Vrasja e Viktor Bardhit në Mirditë, kontrolle në 5 banesa të familjes Reçi
Me vendim të Gjykatës së Lezhës, forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle në pesë banesa të pjesëtarëv...
Me vendim të Gjykatës së Lezhës, forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle në pesë banesa të pjesëtarëv...
Pas pushimeve verore, deputetët rikthehen nesër në Kuvend, me nisjen e sesionit të ri parlamentar. Seanca e parë plenare e sesionit ...
Kombet e Bashkuara mbështesin çdo përpjekje për të organizuar bisedime midis Rusisë dhe Ukrainës, tha zëvendësz...
Gjatë një hulumtimi në Instagram, Facebook, Tik-Tok, dalin në pah se disa faqe si “DARKEAGLE.AL” “Black Daja”, &ld...
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat e fundit mbi situatën e zjarreve në vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë ...
Fitorja bindëse e partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), në zgjedhjet rajonale në Sak...
Vijon të jetë aktiv prej 24 orësh zjarri në kodrat e Bardhajve në Shkodër. Flakët e zjarrit po përhapen në zon&e...
Udhëtarët që hyjnë në Bashkimin Evropian mund të përballen me pritje më të gjata në kufi, pasi më 6 sht...
Një valë e re dhe e përgjakshme përleshjesh ka përfshirë Jemenin, ku mbi 300 persona raportohet se kanë humbur jetën d...
Ndryshimet klimatike mund të ndryshojnë ndjeshëm mënyrën se si Shqipëria prodhon energji elektrike gjatë dekadave të a...
Mediat italiane kanë zbuluar rolin e shqiptarit 33 vjeçar i cili u përfshi në vrasjen e 62 vjeçarit italian me origjinë turke, i cili rezulonte se ishte kunati i i bosit të mafias turke, i vrarë në Crotone më 31 janar 2005.
Shkaku nuk kishte të bënte me ndonjë aktivitet kriminal të mafias turke, por një video.
Hetuesit kanë rindërtuar të gjithë skemën e vrasjes së Hayati Aroyos, 62-vjeçarit italo-turk, i gjetur i karbonizuar më 23 korrik 2025 në një apartament në ‘Sesto San Giovanni’, në provincën e Milanos. Viktima u identifikua disa ditë më pas falë gjurmëve të gishtave dhe bashkëpunimit të autoritetit gjyqësor turk.
Sipas hetuesve autorët kishin frikë se viktima do të shpërndante një video intime. Policia, nën koordinimin e prokurorisë së Monzës, arrestuan tre persona: një burrë 38 vjeç dhe një grua 36 vjeçe (çift bashkëshortësh) dhe 33 vjeçarin shqiptar. Ata akuzohen për vrasje të rëndë, grabitje të rëndë, zjarrvënie dhe shkatërrim të kufomës.
Nga hetimet ka rezultuar se viktima ishte goditur me 30 thika. Më pas, autorët kanë tentuar të shkatërronin provat duke i vënë zjarrin trupit të pajetë dhe apartamentit ku ndodhi krimi.
Motivi?
Ata kishin frikë se Aroyo do të publikonte një video intime.
Autorët, banonin në të njëjtën zonë Busto Arsizio. Policia ka ndërtuar skemën e vrasjes dhe rolin e secilit në krim përmes analizës së kamerave të sigurisë, tabulateve telefonike dhe përgjimeve.
Të dyshuarit kanë deklaruar se 62 vjeçari zotëronte një video ku gruaja 36-vjeçare shfaqej në skena intime, dhe ekzistonte frika se ai mund ta publikonte. Megjithatë hetuesit ende nuk e kanë gjetur videon.
Me viktimën ishte caktuar një takim. Gruaja kishte hyrë në banesën e viktimës dhe kishte lënë derën hapur për shqiptarin i cili pasi ishte future në apartament kishte goditur viktimën gati 30 herë me thikë.
Ndërkohë burri i gruas qëndronte jashtë banesës dhe bënte roje.
Më pas trupi i pajetë i Aroyos ishte vendosur mbi shtrat dhe ishte spërkatur me zbardhues (klor) dhe kufomës i ishte vënë flaka që ishte përhapur më pas në të gjithë apartamentin.
Nga rindërtimi i ngjarjes ka rezultuar se gruaja, së bashku me persona të tjerë, kishte tentuar të përdorte kartat e kreditit të viktimës në disa salla bastesh dhe ambiente të tjera publike. Nga këtu ka nisur edhe pista e parë hetimore për agjentët e Policisë Kriminale të Milanos.
Nga apartamenti ku qëndronte Aroyo, tre autorët kishin marrë para, karta pagese, një tablet dhe një telefon celular, duke dyshuar se në pajisjet elektronike mund të ndodhej videoja intime.
Në telefonin e të riut me origjinë shqiptare, i sekuestruar nga agjentët e Policisë Kriminale në një tjetër operacion, u gjetën mesazhe të dërguara nga gruaja, ku ajo komentonte vrasjen duke thënë se nuk kishte pasur “as ndjesinë më të vogël”.
“Kisha frikë se mos ndjeja mëshirë, por jo. E shikoja vetëm për të kuptuar nëse do të ndjeja diçka, por asgjë,” shkruante 36-vjeçarja. Kjo bisedë është tashmë pjesë e dosjes hetimore.
Dy burrat janë dërguar në burgun e Busto Arsizio, ndërsa gruaja në burgun e Milanos, në pritje që masa e arrestit të konfirmohet nga gjykatësi i hetimeve paraprake./Il fatto quotidiano/
Prej fillimit të këtij viti, Shqipëria ka një kuadër të ri ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili n&eu...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Maliq, Korçë. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur...
Një aksident rrugor ndodhi mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Pogradecit. Makina tip ‘Mercedes Benz’, i drejtuar ng...
Në 28 shtator të vitit 2023, Prokuroria e Posaçme i komunikoi akuzën ish ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, duke e marr&eu...
Nesër, e dielë 21 shtator, do të mbahet në Tiranë një përkujtimore për aktivistin e ndjerë, Charlie Kirk. Kjo p&eum...
Personat që shihni në foto janë baba e bir që humbën jetën pasditen e sotme në aksidentin tragjik në aksin Shkodë...
Qëndrimi në liri pas dënimit me burg për përndjekjen e këngëtares Rozana Radi zgjati pak për një 28-...
Këto janë pamjet nga aksidenti tragjik ku humbën jetën baba e bir këtë të shtunë në aksin Shkodër-Hani Hotit...
Gjykata e Dibrës ka shpallur moskompetencën për hetimin e çështjes së vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra dhe ka vend...
Rëndohet bilanci i aksidentit të ndodhur këtë të shtunë në aksin Shkodër-Hani Hotit. Nga të dhënat e para m&e...