BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...

TIRANË- Tregu i sigurimeve e nisi me rritje dyshifrore vitin 2025. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për janarin primet e shkruara bruto arritën vlerën e 1.98 miliardë lekëve, në rritje me 11.4% krahasuar me janarin e vitit të kaluar.
Rritja e tregut këtë vit është më e mirë krahasuar me atë të janarit të vitit të kaluar (3.6%) dhe në përgjithësi më e lartë se rritja mesatare prej 7% e gjithë vitit 2024. Rritja paraqitet më e lartë në segmentin më të madh të tregut, atë të sigurimeve të Jo-Jetës, në nivelin 11.4%, ndërsa tregu i sigurimit të jetës është rritur me 10.5% krahasuar me një vit më parë.
Sipas produkteve, rritja e tregut është mbështetur në pjesën kryesore te sigurimet e detyrueshme motorike. Sipas AMF-së, sigurimet e detyrueshme motorike u rritën me 14.6% krahasuar me janarin e vitit të kaluar. Brenda produkteve të sigurimit të detyrueshëm, kontributin kryesor në rritje e ka dhënë sigurimi të brendshëm motorik për përgjegjësitë ndaj palëve të treta (MTPL), me një rritje prej 15.1% më shumë krahasuar me një vit më parë.
Rritja e primeve të sigurimit TPL ka ardhur pjesërisht nga shtimi i numrit të kontratave dhe pjesërisht nga rritja e çmimit mesatar që solli metodologjia e re, për përcaktimin e çmimeve bazuar në disa faktorë rreziku.
Kjo ka bërë që pesha e sigurimeve të detyrueshme motorike të arrijë në 67% të primeve të shkruara bruto në sigurimin e jo-jetës, ndërsa veçmas sigurimi i brendshëm TPL përbënte 57.2% të tyre.
Një tendencë më pozitive për janarin ka shfaqur edhe Kartoni Jeshil, me një rritje prej 12.8% krahasuar me janarin e vitit të kaluar. Nga ana tjetër, sigurimet vullnetare për muajin janar në përgjithësi kanë shfaqur rritje më të ulët krahasuar me sigurimet e detyrueshme motorike dhe me rritjen mesatare të tregut. Madje, produkti kryesor i sigurimit vullnetar, sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, pësoi një rënie të primeve të shkruara bruto me 8.3% më pak krahasuar me një vit më parë.
Tregu i sigurimit të jetës edhe për janarin ka vazhduar të dominohet nga produkti i sigurimit të jetës së debitorit, i lidhur kryesisht me kreditë bankare. Primet e shkruara bruto në këtë produkt përbënin 65% të primeve të shkruara bruto në tregun e jetës, në rritje të mëtejshme nga niveli prej 63.8% i një viti më parë.
Nga ana tjetër, dëmet e paguara bruto për muajin janar janë rritur me afërsisht 13% krahasuar me janarin e vitit 2024. Rritja më e fortë është regjistruar në tregun e jetës, me 136%, kryesisht për shkak të rritjes së dëmeve në produktet e sigurimit të jetës së debitorit dhe jetës në grup.
ndërsa në tregun e jo-jetës rritja ishte 12.1%. Një rënie të fortë për janarin pësuan dëmet e paguara ka kompanitë si sigurues të drejtpërdrejtë (për produktin TPL) dhe për ato të fondit të kompensimit.
Sipas produkteve të jo-jetës, në muajin janar rritje të fortë shënuan dëmet e paguara për sigurimet e detyrueshme motorike, me 30.3% më shumë krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa për shumicën e produkteve të tjera dëmet pësuan rënie./ Monitor
TIRANË- Familjarët e Bashkim Finos dhe Gerti Bogdanit ishin të pranishëm sot në sallën e Kuvendit kur u njoftua lajmi nga parlam...
foto ilustruese TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja lidhur me vrasjen e 30-vjeçares me shtetësi të huaj në Tiran...
foto ilustruese TIRANË- Një 30-vjeçare e huaj është gjetur e pajetë në banesën që kishte marrë me...
takimi TIRANË- Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka pritur sot në ambientet e KQZ, kryeprokurorin e SPAK, Altin Dumanin dhe Prokurorin e Pë...
KAKAVIJË- Pala greke ka njoftuar ditën e nesërme, më 28 shkurt do të mbajnë një grevë në pikën kufitare t&eu...
FRANCË- Një 40-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me breshëri plumbash në një lagje të Ma Campagne n&eu...
KORÇË- 350 mësues të arsimit parashkollor në qarkun e Korçës janë prekur nga ulja e pagës deri në 10 mij...
TIRANË- Gazetari Osmani Stafa në një postim në llogarinë e tij në "Facebook" ka publikuar një denoncim në lidhje me mu...
dod mamli LEZHË- Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" për Dashnor Totajn i cili vrau me armë z...
arrestimi TIRANË- Një 48-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet për përfshirje në trafikun e e...