AKTUALITET

Firma që “gozhdon” Milva Ekonomin/ Dokumenti që vulosi miliona euro për skemën e Check Up-it

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Maj 2026, 10:16
Firma që “gozhdon” Milva Ekonomin/ Dokumenti që vulosi

Një dokument i publikuar nga emisioni investigativ “Plug” nxjerr në pah rolin e ish-zv.ministres Milva Ekonomi në skemën shumëmilionëshe të koncesionit të Check Up-it.

Bëhet fjalë për formularin zyrtar të firmosur prej saj në vitin 2015, ku përcaktohej vlera 138 milionë euro e kontratës koncesionare me kompaninë e Vilma Nushit.

Sipas dokumenteve, ky “delegim” i kompetencës nga Ilir Beqaj te Milva Ekonomi konsiderohet një nga hallkat kyçe të një afere që dyshohet se i ka shkaktuar miliona euro dëm buxhetit të shtetit.

Emisioni investigativ 'Plug' u transmetua në Syri Tv, mbrëmjen e 13 majit 2026

Kjo është një përmbledhje e asaj që ka ndodhur në Shqipëri me koncesionet e shëndetësisë, që kanë një autor, Edi Ramën dhe dy ekzekutues të vendimeve të tij, Ilir Beqajn dhe Ogerta Manastirliun.

Teksa kontrata e koncesionit të sterilzimit përfundoi, dhe tashmë këtë proces po e kryen shtetit, me hije të forta dyshimi se edhe tenderat e radhës po shkojnë te të njëjtët persona që morën paratë gjatë koncesionarit, drejt fundit po shkon edhe kontrata e Check Up.

Për këtë koncension, Plug do të ndalet gjatë, por sonte do t`ju tregojmë vetëm një pjesë të atyre raporteve të vetë shtetit, që dëshmojnë se Check Up-i është një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë.

Fillimisht le të ndjekim abuzimet e Ministrisë së Shëndetësisë, në atë kohë drejtohej nga Ilir Beqaj, për shpallje e koncesionit të Check Up. 

Kontrata koncesionare për Check up, siç është provuar deri më tani, ka qenë me fitues të paracaktuar. Ndonëse Ministria e Shëndetësisë hapi një garë fiktive për këtë koncesion, ku morën pjesë edhe kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizve mjekësore, fituese e koncesionit u shpall pikërisht 3P Life Logistic e Vilma Nushit.

Kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos një muaj më vonë më 7 janar 2015. Ndërkohë gara për kocnensionin e Check up, u shpall që në shkurt 2014, apo 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmostte marrjen e koncensionit 138 milionë euro. 

Shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, apo thënë ndryshe, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Ndaj i mbetet SPAK të hetojë sesi u kryen negociatat mes Ilir Beqajt dhe Vilma Nushit.

Por, për këtë Plug do të ndalet më gjerësisht në emisionet në vijim, teksa sot do të ndalet vetëm te aspekte që lidhen me shpërdorimin e parave të qytetarëve shqiptarë me këtë koncesion që vijon të hetohet nga SPAK. 

Plug publikon për herë të parë dokumente ekskluzive, që tregojnë se Ilir Beqaj kishte vendosur t'i falte Vilma Nushit miliona euro.

Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3 P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzon publikin e kësaj kontrate pasi konstaton shkelje të rënda ligjore.

Sipas një shkrese që i përket datës 13 shkurt me numër protokolli 1022/3, që Agjencia e Prokumit Publik I drejton Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Alfred Çareri, kontrata koncesionare kishte dy shkelje të rënda.

Së pari, kontrata dërgohet në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari I institucionit.

"APP vëren se Formulari i publikimit të njoftimit të kontratës së nënshkruar, i dërguar me shkresën e sipërcituar është pa numër protokolli si dhe pa vulë të institucionit tuaj"

Shkelja tjetër e konstatuar nga APP ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion dhe mënyra e pagesës, që sipas APP, në formularin e dërguar nga Ministria e Shëndetësisë në Agjencinë e Prokurimit Publik, Ilir Beqaj deklaronte se pagesa për check up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. 

Gjithashtu konstatohet se ka mospërthuje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën Nr. 3082/23 Prot. Datë 20.012015, në pikën 5 jepet vlera totale  e kontratës 13.833.000.000 lekë, ndërkohë në formularin e dërguar me shkresën Nr. 3082/27 Prot datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4, shkruhet shprehimisht se: Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve. Për sa më sipër, APP me qëllim publikimin e tij conform parashikimeve ligjore dhe nënligjore në fuqi, ju kërkon ridërgimin e formularit të njoftimit të kontratës së nënshkruar sipas formës dhe përmbajtes së kërkuar, duke saktësuar edhe informacionin në lidhje me mospërputhjen e konstatuar. 

Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar.

Më datë 19.02.2015, me shkresën Nr.3082/29, Ilir Beqaj i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi që të firmos formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përvec firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3. se: Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë, apo rreth 138 mln euro për dhjetë vjet.

Në pikën IV.4, saktësohet: 


MILVA EKONOMI
Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit për personat e grupmoshës 40-65 vjeç. 

 

Ky formular është i publikuar edhe sot e kësaj dite në faqen zyrtare të regjistrit koncesionar nga Openprocurmnet Albania.

Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK të kishte marrë të pandehur Milva Ekonomin dhe Ilir Beqajn, që me dashje i kanë shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi kanë kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë, të cilat Plug do t'i detajoj në vijim. 

Por skandalet nuk mbarojnë këtu.

Në pikën 3, të kontratës, jo atë që gjendet sot në public, pasi në këtë të fundit mungojnë disa të dhëna, por në kontratën koncesionare që është dorëzuar në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë së drejtuar nga Albana Vokshi, përcaktohet se: Operatori merr përsipër që të ndërtojë, pajisë me apartura mjekësore të nevojshme, operojë dhe menaxhojë 20 laboratorë.

Por sipas dokumentit, të siguruar nga Plug, Vilma Nushi ndërtoi vetëm tre laboratorë edhe këta në magazinën e vet në Kashar, ndërsa në qytetet: Fier, Lezhë, Shkodër, Lushnje, Korçë, Sarandë, Berat, Elbasan dhe Gjirokastër, ajo nënkontraktoi laboratë të tjerë për kryerjen e analizave Check Up.

Së pari, Vilma Nushi sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhet t'i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndtësisë dhe në përfundim të koncesionit, ky investim do t'i mbetej si asset shtetit shqiptar.

Në këtë rast, ndërtimi i laboratorëve në ambientet private të Vilma Nushit, sipas kontratës parashikonte që ky investim i mbetej si asset në përfundim të koncesionit kompanisë koncesionare, pra Vilmës.

Dhe së dyti, duke mos investuar në ngritjen e laboratorëve, Vilma Nushi zgjodhi të nënkontraktojë laboratorë të tjerë. Sipas kontratës nënkontraktimi ishte i parashikuar deri në 40% të vlerës. Mirëpo, këtu nis dhe abuzimi financiar me koncesionin.

Sipas kontratës që shihni në ekran, i nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS, Vasil Llajo, nënkontraktori do të paguante 5 mijë euro në muaj për Intermedica për kryerjen e një numri prej 1500 analizash.

Çmimi për një Check Up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 600 lekë pa TVSH apo 740 lekë me tvsh.

Pra thënë ndryshe, teksa shteti do t`i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me tvsh për kryerjen e një pakete Check Up, Vilma Nushi e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH.

Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro, ndërsa për miliona të kryera me nënkontraktim, fitimet neto për Vilma Nushin mund të kenë arritur shumën e disa dhjetëra milionë eurove. / Plug

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan