AKTUALITET

Çfarë është BIOME, ku SPAK-u gjeti sekretet e shërbimit sekret? A u thye Signal?

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Shtator 2026, 14:46

Çfarë është BIOME, ku SPAK-u gjeti sekretet e

(Historia se si FBI “zbërtheu” Signal-in në 2026 pa e thyer atë)

Ka një fjalë që tërheq vëmendjen në dokumentin e bërë publik në media lidhur me ngjarjen më të bujshme të javës së kaluar. SPAK-u gjeti gjurmët e komunikimeve të shërbimit sekret në funksionin BIOME të një celulari, çka çoi më pas në arrestimin e kreut të shërbimeve sekrete.

Po si mundi SPAK-u të gjente komunikimet në Signal dhe vetë sekretet e shërbimit sekret?

Le të biem dakord për një gjë: edhe komunikimet më të forta të enkriptuara nuk janë domosdoshmërisht pa gjurmë pasi shpesh nuk thyhet enkriptimi; gjendet gjurma që komunikimi ka lënë në pajisje.

Kur BBM humbi sigurinë dhe rëndësinë që kishte dikur, rreth 10 vjet më parë, u shfaqën SkyECC, EncroChat etj., për të cilat kam folur edhe më parë. Dihet tashmë edhe se Telegram ka ndryshuar politikën e bashkëpunimit me autoritetet.

Diplomatët, zyrtarët, politikanët, gazetarët, avokatët, biznesmenët dhe shërbimet inteligjente përdorin aplikacione të enkriptuara pikërisht sepse kërkojnë konfidencialitet.

Por siguria e një komunikimi nuk varet vetëm nga aplikacioni. Varet nga i gjithë zinxhiri: aplikacioni → sistemi operativ → pajisja → notifications → backups → metadata → akses fizik → ekspertiza shkencore.

Mund të kesh një kasafortë informacioni pothuajse të pathyeshme, është e vërtetë. Por, nëse pasi e hap kasafortën lë një kopje të dokumentit mbi tavolinë, problemi nuk është më kasaforta; je ti që ke lënë një dokument jashtë.

Por rasti ynë ia kalon edhe fiction të shumë ngjarjeve. Madje, edhe nëse do të kalonte në Netflix, nuk do të kishte nevojë t’i shtoheshin elemente fiction, sepse vetëm do ta dobësonin.

Por sa të sigurta janë komunikimet e enkriptuara dhe çfarë mund të gjejë ekspertiza shkencore në telefonin tonë?
Signal konsiderohet një nga platformat më të sigurta të komunikimit. Mesazhet dhe telefonatat mbrohen me end-to-end encryption: përmbajtja enkriptohet në telefonin e dërguesit dhe dekriptohet vetëm në pajisjen e marrësit.

Vetë Signal deklaron se nuk disponon në serverët e tij mesazhet, telefonatat, listën e kontakteve apo call logs që t’ua dorëzojë autoriteteve.

Atëherë, si arriti SPAK-u të gjente gjurmë të mesazheve Signal që supozohej se kishin “disappeared”?

Përgjigjja është shumë më interesante se ideja e “thyerjes” së Signal-it. Është te paragrafi i fundit i asaj që kanë publikuar mediat: “Në lidhje me komunikimet… të ruajtura në funksionin BIOME, u gjetën 508 forma komunikimi… video calls, sms…”
Meqenëse çështja ishte interesante dhe shumë teknike, pyeta një nga ekspertët e IT-së se çfarë ishte BIOME.

BIOME është një memorie që përdoruesi (ne) nuk e sheh. BIOME nuk është një funksion i Signal dhe as një file ku përdoruesi zgjedh të ruajë bisedat.

Është pjesë e arkitekturës së brendshme të iOS, ku sistemi mund të regjistrojë të dhëna dhe gjurmë të ndryshme mbi aktivitetin dhe ndërveprimet e pajisjes. Për përdoruesin ato mund të jenë të padukshme. Me sa duket, kanë qenë të padukshme edhe për shërbimin sekret. Çudia është: si nuk e dinte këtë shërbimi sekret.

Për një ekspert të policisë shkencore kjo është e rëndësishme. Eksperti i SPAK-ut, siç duket, i ka gjetur këto gjurmë. Kjo nuk do të thotë se BIOME përmban automatikisht tekstin e çdo bisede Signal.

Eksperti që pyeta më tha se ndoshta jo të gjitha 508 komunikimet mund të zbërthehen, por mund të gjenden gjurmët që tregojnë se një komunikim ose aktivitet ka ndodhur.

Nëse një akt ekspertimi thotë se në BIOME janë identifikuar qindra calls, voice calls, video calls, messages apo chat messages, kjo nuk duhet lexuar automatikisht sikur ekspertët disponojnë qindra biseda të plota. Ndoshta po, ndoshta jo.

Kurioziteti është i madh, padyshim.

Çështja nëse BIOME ka vlerë provuese është tjetër dhe i përket debatit mes SPAK dhe avokatëve të mbrojtjes, sepse në një proces penal ky dallim është thelbësor. Interesant do të jetë edhe aplikimi i testit të këtij rasti pranë Gjykatës Kushtetuese, në dritën e vendimit të saj të fundit lidhur me telefonat dhe ekspertimin e tyre.

Të provosh se A ka komunikuar me B në orën 22:14 nuk është e njëjta gjë me të provosh çfarë i tha A personit B. Dhe mesazhet që kanë rrjedhur në media nuk janë as 10% e atyre 508 komunikimeve që citohen. Por kjo u përket avokatëve të të dyshuarve dhe jo spektatorëve, përfshirë mua.

Qëllimi i kësaj analize nuk është të gjykojë natyrën apo fuqinë provuese të provës.

Si FBI “theu” Signal-in dhe krahasimi me rastin tonë

Në një gjykim federal në Texas, në prill 2026, një agjent i FBI-së dëshmoi se ekspertët kishin rikuperuar nga iPhone-i i një të pandehuri mesazhe hyrëse Signal, edhe pse Signal ishte fshirë nga telefoni dhe mesazhet ishin disappearing. Ato ishin gjetur në databazën e brendshme të notifications të iOS, jo duke thyer enkriptimin e Signal.

Kur një mesazh Signal mbërrinte në telefon dhe përmbajtja e tij shfaqej si notification, iOS mund të ruante një kopje të atij informacioni në databazën e vet të notifications. Për shkak të një problemi të iOS, disa notifications që duhej të fshiheshin mund të mbeteshin në pajisje. FBI i gjeti pikërisht aty.

A është e njëjta rrugë teknike që kanë ndjekur ekspertët e SPAK? Këtë nuk mund ta dimë pa parë ekspertimin. Por rasti amerikan tregon se informacioni që zhduket nga Signal mund të ketë lënë gjurmë diku tjetër në iOS.

Vetëm rreth dy javë më vonë,ne prill 2026 Apple publikoi iOS 26.4.2 dhe korrigjoi problemin që lejonte notifications të destinuara për fshirje të mbeteshin në pajisje.

Dhe këtu lind një pyetje interesante: çfarë versioni të iOS kishte telefoni në momentin kur u sekuestrua?

Historia e SPAK me shërbimin sekret dhe ajo e FBI-së me Signal na kujtojnë diçka që shpesh harrohet:

"Në epokën dixhitale, “encrypted” nuk do të thotë “pa gjurmë”. Një komunikim mund të jetë jashtëzakonisht i sigurt gjatë transmetimit dhe, megjithatë, të krijojë gjurmë në pajisjen ku mbërrin.

"Disappearing" nuk do të thotë domosdoshmërisht se çdo gjurmë që ka krijuar sistemi operativ është zhdukur në të njëjtën sekondë.

Dhe ekspertët e SPAK nuk kanë gjithmonë nevojë të thyejnë derën kryesore. Ndonjëherë mjafton të kërkojnë se çfarë ka mbetur pas saj: gjurmën që mesazhi ka lënë në iPhone.

Dhe ndoshta ky është sekreti më interesant i komunikimeve sekrete moderne:

Nuk mjafton të dish nëse mesazhi është i enkriptuar. Duhet të dish edhe çfarë mbetet pasi mesazhi është zhdukur.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime