AKTUALITET

'Falsifikuan firmën e babait të ndjerë', Denoncuesi: ‘Do të kërkoj drejtësi deri në fund ndaj 3 ekspertëve të Policisë Shkencore

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2025, 09:29

'Falsifikuan firmën e babait të ndjerë', Denoncuesi:

Një betejë e gjatë ligjore ka marrë një kthesë të papritur, duke shtyrë Ardit Lalën, të bëjë kallëzim penal ndaj tre ekspertëve të Policisë Shkencore. Shkak është bërë një akt-ekspertimi i fundit, i cili ndryshon tërësisht konkluzionet e një hetimi pesëvjeçar lidhur me vërtetësinë e firmës së babait të tij të ndjerë.

I ftuar ditën e sotme në 'Kafe Shqeto' Lala u shpreh se çështja, e cila ishte hetuar më parë nga Prokuroria e Kukësit, kishte arritur në përfundime të caktuara. Megjithatë, një ekspertizë e re e shtatorit 2024, e kryer nga tre ekspertë të tjerë të të njëjtit institucion, hedh poshtë gjithçka, duke pretenduar se firma është autentike.

Duke e parë këtë si një kontradiktë të pajustifikueshme, ai ka vendosur t'i drejtohet organeve të drejtësisë duke depozituar një kallëzim penal për veprën penale “ekspertim i rremë”.

“Nuk mund të ekzistojnë dy qëndrime nga i njëjti institucion për të njëjtën çështje”, shprehet ai, duke theksuar se logjika të çon drejt një përfundimi të vetëm: njëri prej dy grupeve të ekspertëve nuk ka thënë të vërtetën.

Përvoja e vështirë e ka shtyrë drejt studimeve për drejtësi, duke e kthyer atë në “objekt dhe subjekt” të betejës së tij. Ndër të tjera, ai tregon se gjatë këtij rrugëtimi është përballur me përbuzje dhe madje edhe me tentativa intimidimi, siç ishte rasti kur një nga ekspertet tentoi ta fotografonte gjatë xhirimeve të një emisioni investigativ ku ai po denonconte rastin.

Për të, kjo nuk është thjesht një çështje personale, por një betejë për të vërtetën dhe për llogaridhënie brenda sistemit. I shtyrë nga amaneti i të atit dhe vuajtjet e familjes, ai deklaron se do të vazhdojë të kërkojë drejtësi pa u tërhequr, pavarësisht pasojave.

“Shteti shqiptar ka nevojë për të rinj që e kërkojnë të drejtën me ngulm, derisa e vërteta të zbardhet dhe secili të marrë atë që i takon”, përfundon ai.

"Në shtator të vitit 2024, tre ekspertë të Policisë Shkencore shprehen që firma është e zotërisë. Sepse njerëzit mund të mendojnë tani që ekspertët ndryshojnë mendje? Po ka një praktikë që është e unifikuar që ekspertët kanë një objekt ekspertimi. Kanë dhe modele krahasuese, kanë dhe një metodikë hetimi.

Atëherë metodika është e njëjtë. Objekti i ekspertimit është i njëjtë, modelet krahasuese janë të njëjtat.

Pse është qëndrimi i ndryshëm? Okej. Këtu lind pyetja. Modelet krahasuese janë të njëjtat. Ose ekspertët janë më të zot, nuk e di, nuk e pretendoj, nuk kam prova për ta thënë.

Nuk kam prova për ta thënë, po që kjo si me thënë ishte konkretisht problematika pse unë u drejtova dhe emisionit investigativ Piranjat. Atëherë, unë i kam bërë një kallëzim penal tre ekspertëve të fundit. Sepse logjika të çon drejt asaj që nuk mund të ekzistojnë dy qëndrime për të njëjtën gjë.

Dhe po të shohësh emisionin një moment, njëra nga ekspertët thotë që secili koleg mban përgjegjësinë e vet. Dhe në fund të ditës unë këtë po kërkoj

Kjo ishte dhe arsyeja pse unë nisa, sepse flasim për veprën penale ekspertim i rremë.  ish-prokurori e cila nisi procedim penal për këta dy shtetas, mbi këto tre akte ekspertimi, sot thotë të vërtetën. Këta dy shtetas, mbi këto tre akte ekspertimi, sot thotë të vërtetën.

Atëherë unë në vitin 2024 përfundoj studimet në drejtësi.  Pra kam qenë gjithmonë i investuar në problemet familjare, siç e thashë më përpara, edhe problemet civile më kanë bërë që unë të futem pra, të investohem shumë në drejtësi. Dhe konkretisht është ajo që the ti, pra Shqipëria është ky vend pra që po jetojmë. Pra ka këto problematikat kryesore. Kam qenë një djalë 20 vjeç, i cili shkonte vetëm normalisht me ndihmesën e avokatit në seanca. Pra në seanca të cilat dhe shpesh nga ekspertët jam dhe i përbuzur.

Shohim dhe pra në një fragment të emisionit kur njëra nga ekspertët tenton të nxjerri telefonin dhe të më bëjë foto. Pra, shohim dhe një formë intimidimi ndaj njerëzve që duan të thonë të vërtetën. Pavarësisht se unë e kam amanet e im atë shpesh që të vërtetën time unë do ja them gjithmonë. Cila do të jetë pasoja dhe cila do të jetë përgjegjësia që unë do mbaj në fund. Sepse për këto fjalë unë jam, mbaj, jam përgjegjës.

Patjetër, ndoshta shpeshherë ka qenë edhe shtysë për mua që të  të qëndroj në Shqipëri, sepse në fund të ditës ne bëjmë një pyetje, pra cila është garancia që na ofron ky shtet? Cila është garancia juridike mbi të gjitha.

Kështu që, por deri tani mendoj që shteti shqiptar ka nevojë për njerëz si unë, tani po e lë modestinë me një anë, për të rinj si unë që duan ta kërkojnë të drejtën me do mos, pra me kusht, pra që në fund të ditës e vërteta të zbardhet dhe secili të marrë atë që i takon. Nuk po pretendoj asgjë më shumë përveç se të vërtetën".

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan