U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës: Kallëzim për Presidentin!
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...

Rruga “Butrinti”, një nga arteriet kryesore të qytetit turistik të Sarandës, do t’i nënshtrohet rikualifikimit. Fondi Shqiptar i Zhvillimit, përmes një procedure prokurimi me fond limit prej 270 milionë lekësh (rreth 2.7 milionë euro), synon të kryejë një ndërhyrje të plotë në këtë rrugë me gjatësi 3.5 kilometra.
Sipas raportit teknik, rruga ekzistuese, mbi të cilën do të zbatohet projekti i rehabilitimit, është një rrugë urbane me gjerësi asfalti 8 metra, përfshirë dy korsi me dy drejtime lëvizjeje dhe një korsi parkimi. Rruga ka një trotuar pothuajse konstant, me gjerësi 2-3 metra, nën të cilin ndodhet infrastruktura inxhinierike nëntokësore.
“Rruga ka kuneta në të gjithë gjatësinë e saj, në të dy anët, të cilat janë amortizuar ndër vite dhe kanë nevojë të zëvendësohen. Nga ana tjetër, prania e trotuareve është pjesore — kryesisht përpara objekteve të ndërtuara — por me gjerësi të vogël dhe në disa segmente mungon krejtësisht. Asfalti është i konsumuar dhe i dëmtuar, për shkak edhe të qarkullimit të trafikut të rëndë që ka shërbyer për ndërtimet e reja në këtë zonë. Nga inspektimet në terren, konsulenti konstatoi se shtresat asfaltike duhet të zëvendësohen. Ndërkohë, muret e gurit që shoqërojnë rrugën përgjatë gjithë gjatësisë së saj duken në gjendje të mirë dhe nuk kanë nevojë për ndërhyrje strukturore. Një vlerësim më i detajuar do të kryhet në fazat e mëvonshme të projektit,” thuhet në raport.
Dokumenti thekson se rruga ka një gjatësi rreth 3,450 metra, nga rruga “Skënderbeu” deri te kanali i Çukës.
“Seksioni tërthor ka një gjerësi totale variabël, rreth 11 metra. Pjesa asfaltike e rrugës është 5 metra, me nga një korsi për secilin drejtim lëvizjeje (3 metra secila) dhe 2 metra hapësirë parkimi në segmentet ku është parashikuar. Pjerësia tërthore në të dy anët është 2.5%. Rruga do të ketë një korsi për secilin sens lëvizjeje, kuneta me gjerësi 0.5 metra dhe trotuar me gjerësi 2 metra në secilin krah, për kalimin e këmbësorëve.
Trotuari është projektuar me shtresë pllakash guri, të vendosura mbi 15 cm shtresë stabilizanti, përgjatë gjithë gjatësisë së rrugës. Ai do të ketë një gjerësi totale prej 3 metrash, me bordura fillestare dhe përfundimtare 15×30 cm.
Në anën e majtë, ku trotuari ekziston aktualisht, ai do të përfundojë me një bordurë anësore 15×30 cm, e cila do të ndërtohet mbi murin ekzistues të gurit, në rastet kur nuk ka ndërtesa.
Pemët ekzistuese do të ruhen në pozicionet e tyre dhe nuk duhet të dëmtohen. Gjatë ndërtimit të trotuarit, bordurat përreth pemëve do të konturohen nga vetë shtrimi me beton i trotuarit,” theksohet në raport./Monitor
Karabinierët gjetën 200 kilogramë kokainë në apartamentin e tij në Tor Vergata, Romë, një sasi që kap vlerën e...
Është duke u zhvilluar mbledhja e përbashkët e Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Administratën Publike me Komision...
Policia e Shtetit ka bërë me dije rrugët që do të bllokohen dhe planin e masave të marra për mbarëvajtjen e ndeshjes m...
Aldo (Elidon) Avdylaj, nipi i Astrit Avdylajt, u arrestua këtë të martë nga Forcat RENEA në një apartament në zonën e ...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar një tjetër kërkesë të Eria Agos, ish-e dashura e Safet Bajrit, e cila kërkon lirim nga qe...
Një 22-vjeçar u arrestua si bashkëpunëtor në vrasjen e dyfishtë në një kamping në Finikounda që ndodhi t&e...
Jetëgjatësia në mbarë botën është rritur duke u rikthyer në nivelin e periudhës para pandemisë së koron...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Ermir Ndreja, i cili kërkon masë më të butë sigurie se ajo e arrestit. Gj...
Një takim biznesi i zhvilluar në fshatin Katund i Ri mes disa emrave të botës së krimit në Shqipëri, ka çuar në...
Leonardo Landi, ish-oficer policie në Itali, aktualisht zyrtar i Europolit, ka zbuluar për gazetën britanike ‘Times’ se si po operon ...