Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
TIRANË - Shqipëria do të jetë shteti i ftuar special në panairin e sivjetshëm të Tregtisë dhe Udhëtimeve (IBT Travel Trade Show) në Berlin në Mars 2025, ku të pranishëm në ceremoninë e hapjes do të jenë kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.
Fondacioni mjedisor gjerman EuroNatur ka theksuar se pavarësisht se Shqipëria është një vend që po tërheq gjithmonë e më shumë turistë me relievin e veçantë dhe bukuritë natyrore, shumë zona të cilat duhet të mbrohen në fakt po sakrifikohen për hir të turizmit.
“Shqipëria, e ftuara speciale për këtë vit në këtë panair, ka zgjedhur të fokusohet në turizmin masiv dhe turizmin e luksit, në vend që t’i kushtojë rëndësi ekoturizmit të qëndrueshëm”, shkruan deklarata e organizatës EuroNatur.
“Me shumë mundësi ata do të përmendin relievin e mahnitshëm shqiptar dhe pasuritë dhe trashëgimitë kulturore, por do të thonë edhe që Shqipëria është pionere e turizmit natyror”, vijon EuroNatur.
Dy vite më parë, në Mars 2023, qeveria shqiptare shpalli Vjosën dhe degët e saj Park Kombëtar, pas fushatave advokuese të organizatave mjedisore ndërkombëtare dhe vendase. Me gjithë angazhimin e premtuar, ky vendim sot vihet në pikëpyetje.
“Integriteti i këtij parku kombëtar është prekur”, shkruajnë aktivistët e EuroNatur, duke përmendur përpjekjet për të marrë ujin nga burimi i lumit Shushica, degë e Vjosës, për Ujësjellin e Himarës, si edhe punimet e Aeroportit të Vlorës që vijojnë në peisazhin e mbrojtur Nartë-Vjosë.
Aktivisti mjedisor Joni Vorpsi pohoi se neglizhimi i ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, si edhe thirrjeve të Konventës së Bernës dhe komunitetit të shkencëtareve tregon se si fjalimet mbi natyrën dhe eko-turizmin në evente ndërkombëtare si panairi ITB janë thjesht një fasade për të mbuluar shkatërrimin e natyrës unike të Shqipërisë.
“Ndërtimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë është një shenjë e qartë se si qeveria shqiptare po menaxhon zonat e egra dhe të mbrojtura”, u shpreh Vorpsi nga organizata mjedisore PPNEA.
Së fundmi, qeveria shqiptare ka pajisur gjithashtu dhëndrin e presidentit Trump, Jared Kushner, me një licencë për të ndërtuar një resort luksoz në ishullin e paprekur të Sazanit.
“Të gjitha shenjat tregojnë se Edi Rama nuk shqetësohet për natyrën kur flet se do ta bëjë Shqipërinë një ‘kampione turizmi‘”, tha drejtori ekzekutiv i EuroNaur, Gabriel Schwaderer.
“Uji i lumenjve të egër po merret, ligatinat po i hapin rrugë aeroporteve, dhe shitja e bregdeteve të fundit të egër në vend ka filluar”, përfundoi Schwaderer nga EuroNatur./BIRN
Foto ilustruese SHKODËR - Paulin Preka 20-vjeç, është i riu që u gjet pa shenja jete mesditën e sotme në Shkodër....
SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të enjte në fshatin Guci e Re në Shkodër. Mëso...
TIRANA- Seanca për dosjen “Metamorfoza”, për Pëllumb Gjokën dhe të dyshuarit e tjerë është shtyrë...
SHKODËR- Personi i cili u plagos me thikë në Shkodër ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Guci e Re të...
TIRANA- 30-vjeçarja e cila u raportua pak më parë se ishte gjetur e vrarë me thikë në Tiranë dyshohet se ësht&e...
SHKODËR- Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Guci e Re të Shkodrës. Bëhet e ditur se një...
TIRANË- Tregu i sigurimeve e nisi me rritje dyshifrore vitin 2025. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), pë...
TIRANË- Familjarët e Bashkim Finos dhe Gerti Bogdanit ishin të pranishëm sot në sallën e Kuvendit kur u njoftua lajmi nga parlam...
foto ilustruese TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja lidhur me vrasjen e 30-vjeçares me shtetësi të huaj në Tiran...
foto ilustruese TIRANË- Një 30-vjeçare e huaj është gjetur e pajetë në banesën që kishte marrë me...