Aksident në aksin Berat-Ura e Kuçit/ Automjeti përplas 40-vjeçarin me biçikletë
Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat-Ura e Kuçit, në fshatin Poshnje. Mësohet se n...
Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat-Ura e Kuçit, në fshatin Poshnje. Mësohet se n...
Cagliari dhe Juventusi e mbyllën ndeshjen mes tyre me barazimin 1-1, por pas fërshëllimës së fundit të arbitrit u regjistruan mo...
Presidenti amerikan Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, po shqyrtojnë mundësinë e shkarkimit të Kimberly Guilfoyle nga post...
Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhu...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë se po vijon sulmet, pavarësisht njoftimit për një armëpushim energjetik të...
Një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Pogragjë të Gjilanit, në Kosov&...
Presidenti ukrainasm Volodymyr Zelensky ka deklaruar se është i gatshëm të organizojë zgjedhje në Ukrainë nëse preside...
Një 58-vjeçar shqiptar është plagosur me thikë gjatë natës në Agia Galini, në zonën e Rethymnos, në i...
Vijon marshimi i protestuesve në protestën e 134-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Qytetarët marshojnë n&e...
Në moshën 63-vjeçare, Demi Moore duket se ka hyrë në një nga kapitujt më të lirë dhe më të qetë ...

Caktohet data kur Gjykata Supreme në Angli do të shqyrtojë apelin e kërkuar nga Shqipëria dhe sekretaria e shtetit për punët e brendshme Shabana Mahmood për të ekstraduar pesë të dyshuarit si të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.
Një zëdhënës i kësaj gjykate i konfirmoi gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se tashme është caktuar data 10 Mars 2027 për të shqyrtuar këtë apel.
Në dispozicion të përfaqësuesit të shtetit shqiptarë në këtë proces një prokuror anglez nga CPS dhe të avokatëve të të pesë të kërkuarve do të jetë një ditë e plotë gjyqi.
Palë këtë proces janë Edmond Haxhia, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman, Harry Simpson dhe Steven Hunt të shpallur në kërkim nga Prokuroria e Lezhës.
Gjyqtarët e Gjykatës Supreme Angleze do të duhet ti japim përgjigje pyetjes.
Kur nxjerr një urdhër ekstradimi në bazë të nenit 93 të Ligjit për Ekstradimin të vitit 2003, a duhet Sekretari i Shtetit për Departamentin e Punëve të Brendshme të identifikojë veprën penale të përcaktuar në kërkesën për ekstradim, për të cilën personi kërkohet të ndiqet penalisht?
Sipas pretendimeve, Edmond Haxhia shtetas shqiptarë me pasaportë britanike, Thomas Mithan, Harry Simpson, Harriet Bridgeman dhe Steven Hunt (“të paditurit”) kanë marrë pjesë në një plan që çoi në vdekjen e Adrian Nikulajt.
Ai u vra në Shqipëri pasi është qëlluar me armë zjarri nga Ruben Saraiva i gjetur fajtor për vrasje dhe dënuar me burg përjetë.
Republika e Shqipërisë i paraqiti Sekretarit të Shtetit kërkesa për ekstradim.
Në secilën kërkesë u cituan të njëjtat dispozita të Kodit Penal shqiptar: “Vrasja për shkak të gjakmarrjes”, sipas nenit 78/a, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, sipas nenit 278/1, në lidhje me përkufizimin e bashkëpunimit në kryerjen e veprës penale, sipas nenit 25 të Kodit Penal shqiptar.
Më pas, këto kërkesa për ekstradim u certifikuan nga Sekretari i Shtetit si të vlefshme, në përputhje me nenin 70 të Ligjit për Ekstradimin të vitit 2003 (“Ligji i vitit 2003”).
Gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjeve të ekstradimit, kërkesat e paraqitura nga qeveria shqiptare ndryshuan.
Në kohën kur Sekretari i Shtetit lëshoi certifikatat, kërkesat kishin si qëllim ekstradimin e secilit person për t’u ndjekur penalisht sipas neneve 78/a dhe 278/1 të Kodit Penal shqiptar.
Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të ekstradimit, kërkesat synonin ekstradimin e personave për t’u ndjekur penalisht për veprën penale të “Vrasjes me paramendim”, sipas nenit 78 të Kodit Penal shqiptar, në lidhje me nenin 25.
Gjyqtari i Gjykatës Westminster Magistrate Court (District Judge) arriti në përfundimin se secila çështje duhej t’i përcillej Sekretarit të Shtetit, në mënyrë që ky i fundit të vendoste nëse duhej të urdhëronte ekstradimin e personit përkatës, në bazë të nenit 93 të Ligjit të vitit 2003.
Sekretari i Shtetit urdhëroi ekstradimin e secilit person drejt Shqipërisë për akuzat e identifikuara në kërkesat për ekstradim.
Gjykata e Lartë (High Court) pranoi si apelimet, ashtu edhe kërkesat për shqyrtim gjyqësor, duke u mbështetur në mospërputhjen ndërmjet kërkesave për ekstradim, të cilat i referoheshin vetëm veprave penale sipas neneve 78/a dhe 278/1, në lidhje me nenin 25, dhe ekstradimit të urdhëruar më pas për vepra penale sipas nenit 78, në lidhje me nenin 25.
Urdhrat e ekstradimit u shfuqizuan.
Republika e Shqipërisë dhe Sekretari i Shtetit e apeluan këtë vendim në Gjykatën Supreme të Mbretërisë së Bashkuar e cila pranoi ta marrë rastin për shqyrtim.
Një aksident i pazakontë ndodhi rreth orës 01:00 të mëngjesit në Evosmos të Selanikut, kur një makinë përfun...
Policia e Tiranës ka marrë masa të posaçme për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë derbit mes Partizanit dhe Tiran&eum...
Aksi Elbasan-Peqin është kthyer në një burim aksidentesh, të cilat jo pak herë rezultojnë fatale. Banorët e zonës...
Kristian Ymeri, alias Shkambi Janë zbuluar fotot e dy personave të arrestuar nga policia e Lezhës si vrasës me pagesë, të cil...
Një 52-vjeçar, i dënuar në Shqipëri dy herë me nga 25 vjet burgim, për vrasjen e 3 shtetasve në Shkodër &e...
Tre vite pas arrestimit të Amant Josifit në Dubai, një dosje hetimore e ardhur nga Italia ka rikthyer në vëmendje aktivitetin e kompa...
Pas katër muajsh me thatësirë dhe temperatura të larta, durrsakët i pritën me kënaqësi reshjet e ditës së pr...
Shqipëria ka dënuar sulmin e fundit të grupit Huthi ndaj Arabisë Saudite, duke shprehur solidaritet me popullin dhe autoritetet saudite. N...
Një rast i organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit është zbuluar në Has, gjatë operacionit policor t&...
Në 29 nga 30 kontratat e punëve publike të audituara në Ministrinë e Bujqësisë dhe strukturat e saj, Kontrolli i Lartë...