Zjarri në landfillin e mbetjeve në Fushë-Krujë, tymi toksik mbulon zonën nga Kruja deri në Kamëz
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
TIRANË- Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin, pas mbylljes së muajit të madhërishëm të Ramazanit, një muaj agjërimi dhe sakrifice. Mëngjesin e sotëm mijëra besimtarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për të kryer ritet dhe faljen e madhe të Namazit.
Në Lushnjë, qindra besimtarë kanë falur Namazin në sheshin qendror të qytetit. Faljen e namazit e drejtoi imami i xhamisë Lushnjë Alban Puka. Pas faljes, Myftiu i Lushnjës Gramoz Blliku mbajti fjalën e rastit si dhe uroi besimtarët për begati paqe e lumturi në familjet e tyre.
Besimtarët myslimanë në Fier kanë falur në orën 7:30 të mëngjesit të sotëm Namazin e Fiter Bajramit në xhaminë e qytetit pas një muaji agjërimi. Ceremonisë së faljes i parapriu me fjalën e tij myftiu i Fierit Mikel Hazizolli, i cili përcolli mesazhin për më shumë respekt e dashuri ndaj njëri-tjetrit, dhe për më tepër besim duke e konsideruar njeriun si pasurinë më të madhe që ka krijuar Zoti.
Në Vlorë, njerëzit e kanë kryer faljen e Namazit në Pallatin e Sportit për shkak të restaurimit të Xhamisë së Plumbit. Ceremonia nisi me leximin e Kuranit, duke sjellë qetësi dhe reflektim te të pranishmit. Myftiu i Vlorës, Ardit Hoxhlleku, falenderoi në fjalimin e tij komunitetin për përkushtimin e tyre në këtë muaj të shenjtë.
Mijëra besimtarë msylimanë në Elbasan u mblodhën në sheshin “Gensher” për faljen e namazit. Ceremoninë e faljes e drejtoi Myftiu Agim Duka. Ai tha gjatë fjalës së tij se kjo festë simbolizon sakrificën ndaj Zotit, prandaj kërkohet më shumë dashuri midis njerëzve.
Në Shkodër, falja e Namazit u organizua në xhamitë e qytetit. Mesazhin e tij në festën e Fitër Bajramit, myftiu i Shkodrës e kishte për të rinjtë. Imam Muhamed Sytari kërkoi pendim të sinqertë tek Zoti. Ai tha se mëshira e Zotit është më e madhe se gjynahet tona. Myftiu i Shkodrës theksoi se duhet të parandalojmë të keqen në familjet dhe shoqëritë tona, si edhe kërkoi distancim nga haramet. Myftiu kishte një mesazh edhe për Gazën, ku tha se zullumi nuk e ka jetën e gjatë, pasi Zoti sheh gjithçka.
Beesimtarët myslimanë në Lezhë u mblodhën mëngjesin e sotëm në xhaminë e qytetit për të falur namazin e Fitër Bajramit, ndërsa rituali fetar u drejtua nga myftiu i Lezhës Sadetin Kotorri. Myftiu i Lezhës përcolli një mesazh të veçantë për besimtarët, duke theksuar rëndësinë e sakrificës, solidaritetit dhe mëshirës që përcjell muaji i shenjtë i ramazanit dhe Fiter Bajrami.
Ndërkohë, edhe besimtarët në Kukës falën Fiter Bajramin në dy xhamitë e qytetit. Besimtarët përcollën urimet e tyre në këtë ditë të shënuar, ndërsa myftiu i Kukësit Emirjon Vathaj përcolli mesazhe paqeje e solidariteti.
Në qytetin e Bulqizës qindra besimtarë myslimanë mëngjesin e sotëm kanë kryer gjithashtu ritin e faljes së Fiter Bajramit. Ceremonia u drejtua nga Myftiu i xhamisë së Bulqizës Sejdin Strazimiri. Në fjalën e tij Strazimiri u shpreh se “sot është dita në të cilën festojmë, dhe se nuk ka Zot tjetër veç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij”.
Kremtimi i Fiter Bajramit në Berat nisi në orën 06:10, me faljen e namazit nga mijëra besimtarë të cilët u bashkuan në pedonalen kryesore të qytetit për të kryer ritet e faljes, duke u lutur për më shumë paqe, mbarësi dhe begati për veten, familjet e tyre dhe për gjithë botën. Ritet e faljes u udhëhoqën nga myftiu i qytetit të Beratit, Bilbil Talla, i cili gjatë fjalës së tij theksoi rëndësinë e përkushtimit dhe sakrificës që besimtarët bënë gjatë muajit të Ramazanit.
Gjithashtu edhe në Korçë qindra besimtarë myslimanë u mblodhën për të falur namazin e festës së shenjtë të Fitër Bajramit. Ceremonia nisi rreth orës 07:30 minuta në sheshin e xhamisë Iljas Bej Mirahori dhe drejtua nga myftiu Ledian Cikalleshi i cili në këtë ditë të shenjtë uroi të gjithë besimtarët.
Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, dhe kështu në këtë mënyrë festojnë së bashku këtë festë.
foto ilustruese MIANMAR- Në menaxhimin e krizës humanitare, vëmendja gradualisht po zhvendoset në Mianmar, pasi shpresat për...
foto ilustruese TIRANË- Nga ora 02:00, e datës 30 mars, akrepat e orës kanë shkuar 60 minuta para. Kjo bën që të humbas...
foto ilustruese TIRANË- Qeveria vendosi dy referenca për efekt taksimi të hoteleve duke pasur parasysh dy periudha të ndryshme të ...
foto ilustruese TIRANË- Me rritjen e konkurrencës dhe sfidave në treg, bizneset po përballen me një nevojë në...
foto ilustruese TIRANË- Vijon moti të ngrohet gradualisht si pasojë e qarkullimi të masave ajrore më të ngrohta më orig...
aksidenti ELBASAN- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Sipas informacioneve, në aksident jan...
arjan konomi VLORË- Gazetari Arjan Konomi ka ndarë në rrjetet e tij sociale një video nga situata aktuale në fushën e mbetje...
foto ilustruese POGRADEC- Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në dalje të qyte...
Policia LEZHË - Një shpërthim me lëndë plasës është regjistruar këtë të shtunë në Lag...
foto ilustruese TIRANË- Gazetari Emirjon Senja ka ngritur sot alarmin lidhur me instalimin e pajisjeve "Deep Packet Inspection" (DPI) në kompanit...