“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Zbardhen detaje rreth profilit të autori ttë ngjarjes në Maliq, që vrau një polic dhe plagosi një tjetër. Violand Bracellar...

TIRANA- Policia e Shtetit po armatoset gjer në dhëmbë, teksa nëpërmjet dy procedurave të dyshimta, ky institucion ka shpenzuar rreth 1.1 milionë euro për pistoleta dhe armë automatike.
Në dokumetet e tenderit vihet re se “janë bërë vetëm letra”, pasi ka dyshime se fituesit kanë qenë të paracaktuar. Madje, fitues të njëjtë edhe në procedurat e mëparshme.
Dyshimet janë se, ose dokumentet e policisë iu janë përshtatur specifikimeve të firmave, ose nëpërmjet një bashkëpunimi të fshehtë, firmat s’kanë dashur të kenë konkurrencë. Në këtë mënyrë, kompanitë private kanë marrë të gjithë fondin litmit të akorduar, duke mos lënë asnjë qindarkë “rrugës”.
Procedura e parë ka qenë për “blerje armë të shkurtra zjarri”, me një operator ekonomik, ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara. Kriter i përzgjedhjes ishte çmimi më i ulët. Të paktën kështu shkruhet gjithmonë rëndom në letra, pasi ajo që ndodh është se fituesit dyshohet se janë paracaktuar. Në këtë procedurë mori pjesë vetëm një firmë, më saktësisht “MSSC (MILITARY SYSTEM SUPPLY COMPANY)” me një ofertë prej 59.673.600 lekë pa TVSH. Normalisht u shpall edhe fituese, teksa në të njëjtën kohë Policia e Shtetit shpejtoi edhe për lidhjen e kontratës. Kësaj herë, duke i shtuar edhe TVSH-në, shuma shkoi në 71 milionë lekë, që do t’i jepen firmës “MSSC”.
Në të njëjtën kohë, Policia e Shtetit shpejtoi të shpallë fituesin dhe të lidhë kontratën edhe për tenderin me objekt “blerje armë të gjata zjarri”. Sërish shkruhet se bëhet fjalë se fituesi do të shpallet kush ofron më pak, por edhe në këtë procedurë mori pjesë vetëm një kompani ASA “Arms School Academy” me vlerë 31.800.000 lekë pa TVSH. Policia e ka urgjente, pasi i bëri me dije firmës të paraqitet brenda 5 ditësh. Ndërkohë, në të njëjtin buletin, policia ka lidhur edhe kontratën me këtë firmë. Shuma nga 31 milionë pa TVSH shkoi në 38 milionë pa TVSH.
Në muajin shkurt 2024, Policia e Shtetit bëri tenderët e parë të armëve, pistoletave dhe automatikëve. Bëri tenderin me objekt “blerje arme zjarri”, e ndarë në lote, me një kohëzgjatje 48 muaj. Në procedurë morën pjesë “MSSC (MILITARY SYSTEM SUPPLY COMPANY) me vlerë 146.69.600 lekë dhe firma ASA “ARMS SCHOOL ACADEMY” me vlerë 159.583.200. Në atë kohë pati një garë, teksa fitues u shpall “MSSC (MILITARY SYSTEM SUPPLY COMPANY)” që ofroi 146 milionë lekë.
Po në muajin shkurt 2024, Policia e Shtetit nuk e la “thatë” firmës ASA, të cilën e shpalli fitues në tenderin me objekt “blerje armë të gjata zjarri”. Firma ASA ishte e vetmja në garë, teksa ofroi 77.910.000 lekë pa TVSH.
Të dyja firma, si MSSC-ja dhe ASA janë shpallur fituese në dhjetëra procedura të klasifikuara si sekrete edhe nga Ministria e Mbrojtjes. Madje, edhe ato tendera, janë bërë pa garë, duke e konsideruar të gjithë blerjen e armëve një farsë të madhe.
Ndërkohë, krahas blerjes së armëve pistoleta dhe automatikë, Policia e Shtetit ka blerë edhe municione në muajin shkurt 2024. Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, policia ka shpallur fituese firmën “RO. GAT SECURITY”, në tenderin me objekt “blerje municion”, me një kohëzgjatje prej 48 muajsh.
Në këtë procedurë morën pjesë dy firma, ku “RO.GAT” ofroi 93 milionë lekë dhe “ARMS SCHOOL ACADEMY” ofroi 97 milionë lekë./ Vox News. al
TIRANA- Këshilli i Lartë Gjyqësor zgjodhi të martën përmes një procesi të kontestuar Ilir Rusin si kryetarin e ri...
BRITANI E MADHE- BBC i ka kushtuar një artikull bandave kriminale shqiptare që kontrabandojnë njerëz në Britaninë e Madhe d...
TIRANA- Ilir Rusi është zgjedhur në krye të Këshillit të Lartë Gjyqësor me anë të vendit të m...
VLORË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Vlorë-Fier, pranë zonës së fshatit Panaja. M&...
PËRMET- Një 49-vjeçar është arrestuar në Përmet, pasi u kap duke u kujdesur për bimë narkotike. Gjithashtu...
TIRANA- Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Dritan Nanos për lehtësim të masës së sigurisë, duke e lë...
foto ilustrues TIRANË- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se 38-vjeçari me iniciale S.O &...
foto ilustruese DURRË- 58-vjeçarja e cila tentoi të vetëdigjet me benzinë në Durrës është shprehur...
foto ilustruese DURRËS- Një 58-vjeçare ka tentuar të vetëdigjet me benzinë ditën e sotne në Durrës...
Foto ilustruese CËRRIK- Një 15-vjeçare ka denoncuar mësuesin e saj se e ka ngacmuar seksualisht gjatë periudhës prill-...