Përplasje me policinë gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në Vlorë
Dhjetëra qytetarë janë mbledhur përpara zonës ku po ndërtohet Muzeu Hebraik në Vlorë, duke protestuar dhe kundërs...
Dhjetëra qytetarë janë mbledhur përpara zonës ku po ndërtohet Muzeu Hebraik në Vlorë, duke protestuar dhe kundërs...
41-vjeçari Gentian Çipi, i arratisur mbrëmjen e djeshme nga një spital në Greqi, rezulton person në kërkim në Shqi...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në fshatin Trojas, ku një 32-vjeçar, punonjës i OSHEE-s...
Një shpërthim shkaktoi zjarr në një depo armësh në Bullgarinë qendrore gjatë natës, raportuan...
Mariglen Lalës që iu vendos tritol mëngjesin e sotëm rezulton person me precedente kriminale, i akuzuar dhe burgosur për grabitje. A...
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën “Bardhyl” në Tiranë. Sipas informa...
Teksa të hënën nis viti i ri shkollor, kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka dalë në një konferencë p&...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka dhënë detaje rreth një aksioni të policisë gr...
Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë raportuar gjithsej 32 vatra zjarri, prej t&eum...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Mazhar të Sevasterit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë ng...
Bizneset shqiptare kanë një rrugë shumë të gjatë për tu afruar me BE-në sa i përket produktivitetit. Një studim i OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik) tregoi se produktiviteti i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NMV) në Shqipëri është sa 29% e mesatares së BE sipas të dhënave që i takojnë vitit 2023.
Sipas krahasimeve të OECD-së një punonjës në një NVM shqiptare prodhon mesatarisht 14,924 euro në vit, ndërsa në ndërmarrjet e mëdha kjo shifër rritet në 19,645 euro.
Në BE një punonjës nga NVM-të kap vlerën e 52,000 eurove për person dhe 87 mijë euro për bizneset e mëdha. Si rrjedhojë, produktiviteti i sipërmarrjeve të mëdha në Shqipëri është më i ulët se atyre të vogla e të mesme, me një prodhim sa 22.6% e mesatares së ndërmarrjeve të mëdha në BE.
Ndërmarrjet e mëdha në Shqipëri renditen jo vetëm sa një e pesta e mesatares së BE-së, por kanë dhe produktivitetin më të ulët në rajon. Kryesimin e mban Serbia, me 31.4 mijë euro/person, e ndjekur nga Bosnjë Hercegovina me 27 mijë euro dhe Maqedonia e Veriut, me 21.6 mijë euro.
OECD nënvizon se rruga drejt standardeve evropiane mbetet e gjatë dhe e vështirë. Edhe pse Shqipëria regjistron rritje reale të produktivitetit, ritmi aktual nuk premton një mbyllje të shpejtë të hendekut me BE-në.
OECD vëren se asnjë nga ekonomitë e Ballkanit Perëndimor nuk pritet të arrijë nivelin aktual të të ardhurave për frymë të BE-së brenda katër dekadave të ardhshme.
Për Shqipërinë, sfida kryesore mbetet rritja e mëtejshme e vlerës së shtuar në prodhim dhe shërbime, duke siguruar që rritja e pagave të jetë e balancuar me rritjen e produktivitetit, në mënyrë që të ruhet dhe forcohet konkurrueshmëria në tregun ndërkombëtar.
Sakaq rruga e konvergjencës me BE do të vështirësohet nga zhvillimet demografike dhe sfidat financiare që po krijojnë një udhëkryq kritik për ekonominë shqiptare. Sipas studimit të OECD-së Shqipëria po përballet me një tkurrje alarmante të forcës së punës, ku popullsia në moshë pune ka rënë me 18% që prej vitit 2011.
Kjo rënie, e nxitur kryesisht nga emigracioni i profileve të kualifikuara në teknologji, inxhinieri dhe shkenca të aplikuara, po godet drejtpërdrejt aftësinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) për të përthithur teknologji të reja dhe për të konkurruar në treg.
Ndërkohë që papunësia te të rinjtë mbetet e lartë, vihet re një mospërputhje e thellë mes asaj që prodhon sistemi arsimor dhe kërkesave reale të tregut të punës, duke e bërë gjetjen e talenteve një sfidë thuajse të pamundur për bizneset e vogla.
Përveç krizës së krahut të punës, Shqipëria dhe rajoni vazhdojnë të vuajnë nga kufizimet e rrepta në aksesin ndaj financave. NVM-të përballen me kërkesa shumë më të larta për kolateral në krahasim me firmat e mëdha, për shkak të rrezikut më të lartë të perceptuar nga bankat.
Ndërsa Kosova veçohet si lider rajonal për kornizën më të zhvilluar të garancisë kreditore, në pjesën tjetër të rajonit, përfshirë Shqipërinë, instrumentet alternative mbeten pothuajse të pashfrytëzuara.
Kjo mungesë likuiditeti dhe mjetesh financiare vjen në një moment kritik kur bizneset duhet të investojnë masivisht në tranzicionin e gjelbër dhe digjital për t’u integruar në Bashkimin Evropian, procese këto që kërkojnë si kapital të konsiderueshëm, ashtu edhe fuqi punëtore të specializuar./Monitor.al
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 80.8 lekë, në shitje me 81.9 lekë. Euro do të blihet me 95...
Nga fillimi i konfliktit në Iran çmimet e karburanteve në vend prej gati tre muajsh vijojnë të mbeten në nivele të larta, d...
Muzeu Historik Kombëtar kujtoi në ditën e lindjes, Vexhi Buharanë, një nga figurat më të ndritura të kulturës, hi...
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jen&eu...
Pyetja që ngrihet është se mos vallë paratë e check up, janë përdorur edhe për qëllime të tjera? Indiciet p&e...
Deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, ka ngritur alarmin lidhur me rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi, duke sj...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë. Sipas i...
Emisioni investigativ 'Plug' u transmetua në Syri Tv, mbrëmjen e 13 majit 2026 Kjo që mësuat është vetëm maja e ajsbergut mb...
Emisioni investigativ 'Plug' u transmetua në Syri Tv, mbrëmjen e 13 majit 2026 Kjo është një përmbledhje e asaj që ka ndodhu...
Nga Ola Xama: Durrës Yacht Marina u prezantua fillimisht si një nga investimet më të mëdha të huaja që do të real...