AKTUALITET

FMN: Bashkitë nuk mbulojnë dot shpenzimet, duhen taksa më të larta mbi pronat dhe të ardhurat

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Tetor 2026, 17:52

FMN: Bashkitë nuk mbulojnë dot shpenzimet, duhen taksa më të

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) rekomandon një reformë të thellë të sistemit të taksave dhe financimit të bashkive në Shqipëri, duke propozuar rishikimin e lehtësive fiskale për banesën e parë, rritjen e taksave për transferimin e pronës dhe mundësinë e vendosjes së një takse shtesë vendore mbi të ardhurat personale.

Rekomandimet përfshihen në raportin e asistencës teknike të FMN-së, të titulluar “Drejt një kuadri të qëndrueshëm dhe efikas të financimit të pushtetit vendor”, të përgatitur në qershor 2026 dhe të publikuar së fundmi.

Sipas raportit, modeli aktual i financimit të 61 bashkive shqiptare mbetet i fragmentuar, me të ardhura të pamjaftueshme nga burimet e veta dhe varësi të konsiderueshme nga transfertat e qeverisë qendrore.

Megjithëse pesha e të ardhurave të pushtetit vendor ndaj të ardhurave totale publike është rritur nga 9% në 14% gjatë dekadës së fundit, të ardhurat e veta të bashkive mbulojnë vetëm rreth gjysmën e shpenzimeve vendore.

FMN vlerëson se ky model kufizon autonominë financiare të bashkive dhe krijon pabarazi të konsiderueshme ndërmjet tyre, duke ndikuar në aftësinë për të financuar shërbimet publike dhe investimet infrastrukturore.

Rishikimi i lehtësive për banesën e parë dhe taksimi sipas vlerës së tregut

Një nga rekomandimet kryesore të FMN-së lidhet me reformimin e taksës mbi pasurinë e paluajtshme, e cila, sipas ekspertëve, duhet të shndërrohet në burimin kryesor dhe më të qëndrueshëm të financimit të bashkive.

Raporti kërkon përshpejtimin e kalimit drejt një sistemi taksimi të bazuar në vlerën aktuale të tregut të pronave, në vend të metodave ekzistuese të vlerësimit.

FMN evidenton se vlerësimi i veçuar i tokës dhe ndërtesës krijon fragmentim të panevojshëm të bazës tatimore dhe dyfishon mundësitë për kundërshtime dhe ankime nga tatimpaguesit.

Për këtë arsye, rekomandohet një metodologji e unifikuar për vlerësimin e pronës, e mbështetur në një regjistër të përditësuar vazhdimisht me çmimet reale të shitjes.

Një tjetër element i rëndësishëm është rishikimi i përjashtimeve dhe lehtësive aktuale fiskale.

FMN veçon konkretisht uljen prej 50% të vlerës së tatueshme për apartamentin e parë, duke argumentuar se kjo lehtësi ngushton bazën e taksimit dhe redukton potencialin e mbledhjes së të ardhurave.

Sipas ekspertëve, lehtësitë e përgjithshme duhet të zëvendësohen me mekanizma mbështetës të bazuar në gjendjen ekonomike të familjeve.

Për kategori në vështirësi financiare, si pensionistët dhe personat e papunë, FMN propozon mundësinë e shtyrjes së pagesës së taksës së pronës, në vend të aplikimit të zbritjeve të përgjithshme të vlerës së tatueshme.

Ky rekomandim synon zgjerimin e bazës tatimore, duke ruajtur njëkohësisht mekanizma mbrojtës për kategoritë që kanë vështirësi në përballimin e detyrimeve.

FMN propozon rritjen e taksave për transferimin e pronës

Një tjetër propozim me ndikim të mundshëm në tregun e pasurive të paluajtshme është rritja e normave të taksimit për transferimin e pronës.

Sipas FMN-së, përafrimi i këtyre normave me nivelet e krahasueshme të vendeve të Bashkimit Europian mund të krijojë të ardhura shtesë për bashkitë.

Ekspertët rekomandojnë që një masë e tillë të shoqërohet me forcimin e mekanizmave kundër shmangies së detyrimeve tatimore.

Raporti nuk përcakton një normë konkrete të re për Shqipërinë, por sugjeron që taksimi i transaksioneve të pasurive të paluajtshme të rishikohet në kuadër të reformës së përgjithshme të financave vendore.

Zbatimi i këtij rekomandimi mund të ndikojë në kostot fiskale të transaksioneve të pronës, në varësi të normave që do të miratoheshin dhe mënyrës së zbatimit.

Një taksë shtesë vendore mbi të ardhurat personale
FMN hedh gjithashtu për diskutim mundësinë e vendosjes, në periudhën afatmesme, të një shtese mbi tatimin mbi të ardhurat personale, e cila do të shërbente si burim financimi për pushtetin vendor.

Sipas raportit, kjo shtesë duhet të zbatohet brenda një intervali të kufizuar normash dhe të administrohet në mënyrë të centralizuar, ndërsa të ardhurat duhet t’u shpërndahen bashkive sipas vendbanimit të tatimpaguesve.

Megjithatë, FMN vendos një kusht të rëndësishëm për një reformë të tillë: eliminimin e regjimeve preferenciale të taksimit për personat fizikë tregtarë dhe kontraktorët e pavarur.

Ekspertët argumentojnë se harmonizimi i trajtimit tatimor dhe krijimi i një kuadri të koordinuar kombëtar janë parakushte për një sistem të qëndrueshëm të taksimit vendor.

Raporti nuk propozon një përqindje konkrete për këtë shtesë dhe as një afat të përcaktuar për hyrjen e saj në fuqi.

Taksa e ndikimit në infrastrukturë, FMN paralajmëron për varësinë nga ndërtimi

Një nga dobësitë kryesore të sistemit aktual, sipas FMN-së, është varësia e lartë e bashkive nga një numër i kufizuar taksash, veçanërisht nga taksa e ndikimit në infrastrukturë.

Kjo taksë, e lidhur me aktivitetin e ndërtimit, krijon të ardhura që mund të luhaten ndjeshëm sipas cikleve të zhvillimit të tregut të pasurive të paluajtshme.

Për rrjedhojë, bashkitë që sigurojnë një pjesë të konsiderueshme të financimit nga aktiviteti ndërtimor mund të përballen me vështirësi buxhetore në rast ngadalësimi të këtij sektori.

FMN rekomandon që taksa e ndikimit në infrastrukturë të ruhet në periudhën afatmesme, por pesha e saj në financat vendore të reduktohet gradualisht në favor të taksës periodike mbi pronën.

Në të njëjtën kohë, raporti kërkon që përdorimi i të ardhurave nga kjo taksë të lidhet më qartë me financimin e infrastrukturës që nevojitet si rezultat i zhvillimeve të reja.

Ekspertët rekomandojnë gjithashtu konsolidimin e tarifave të shumta vendore, të cilat aktualisht krijojnë një sistem të fragmentuar dhe jo gjithmonë transparent.

Transfertat nga qeveria, sistemi aktual nuk garanton barazi ndërmjet bashkive

Përveç reformës së taksave, FMN kërkon ndryshime edhe në mënyrën e shpërndarjes së fondeve nga buxheti i shtetit drejt pushtetit vendor.

Sipas raportit, sistemi aktual i transfertave nuk arrin të korrigjojë në mënyrë efektive pabarazitë financiare ndërmjet bashkive.

Granti i pakushtëzuar shpërndahet mbi bazën e një numri të kufizuar treguesish, të cilët nuk pasqyrojnë plotësisht nevojat reale për shpenzime dhe shërbime publike.

Ndërkohë, mekanizmi i barazimit fiskal është i kufizuar dhe mbështetet te të ardhurat e realizuara, në vend që të marrë parasysh kapacitetin real të secilës bashki për të mbledhur taksa.

Kjo mënyrë financimi, sipas ekspertëve, mund të dobësojë stimujt që bashkitë të përmirësojnë administrimin dhe mbledhjen e të ardhurave të veta.

FMN rekomandon një model të ri barazimi fiskal, të bazuar në potencialin tatimor të bashkive, ku një rol qendror duhet të ketë baza e taksimit të pasurisë së paluajtshme.

Njëkohësisht, kërkohet rishikimi i granteve sektoriale, të cilat konsiderohen tepër rigide dhe të bazuara në kritere të vjetruara.

Sipas raportit, shpërndarja e këtyre fondeve lidhet në mënyrë të theksuar me popullsinë, pa reflektuar mjaftueshëm ndryshimet në nevojat konkrete për shërbime.

Për këtë arsye, rekomandohet një zhvendosje graduale e burimeve drejt granteve të pakushtëzuara, duke u dhënë bashkive më shumë fleksibilitet në përdorimin e financimeve.

Një këshill fiskal për koordinimin e financave vendore
FMN sugjeron edhe krijimin ose forcimin e një mekanizmi të pavarur për koordinimin fiskal ndërmjet qeverisë qendrore dhe pushtetit vendor.

Ky mekanizëm, që mund të marrë formën e një këshilli apo komisioni fiskal, duhet të raportojë në Parlament dhe të ofrojë analiza të pavarura mbi ndarjen e kompetencave tatimore, nevojat për financim dhe shpërndarjen e burimeve ndërmjet niveleve të qeverisjes.

Qëllimi është krijimi i një sistemi më transparent dhe të parashikueshëm, ku përgjegjësitë e bashkive të shoqërohen me burime të mjaftueshme financiare.

Në vlerësimin përfundimtar, FMN thekson se decentralizimi administrativ në Shqipëri ka avancuar më shpejt sesa decentralizimi fiskal.

Megjithëse bashkitë kanë marrë më shumë përgjegjësi për ofrimin e shërbimeve publike, ato nuk kanë siguruar në të njëjtën masë burime të qëndrueshme financimi.

Rekomandimet e FMN-së synojnë të ndryshojnë këtë model, duke zhvendosur peshën e financimit vendor drejt taksimit të rregullt të pasurisë, përmirësimit të administrimit tatimor dhe një shpërndarjeje më të drejtë të transfertave shtetërore.

Megjithatë, një pjesë e masave të propozuara, veçanërisht rishikimi i lehtësive për banesën e parë, rritja e taksave për transferimin e pronës dhe vendosja e një shtese mbi tatimin personal, mund të sjellin detyrime fiskale shtesë për kategori të caktuara qytetarësh dhe biznesesh./ekofin.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje