Vendimi që ngre dyshime/ Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?
Për 4 puntata me radhë, që mbajnë datat 27 shkurt, 6 mars, 20 mars dhe 27 mars 2026, trajtuam dhe hodhëm dritë mbi historinë ...
Për 4 puntata me radhë, që mbajnë datat 27 shkurt, 6 mars, 20 mars dhe 27 mars 2026, trajtuam dhe hodhëm dritë mbi historinë ...
Në korrik të këtij viti, në media u raportua se “vila e partisë” në fshatin Mborje të Korçës ishte dj...
Një rrëmbim në mes të trazirave të vitit 1997, një garazh i kthyer në dhomë torture dhe një ekzekutim makabër ...
Historia nis më 19 gusht 2026, kur në internet publikohet një njoftim për punë nga shtëpia. Kompania që pretendohej se kë...
Tuneli i Skërficës, pjesë e aksit Kardhiq-Delvinë, është përballur me probleme të përsëritura me depërtim...
Nga Ermal Pashaj Quhem Ermal Pashaj dhe jam mjek, kirurg.Nëse nuk më keni parë në klinikë, apo spital mund të më keni par&eu...
Deputetja socialiste Ogerta Manastirliu rezulton me doktoraturë plagjiaturë. Punimi i saj me titull “Krahasimi i monitorimeve të mjedisit n...
Një unazë martese, një kapëse kartëmonedhash prej ari dhe 2 090 euro të përfituara nga një vjedhje me thyerje në Os...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik këtë të premte, ku një konflikt familjar ka përfunduar me dy të v...
Një qytetar denoncon pranë redaksisë së “Piranja News’ rrugën e re pranë spitalit të Lezhës, e cila duket se...
Avokati Sokol Tahiraj këtë të premte vendosi të thyejë bojkotin e avokatëve në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) lidhur me rastin e një nëne të burgosur.
Ai shprehet se rasti i Antoneta Malos nuk ishte një kërkesë për t’i shpëtuar ligjit apo përgjegjësisë penale, por një thirrje që drejtësia të zbatohet me proporcionalitet dhe përgjegjësi njerëzore.
Avokati shtoi se GJKKO ka pranuar shtyrjen e ekzekutimit të dënimit për gjashtë muaj. Sipas tij, ky zhvillim është i rëndësishëm, teksa theksoi se drejtësia nuk duhet të harrojë që fëmijët mund të mbajnë pasojat më të rënda të një vendimi.
Fjala e plotë e avokatit:
Rasti i Antoneta Malos ngre një pyetje që na prek të gjithëve: kur zbatimi i një vendimi penal prek drejtpërdrejt jetën e dy fëmijëve kaq të vegjël, a mjafton të zbatohet dënimi pa u shqyrtuar me kujdes pasojat për ta?
Antoneta Malo është nënë e dy fëmijëve, një vajze 3-vjeçare dhe një djali 1 vjeç e 3 muaj, i cili ka lindur para kohe dhe, sipas dokumentacionit të paraqitur, ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm nga e ëma.
Kjo nuk është kërkesë për t’i shpëtuar ligjit. Është kërkesë që ligji të zbatohet me drejtësi, proporcionalitet dhe përgjegjësi njerëzore.
Nenet 53 dhe 54 të Kushtetutës garantojnë mbrojtjen e familjes dhe mbrojtjen e veçantë të fëmijëve. Konventa për të Drejtat e Fëmijës kërkon që interesi më i lartë i tyre të jetë konsideratë parësore, ndërsa neni 476/1(c) i Kodit të Procedurës Penale lejon shtyrjen e ekzekutimit kur ai mund të sjellë pasoja të rënda për familjen.
Por çfarë vlere kanë këto garanci nëse interesi i fëmijës përmendet vetëm formalisht, pa u analizuar konkretisht shëndeti, zhvillimi dhe nevoja për kujdesin e nënës? A janë shqyrtuar realisht alternativat më pak kufizuese dhe pasojat që mund të ketë ndarja e menjëhershme për secilin fëmijë?
Askush nuk po kërkon që përgjegjësia penale të zhduket. Po kërkojmë që dy fëmijë, të cilët nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për veprimet e prindërve të tyre, të mos trajtohen si një pasojë e parëndësishme e vendimmarrjes gjyqësore.
Sipas raportimeve të sotme, GJKKO ka pranuar shtyrjen e ekzekutimit të dënimit për gjashtë muaj. Ky zhvillim është i rëndësishëm, por pyetja mbetet: a do të zbatohet i njëjti standard i kujdesshëm dhe i arsyetuar në çdo rast ku preken jeta dhe të drejtat e fëmijëve?
Drejtësia nuk duhet të jetë më pak e rreptë ndaj krimit. Ajo duhet të jetë më e kujdesshme ndaj pasojave që vendimet e saj sjellin për njerëzit.
Sepse kur flasim për drejtësi, nuk duhet të harrojmë kurrë fëmijët që nuk kanë zë në sallën e gjyqit, por që mund të mbajnë pasojat më të rënda të një vendimi.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të ketë tre anëtarë të rinj. Antoneta Sevdari, Afërdita Ndoj dhe Eloida Goxhi jan...
Policia greke ka sekuestruar rreth 36 kilogramë kanabis të papërpunuar gjatë një aksioni antidrogë në Janinë. Sipas me...
Vrasja e gjyqtarit të Apelit Tiranë, Astrit Kalaja, në datën 6 Tetor 2025 në sallën e gjyqin ka qënë e programuar 4 di...
Pavarësisht pritshmërive për një përfundim më të shpejtë të hekurudhës Tiranë – Durrës proje...
Leli Kaja, administratori i inceneratorit të Elbasanit, i arrestuar nga SPAK për korrupsion është liruar nga burgu duke u caktuar masa arr...
Në një reagim sqarues ndaj disa artikujve të publikuar në mediat e majta amerikane, Jared Kushner ka reaguar për projektin e zhvillim...
Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese ka vendosur shfuqizimin e vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, të dat&eu...
Tre persona janë arrestuar nga Policia në kuadër të operacionit të koduar “Detajet”, pasi dyshohet se kishin planifikuar ...
Një dosje e mbërritur nga autoritetet italiane ka vënë në lëvizje SPAKU-n e cila ka regjistruar një hetim të ri pë...
Email-e anonime me kërcënime për vendosjen e bombave kanë mbërritur edhe në gjykatat e Gjirokastrës, Fierit dhe Korç&e...