Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANË- Kontrollet e Bankës së Shqipërisë në bankat tregtare vitin e kaluar treguan nevojën për të forcuar kulturën e qeverisjes së mirë, duke siguruar përfshirjen aktive të këshillave drejtues në vendimmarrje.
Gjatë vitit 2024, janë mbuluar me ekzaminime një bankë sistemike dhe dy banka josistemike. Fokusi kryesor i ekzaminimeve ka qenë menaxhimi i rreziqeve, duke konsideruar me prioritet rrezikun e kredisë si rreziku me peshën më të lartë në profilin e bankave. Në këtë kuadër, janë vlerësuar në mënyrë kritike: ndarja e përshtatshme e përgjegjësive mes linjave të biznesit dhe funksioneve të kontrollit, sigurimi i efektivitetit të punës së tyre, mbikëqyrja rigoroze nga organet e larta drejtuese, etj.
Në lidhje me qeverisjen, Banka e Shqipërisë evidenton se, krahas përputhshmërisë me kërkesat ligjore e rregullatore, bankat duhet të sigurojnë edhe një kulturë të qëndrueshme për një zbatim cilësor të parimeve “të një qeverisjeje të mirë”.
Kjo kulturë nënkupton përfshirjen aktive të anëtarëve të organeve të larta drejtuese në hartimin dhe harmonizimin e dokumenteve për zhvillimin e biznesit dhe të atyre për ruajtjen e niveleve të pranueshme të ekspozimit ndaj rreziqeve, në masën që mund të përballohen nga kapitali i disponueshëm i bankës, etj.
Një vend të rëndësishëm ka zënë edhe trajtimi i rreziqeve operacionale të lidhura me zhvillimet e shpejta në kuadër të digjitalizimit dhe të ndërthurjes së sistemeve e teknologjive të ndryshme të përdorura gjatë aktivitetit të bankave.
Ndërkohë, gjatë vitit 2024, ekzaminimet e subjekteve jobanka dhe shoqërive të kursim-kreditit kanë mbuluar kategori të ndryshme të veprimtarisë, ku përfshihen subjekte të parasë elektronike të kredidhënies dhe mikrokredisë. Në fokus ka qenë modeli i biznesit, sistemet e qeverisjes, rreziku i kredisë, rreziqet e tregut dhe ato operacionale, saktësia e raportimeve në Bankën e Shqipërisë, transparenca me klientët dhe rreziku i pastrimit të parave.
Nga ekzaminimet evidentohet se aktiviteti i këtyre subjekteve gjeneron të ardhura të qëndrueshme, të cilat kanë mbështetur në vazhdimësi kapitalin. Në përgjithësi, kuadri i brendshëm organizativ dhe rregullator përputhet me madhësinë dhe kompleksitetin e subjekteve që kanë pozicion të konsoliduar në treg.
Ndërkohë, subjektet më të reja në treg, sidomos ato të parasë elektronike, shfaqin mangësi dhe nevoja për plotësime dhe përmirësime, në përputhje me nivelin aktual të veprimtarisë dhe parimet e një qeverisjeje të kujdesshme dhe në lidhje me saktësinë e raportimeve në Bankën e Shqipërisë, transparencën me klientët dhe parandalimin e pastrimit të parave.
Për shkeljet e evidentuara, Banka e Shqipërisë ka marrë masat përkatëse mbikëqyrëse, konkretisht: revokim licence për dy subjekte jobanka; pezullim aktiviteti për dy subjekte jobanka dhe për dy shoqëri kursim-kreditimi; gjobitje dhe dhënie vërejtjeje për administratorët për një bankë; tërheqje vëmendjeje për një zyrë këmbimi valutor; masë administrative (gjobë) për 12 zyra këmbimit valutor dhe revokim licence për një zyrë këmbimi valutor.
Në vijim të revokimit të licencave të dy subjekteve, MCA dhe Final, Banka e Shqipërisë shprehet se është bërë një punë voluminoze për adresimin e shqetësimeve të huamarrësve.
Në këtë kuadër, është vënë në dispozicion personel i dedikuar për të sqaruar huamarrësit mbi mënyrën e mbajtjes së marrëdhënieve me subjektet, mbi vijimësinë e detyrimeve të huave në kushtet e reja të krijuara, si dhe mbi kalimin e të dy subjekteve pranë Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara./ Monitor
TIRANË- Delegacioni i OSBE-ODIHR ka zhvillur ditën e sotme takime në SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme. Duke qenë se fush...
TIRANË- Delegacioni i OSBE-ODIHR që do të monitorojë zgjedhjet e 11 majit është fotografuar ditën e sotme para ambient...
LEZHË- Një sherr mes dy të rinjve ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Lezhes. Mësohet se dy të rinj janë konfli...
TIRANË- Një 60-vjeçar nga Elbasani, i cili prej vitesh është në një konflikt me komshiun e tij ka treguar detaje nga ngja...
TIRANË- Një urban i linjës së Unazës në Tiranë u përfshi nga flakët paraditen e sotme para Ministris&eu...
Foto ilustrese VLORË- Delfinët në Gjirin e Vlorës, shpeshherë 'zgjedhin' t'ua zbukurojnë udhëtimin turistëve t...
ITALI- Autoritetet italiane kanë zhvilluar mëngjesin e 10 prillit një megaoperacion antidrogë në zonën e Lombardisë. M...
TIRANË- Të paktën 78 kontrata që kanë objekte të ndryshme në përbërje të tyre kanë shfaqur probleme me ...
ITALI- Detaje të reja janë zbular nga hetuesit që po vijojnë kërkimet për vrasjen e 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula. N...
TIRANË- Pas një liste të gjatë ekzaminimesh të kryera në një klinikë private për vajzën e saj 10-vjeç...