën 17:30
Qeparo – Himarë – Vlorë
Ndalohet qarkullimi nga ora 13:30 deri në orën 16:00
Të gjitha automjetet që do të jenë të parkuara në kundërshtim me masat e shpallura, dhe që nuk do të largohen nga vetë drejtuesit, do të transportohen me shërbimin e karotrecit, në përputhje me ligjin dhe për garantimin e sigurisë.
Vendbazimi i mjeteve të lëvizura nga shërbimi i karotrecit, nëse do të ketë gjatë këtij procesi, do të jetë tek ish-fusha e aviacionit.
Lutemi qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve për mirëkuptim dhe bashkëpunim. Këto masa janë të përkohshme dhe në funksion të sigurisë publike dhe organizimit të aktivitetit ndërkombëtar.
Artikuj te sugjeruar
n.f
AKTUALITET
11 Maj07:19
Pro dhe kundër “Paqes Fiskale”
TIRANË- Për disa nga ekspertët, propozimi i nismës për faljen e borxheve tatimore mbi 10 vjet synon pastrimin e regjistrave dhe leht&...
M.B.
AKTUALITET
11 Maj07:18
Temperatura të larta dhe orë me diell, parashikimi i motit për sot
TIRANA- Një mase ajrore e freskët dhe e lagësht me origjinë Veriperëndimore do të sjellë në territorin shqiptar k...
M.B.
AKTUALITET
10 Maj20:28
Zgjedhjet e 11 majit/ Ja 8 qendrat ku nuk do të aplikohet identifikimi elektronik i votuesve
SHQIPËRI- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon shpërndarjen e bazës materiale që do të përdoret në zgjedhjet e 11 maji...
M.B.
AKTUALITET
10 Maj19:39
Zgjedhjet e 11 majit/ Dy prokurorë të SPAK dhe agjentë të BKH-së zbarkojnë në Fier, monitorim dhe në Roskovec
FIER- Prokurori i posaçëm Sotir Kllapi i shoqëruar nga agjentë të BKH dhe nga oficerë të policisë së Fieri...
E.D
AKTUALITET
10 Maj18:47
EMRI/ I zhdukur prej një dite, 65-vjeçari gjendet i pajetë pranë kanalit kullues në Divjakë
DIVJAKË- Një person është gjetur i pajetë në kanalin kullues në aksin rrugor ‘pushimi i shoferit’, Divjakë...
M.B.
AKTUALITET
10 Maj17:57
"Asfalt elektoral!" Dyshohet se lejuan shtrimin e rrugëve në Belsh në funksion të fushatës elektorale, ndalohen 4 persona
ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka ndaluar 4 persona, pasi ka dyshime se lejuan shtrimin e rrugëve në Belsh në funksion të fusha...
M.B.
AKTUALITET
10 Maj16:27
Ishin duke punuar dhe zuri poshtë masivi i dheut, humbin jetën 2 të rinj në Gramsh, PAMJET nga vendi i ngjarjes
GRAMSH- Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur vendin pasi dy të rinj humbën jetën në fshatin Holtë të...
M.B.
AKTUALITET
10 Maj15:21
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rrëzohet çiklisti Lucas Plapp pranë stadiumit "Arena Kombëtare"
TIRANA- Australiani Lucas (Luke) Plapp i skuadrës 'Team Jayco–AlUla' u rrëzua pranë stadiumit "Arena Kombëtare". Mëso...
m.l
AKTUALITET
10 Maj15:11
Rëndohet bilanci nga shembja e masivit të dheut në Gramsh/ Gjendet i pajetë edhe punëtori tjetër
GRAMSH- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Poroçan të Gramshit. Kanali i një hidrocentrali...
r.ll
AKTUALITET
10 Maj14:46
Zgjedhjet/ "Retorika politike heq vëmendjen nga programet", DW: Rama e nisi fjalimin e së premtes me përshkallëzim ofendimesh, Berisha më i përmbajtur
foto ilustruese
TIRANË- E premtja (9 maj) në Tiranë ishte mbyllja e një dite plot ngjarje. Paradite vëmendjen e mori "Giro d'Itali...