AKTUALITET

"Fjala e Lirë, e kyçur me vendim prokurorie", Vezaj: Gazetari në pritje… të miratimit editorial nga SPAK

r.ll Përditësimi i fundit 11 Prill 2025, 19:01
"Fjala e Lirë, e kyçur me vendim prokurorie", Vezaj:
flamur vezaj

TIRANË- Gazetari Flamur Vezaj përmes një postimi në rrjetet e tij sociale ka folur lidhur me çështjen e gazetarit Elton Qyno në Gjykatën Kushtetuese.  Në një nga seancat, prokurori i SPAK, Bledar Maksuti ka deklaruar se ka gazetarë që para se të publikojnë një material sekret, u kanë kërkuar leje prokurorëve. Vezaj thotë se kur SPAK-u vendos të sillet si "gjykatës, prokuror, polic dhe redaktor përgjegjës i lajmeve", del në pah një problem serioz jo vetëm për një gazetar por për të gjithë sistemin.

Ai shkruan se pas 16 muajsh hetim "për veten, prokurorët e SPAK nisën të kërkonin "informatorin" në telefonat dhe pajisjet kompjuterike të Qynos. Më tej shton se jo vetëm nuk e gjetën këtë burim informacioni, por gazetarin e futën në një dosje tjetër hetimore. Vezaj e ka cilësuar këtë si rast të paprecedentë. Teksa flet se si SPAK nisi hetimin për gazetarin, Vezaj thotë se Qyno po ndëshkohet se publikoi të vërtetën. Ndërsa për sekuestrimet e pajisjeve telefonike dhe kompjuterike, ai shprehet se është bërë për t'i mbyllur gojën. 

"Le të bëjmë një krahasim të vogël. Këtu në SHBA, kur u zbuluan biseda në grup ku flitej për sulme ushtarake, plane dhe lloje armësh – dhe mes pjesëmarrësve ishte edhe një reporter – askush nuk guxoi të hetonte gazetarin. Nuk iu sekuestrua telefoni, nuk u mbajt në izolim, nuk u demonizua publikisht. Sepse këtu e kuptojnë se gazetari nuk është armik i shtetit, por një hallkë kyçe në funksionimin e demokracisë. Pushteti i katërt nuk ka nevojë për leje nga SPAK-u.", thuhet ndër të tjera në postimin e tij. 

POSTIMI I PLOTË: 

Fjala e Lirë, e kyçur me vendim prokurorie, Gazetari në pritje… të miratimit editorial nga SPAK

Gazetarët, që prej kohërave të hershme të profesionit, kanë kërkuar konfirmim nga prokurorët për lajmet – jo leje për t’i publikuar. Sepse leja për publikim nuk ka qenë kurrë standard profesional i gazetarisë, por zakon i servilëve. Gazetarët e vërtetë nuk kërkojnë “pëlqim”, por n djekin të vërtetën — edhe kur ajo nuk u shkon për shtat pushtetarëve të radhës.
Por kur SPAK-u vendos të sillet si gjykatës, prokuror, polic dhe… redaktor përgjegjës i lajmeve, atëherë kemi një problem serioz. Dhe ky nuk është më problem për një gazetar, por për gjithë sistemin.

Altin Dumani, Doloresa Musabelliu dhe Behar Dibra e mbajtën veten për 8 muaj nën hetim, nën pretekstin e “nxjerrjes së sekretit hetimor”, ndërkohë që ishin në konflikt të pastër interesi – ku çdo jurist fillestar e di që në raste të tilla, dosja hetimore duhet t’i kalojë një prokurorie tjetër. Por jo. Ata jo vetëm që nuk ia kaluan një tjetër prokurorie, por pas 8 muajsh ia dorëzuan “kolegëve” të tyre, sërish brenda SPAK-ut. Duke “respektuar shkeljen” e ligjit me stil.

E çfarë ndodhi? Edhe pas 16 muajsh hetim, ende asnjë masë ndaj vetes, ndaj oficerëve të policisë gjyqësore, apo ndaj prokurorëve që patën në dorë dosjen. Asnjë përpjekje për të zbuluar “informatonin” e gazetarit Elton Qyno! Dhe më qesharakja? Askush nuk e di kush i nxori informacionet nga SPAK që Qyno i publikoi! Apo ndoshta të gjithë e dinë, por askush s’e thotë.

Ndërkohë, vetë SPAK pretendon se “po kërkonte burimin” e rrjedhjes së informacionit në mjetet e punës së gazetarit. Por në vend që të gjejë burimin, materialet e “zbuluara” në telefonat e gazetarit Qyno u futën në një dosje tjetër hetimore! Jo për të hetuar rrjedhjen, por për të ndëshkuar gazetarin. Rasti i paprecedent!

Po çfarë bëri Qyno që meritoi gjithë këtë ndëshkim? Publikoi biseda të siguruara përmes SKY ECC, po nga SPAK-u vetë – biseda që nxirrnin në shesh gënjeshtrat e Nuredin Dumanit, i ashtuquajturi “i penduar i artë”. Ajo që ai kishte deklaruar para prokurorëve nuk përputhej me atë që kishte thënë vetë në komunikimet e SKY. Në çdo vend normal, kjo do të ngjallte një hetim për dëshmitar të rremë. Në Shqipëri? Jo, këtu ndëshkohet gazetari që e nxori zbuluar. Pra, Qyno publikoi të vërtetën – dhe kjo ishte e papranueshme për prokurorët.

Dhe si u hakmorën? E futën Qynon për 8 orë në SPAK, me kontroll trupor, banese, makine, zyre, telefoni, kompjuteri i punës… madje kontrolluan edhe lodrat e fëmijëve. Të gjitha ia sekuestruan në emër të “dyshimit”, por qëllimi ishte i qartë: t’i mbyllnin gojën.

Ndërkohë, shoqatat e gazetarëve – që janë me tepricë në letra për projekte – zgjodhën heshtjen me zë të lartë. Përjashtim bëri vetëm Aleksandër Çipa, që u paraqit në Gjykatën Kushtetuese. Ndërsa pjesa tjetër e shoqatave dhe gazetarëve, të mbushura me diploma nderi dhe aktivitete sterile, u fshehën pas kolltukut të korrektësisë politike apo “sekretit profesional” të heshtjes individuale e institucionale.

Le të bëjmë një krahasim të vogël. Këtu në SHBA, kur u zbuluan biseda në grup ku flitej për sulme ushtarake, plane dhe lloje armësh – dhe mes pjesëmarrësve ishte edhe një reporter – askush nuk guxoi të hetonte gazetarin. Nuk iu sekuestrua telefoni, nuk u mbajt në izolim, nuk u demonizua publikisht. Sepse këtu e kuptojnë se gazetari nuk është armik i shtetit, por një hallkë kyçe në funksionimin e demokracisë.

Pushteti i katërt nuk ka nevojë për leje nga SPAK-u. Në fund të ditës, ky proces në Gjykatën Kushtetuese nuk është thjesht një çështje procedurale. Është testi që do të tregojë nëse drejtësia shqiptare është pjekur mjaftueshëm për të kuptuar kufijtë e vet. SPAK nuk është pushteti i tretë. As pushtet më vete. Dhe me siguri nuk është redaksia që vendos çfarë botohet e çfarë jo.

Media është pushteti i katërt. Dhe fjala e lirë nuk është një luks që ta jep një prokuror kur ka kohë të mirë. Është një e drejtë kushtetuese, që nuk varet nga dëshira e askujt – as nga SPAK, e as nga Altin Dumani dhe “ekspertët” e tij!

flamur vezaj elton qyno spak

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë