AKTUALITET

Zgjedhjet/ "Retorika politike heq vëmendjen nga programet", DW: Rama e nisi fjalimin e së premtes me përshkallëzim ofendimesh, Berisha më i përmbajtur

r.ll Përditësimi i fundit 10 Maj 2025, 14:46
Zgjedhjet/ "Retorika politike heq vëmendjen nga programet", DW:
foto ilustruese

TIRANË- E premtja (9 maj) në Tiranë ishte mbyllja e një dite plot ngjarje. Paradite vëmendjen e mori "Giro d'Italia”, një ndër garat më të rëndësishme sportive të çiklizmit, itinerari i së cilës nisi nga Shqipëria. Ndërsa në mbrëmje radhën e patën mitingjet e dy partive më të mëdha politike në vend, ku militantët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, mbështetën për të fundit herë për këtë fushatë forcat politike të preferuara dhe dëgjuan fjalime të gjata nga udhëheqësit politikë, Edi Rama dhe Sali Berisha.

Fjalimet e së premtes mbrëma u karakterizuan nga e njëjta gjuhë e përdorur që në krye të fushatës: kreu i PS-së, Edi Rama,  njëkohësisht drejtues i qeverisë që prej vitit 2013, me një retorikë të përshkallëzuar ofendimesh ndaj kundërshtarëve politikë, por këtë herë edhe ndaj zgjedhësve, dhe nga ana tjetër, Sali Berisha, në dukje më i përmbajtur se në të shkuarën, por pa lënë pas gjuhën agresive ndaj kundërshtarit. 

PS qeverisëse premton, se vetëm me të shkohet në BE

Ligjërimi politik i tyre zbehu edhe gjatë kësaj fushate thelbin e programeve politike të premtuara, megjithatë secila parti kishte kartën e saj për të bindur votuesit. Partia Socialiste premtoi se vetëm me të në krye të qeverisë edhe për një mandat të katërt, vendi do të mund të futet në Bashkimin Europian dhe të vijojë me rrugën e reformave. Madje kryeministri Rama e personalizoi fushatën, në logon e së cilës këtë herë u shkrua: "Vetëm me Edin dhe Partinë Socialiste”.

PD premton ta bëjë Shqipërinë madhështore

Ndërsa demokratët dhe aleatët e tyre besojnë se në rast fitoreje, "do ta bëjnë Shqipërinë madhështore”, një filozofi politike kjo e kopjuar nga fushata amerikane e presidentit Trump, që synon ta bëjë Amerikën madhështore (Make America great again). Theksi i programit të demokratëve, në opozitë që nga viti 2013, është rigjallërimi i ekonomisë.

Retorikë folklorike dhe diskriminuese

Për Partinë Socialiste, fushata nisi me epitetin "buf kënete”, të cilin kryeministri Rama ia vuri rivalit të tij më të hershëm politik, Berishës. Në daljet e tij të përnatshme në emisionet politike të mbrëmjes, Rama e mbrojti strategjinë e tij të komunikimit me faktin se ndër vite Berisha e ka sulmuar më shumë personalisht, se politikisht. "Është shumë e vështirë të merresh me kundërshtarë që janë jashtë çdo lloj formati në aspektin etik. Që të ulin dhe të ngrenë nga mëngjesi deri në darkë, nga viti në vit, me të gjitha të zezat e kësaj bote, që të shajnë, që të akuzojnë, që s'kanë lënë gjë pa thënë, dhe nuk të lënë të gjallë e të vdekur të familjes pa të përmendur. Tani si të sillesh me këta? E vetmja mënyrë është karikatura dhe satira. Nuk ka mënyrë tjetër. Unë nuk mundem kurrë dhe s'e kam bërë asnjëherë që t'i sulmoj kundërshtarët me akuza dhe me sharje që janë të natyrës penale. Unë e kam dhe prirje të karikaturizoj, të satirizoj dhe është një formë komunikimi për të kundërgoditur, por pa u përzier me llumin e gjuhës dhe komunikimit politik” – tha Rama pak ditë më parë.

Fushata pasoi me të tjera epitete të Ramës, i cili këtë fushatë, solli si risi edhe tubimet politike vetëm me gra, ku ofendonte dhe shante burrat me termin "çyryk”, "xhuxh”, "autik politik” e dhjetëra epitete të tjera.

"Nëse Rama i 2013-ës na vinte me një ligjërim me më shumë argumente dhe të kombinuara me rafinim estetik dhe zbavitje, 12 vite më pas, stili i Ramës jo vetëm që nuk frymëzon më, por duket se ka rënë në "batakun” e viralitetit; humori fyes e sharjet, nuk janë asgjë më shumë se përpjekje për të vepruar me logjikën e rrjetit, të mobilizojë emocione në kurriz të argumentave racionalë” – thotë për DW Irena Myzeqari, pedagoge e shkencave të komunikimit.

Edhe për politologun Ermal Hasimja, fushata më profesionale dhe më e përgatitur e Ramës ka qenë ajo e vitit 2013. "Pas saj, niveli i ligjërimit të tij i është përshtatur dukshëm nivelit mediokër të votuesit mesatar”.

Strategjia "afër grave, larg burrave”

Hasimja nuk mendon se Rama ka bërë studime serioze për të rrëmbyer votën e elektoratit femëror. "Siguria që shpalos Rilindja në fushatë të bën të mendosh se ajo shpreson se do të mund të kontrollojë maksimalisht votën e administratës që është e tejfryrë me militantë socialistë. Elementë si ai i njëfarë prioriteti te elektorati femëror vjen nga perceptimi se popullariteti i Ramës është më i lartë te femrat.

Për politologun Ermal Hasimja, fushata më profesionale dhe më e përgatitur e Ramës ka qenë ajo e vitit 2013Fotografi: privat
Sa për retorikën fyese ndaj burrave, Hasimja e konsideron: "Folklorike”. Është një nga pikat ku Rama i lejon vetes të argëtohet me atë pjesë të elektoratit që ai e di se ua ka marrë votën në mënyra të tjera” – thotë ai për DW. "Nëse do të mundohemi t'i vëmë një emër shkencor sjelljes së Ramës këto zgjedhje, ajo do të ishte "gender targeting”, ose ndryshe, pozicionimin e tij si kampion të kauzës dhe progresit femëror. Në pamje të parë, qasje të tilla prodhojnë ilaritet ndër turma, çka edhe Rama po kërkon këto zgjedhje. Por në nivel logjik kjo përbën një anti-tezë gjinore, pra ‘të fuqizojmë duke denigruar'. Nëse Rama mendon se po vulos votën e grave, në fakt ai mund të jetë duke mobilizuar një reagim problematik në perceptimin publik, sepse amplifikon stereotipet gjinore” - thotë Myzeqari.

"Berisha, më pak agresiv"

Hasimja, dikur këshilltar i Berishës në kohën kur ky i fundit ishte kryeministër, thotë se këtë fushatë, "retorika e Berishes ishte relativisht më e qetë se e herëve të tjera, me shumë gjasa e ndikuar nga këshilltarët e komunikimit dhe nevoja për të kuruar imazhin e tij të një lideri agresiv”. 

Përveç sloganit së frymëzuar nga amerikanët, Partia Demokratike në këtë fushatë punësoi si këshilltar kryesor të fushatës Chris LaCivita, një ndër figurat kryesore që ideuan fushatën e presidentit Trump në vitin 2024. Për militantët demokratë, roli i LaCivitës shihet edhe si një shpresë që ai të ndikojë për heqjen e statusin "Non grata” të Berishës nga Shtetet e Bashkuara.

Për pedagogen e shkencave të komunikimit Myzeqari, retorika e përdorur nga kreu opozitar Berisha ka qenë "e ashpër, konfrontuese dhe e mbushur me tone emocionale”. "Përdoren shpesh terma si "regjim”, "kapje e shtetit”, "tradhti kombëtare”, të cilat synojnë të mobilizojnë mbështetësit, duke krijuar ndjesinë e një beteje ekzistenciale kundër mazhorancës. Kjo lloj retorike ka qëllim të ngjallë zemërim, revoltë dhe angazhim masiv, por nga ana tjetër, mund të largojë publikun gri që kërkon tone më konstruktive dhe zgjidhje reale”.

Teksa bën një analizë të ligjërimit politik të Berishës ndër vite, ish-këshilltari Hasimja thotë: "Berisha ka prirjen të jetë agresiv në komunikim dhe të polarizojë narrativën politike në bardhë e zi. Kush nuk është me të, është vegël e Ramës. Por ka mësuar disi nga analiza e perceptimit të opinionit dhe kjo reflektohet së fundi në një reduktim të agresivitetit dhe fokusim te programi”. 

Të dielën (11 maj) shqiptarët do t'u drejtohen kutive të votimit, nga numrat e së cilave do të kuptohet nëse programet apo retorika politike kanë pasur më shumë ndikim tek zgjedhësit./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan