AKTUALITET

Fati i Bleona Matës/ Nëna e saj ballafaqohet me avokatin Duraj: Po luan me ndjenjat e mia. Juristi: E kam të regjistruar

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Shtator 2026, 18:23
Fati i Bleona Matës/ Nëna e saj ballafaqohet me avokatin Duraj: Po

Një deklaratë e bërë nga avokati Alban Duraj mbi gjetjen e Bleona Matës shkaktoi një sërë reagimesh dhe një bujë të jashtëzakonshme mediatike. Pak ditë më parë gjatë një interviste për një emision televiziv, avokati Alban Duraj deklaroi se Bleona është gjetur dhe se është e birësuar nga një çift grek. Madje gjatë intervistës avokati theksoi se këto informacione i ka marrë nga një komunikim që ka patur me nënën e Bleonës, Bukurie Matën. 

Ditën e sotme janë vënë përballë avokati Alban Duraj dhe nëna e Bleonës, Bukurie Mata. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Ftesë në 5”, nëna e Bleonës shprehet se ka ngelur e shokuar nga deklaratat në fjalë. Ajo deklaron se nuk ka komunikuar kurrë me avokatin, duke theksuar se këtë rast do të ndjek penalisht. Më tej, Bukurie Mata tha se avokati është një person i pandërgjegjshëm, pasi po luan me ndjenjat e një nëne e cila ka vite që kërkon drejtësi.

Ndërsa, avokati Alban Duraj shprehet se ka cituar se çfarë i ka thënë pikërisht Bukurie Mata. Ai pretendon se këtë ajo e ka thënë gjatë një emision në RTSH, ku ai ka qenë i ftuar si ekspert. Sipas avokatit qëllimi i tij nuk ka qenë të përfitoj nga ajo, klikimet apo protagonizmi.

Pjesë nga debati

Zonja Bukurie: Jam shokuar nga një avokat, Alban Duraj, që ka folur në emrin ë një nëne, që kam kontaktuar me nënë e Bleonës, që është studente ekselente. Jam në një nënë që përballem me padrejtësisë, unë jam vetëm me të vërtetën. Me këtë njeri nuk kam patur asnjë telefonatë, asgjë. Avokati të bëjë një punë të palodhur, të pastër dhe të vërtetë. Jo t’a lëndosh, po më helmojnë çdo ditë. Si është e mundur të flasë në emrin e një nëne.

Avokati Alban Duraj: E kam të regjistruar, kemi qenë të ftuar në një emision në RTSH, kam qenë i ftuar si ekspert. Unë nuk jam prezantuar asnjëherë si avokati i zonjës. Por kjo nxiti reagimin e zonjës Bukurie dhe përfaqësuesit të saj. Gjithmonë i kam korrigjuar kur më kanë prezantuar si avokat i familjes. Unë kam qenë i ftuar dhe kur kam patur mundësi, e shikoj si detyrim moral, jo vetëm si avokat, jap mendimin tim. Është hedhur shumë baltë për mua. Së dyti , zonja Bukurie dje ka deklaruar se nuk më njeh. Unë i kam nisur linkun koordinatores suaj për emisionin. Kemi diskutuar gjatë emisionit, në publicitet dhe pasi ka përfunduar emisioni. Kam ofruar kontributin tim. Zonja bukurie më ka falënderuar. 

Zonja Bukurie: Nuk kam komunikuar me ty. Pranoje, pastro ndërgjegjen, nuk ke komunikuar me mua përmes Flori Gjinit, do të ndjek penalisht. Je i pandërgjegjshëm.

Avokati Alban Duraj: Të lutem zonja Bukurie nuk dua të debatoj me ty. Më akuzoni për klikimi, por nuk është ashtu. Gjithë qëllimi nuk ka qenë të përfitoj nga ti, hiqe nga mendja. Vetëm në bazë të asaj që kemi folur në atë emision, më keni treguar bisedat me një gazetar. Kam kërkuar për zonjën Bukurie në mënyrë që të ketë mbështetje financiare. Nuk është qëllimi im protagonizmi siç thotë avokati i familjes.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues