AKTUALITET

Gazeta gjermane: Air Albania drejt fundit, nuk i ka mbetur asnjë avion! Po përballet me padi dhe falimentim

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Shtator 2025, 07:27

Gazeta gjermane: Air Albania drejt fundit, nuk i ka mbetur asnjë avion! Po

Nga Martin Dichler, aeroTelegraph

Në fakt kushtet janë të mira: biznesi i fluturimeve drejt Shqipërisë ka lulëzuar prej vitesh, Wizz Air dhe Ryanair po shënojnë rritje të paparashikuara të pasagjerëve dhe aeroporti i Tiranës llogarit për vitin 2025 rreth dymbëdhjetë milionë udhëtarë. Kështu që ka shumë fitues nga ky ngritje ajrore në Shqipëri – por linja shtetërore Air Albania, ku është e përfshirë edhe Turkish Airlines, ka mbetur që nga themelimi i saj në vitin 2018 në mënyrë të qëndrueshme një humbëse.

Mbizotërimi i linjave low-cost dhe mungesa e mbështetjes nga shteti e çuan kompaninë në buzë të mbijetesës. Dhe pasi, më në fund, në pranverë të vitit 2025 u hapën brenda një kohe shumë të shkurtër linja drejt dymbëdhjetë destinacioneve, kjo rezultoi të ishte shumë: pas vetëm disa fluturimeve, shumica e rrugëve u pezulluan përsëri.

Boeing 737-800 fluturoi vetëm një muaj për Air Albania

Në javët e fundit, në mediat rajonale janë shtuar thashethemet për një fund të afërt të Air Albania. Shumë anulime fluturimesh, për shkak të pezullimit të destinacioneve të ofruara, si dhe raportimet për vonesa në pagesat e rrogave për punonjësit, i kanë ndezur edhe më shumë këto zëra. Boeing 737-800 me targa UR-SQO, e marrë me qira nga Sky Up në shkurt, fluturoi vetëm një muaj për Air Albania, para se linja ajrore ukrainase ta anulonte kontratën. Një aeroplan i dytë, i përgatitur për operim, nuk hyri fare në shërbim.

Sky Up ngre akuza të rënda ndaj Air Albania

Me kërkesë të aeroTELEGRAPH, Sky Up shpjegon: “Sipas kushteve të kontratës, kompania u zotua të vinte në dispozicion dy avionë për një periudhë dyvjeçare. Air Albania nuk i përmbushi detyrimet e saj kontraktuale në mënyrë sistematike, veçanërisht sa i përket disiplinës së pagesave”. Ka pasur vonesa në pagesat fillestare dhe ato të paradhënieve. Për më tepër, u bë e ditur se “Air Albania, në të njëjtën kohë, kishte nënshkruar një kontratë me një kompani tjetër ajrore – për të njëjtin program fluturimi që ishte parashikuar për avionët e Sky Up”.

Kompania ajrore ukrainase shpjegon më tej se, për shkak të kësaj, nuk arriti të realizonte projekte të tjera. “Ndërkohë që Air Albania përdorte avionë nga një partner tjetër, avionët e Sky Up mbetën në tokë, gjë që i shkaktoi kompanisë humbje të drejtpërdrejta financiare”. Sky Up nisi kështu procedurat ligjore, një padi u pranua dhe një seancë gjyqësore është caktuar për dhjetor 2025.

Raport për një tjetër padi ndaj Air Albania

Siç raportoi së fundmi portali CH Aviation mbi këtë çështje, kompania amerikane e leasing-ut Gat Aircraft and Engine Leasing Limited (GA Telesis) ka paraqitur një tjetër padi ndaj Air Albania si e paditura e parë, dhe Turkish Airlines si e paditura e dytë, në Gjykatën e Lartë të Anglisë dhe Uellsit, për shkelje të dyshuar të kontratave të leasing-ut për dy Airbus A320 që më parë operoheshin. Sipas raportimeve, kompania ajrore shqiptare në mars 2025 ndërpreu pagesën e kësteve të leasing-ut për avionët me regjistrim ZA-ASM dhe ZA-MMK. GA Telesis pretendon gjithashtu se Air Albania nuk i ka përmbushur detyrimet edhe ndaj palëve të tjera, përfshirë Eurocontrol. Për këtë arsye, kompania i ndërpreu kontratat.

Air Albania fluturon me avionë nga Fly 2 Sky dhe Dan Air

Aktualisht, Air Albania nuk operon asnjë avion të vetin, por vazhdon të përdorë avionë të marrë me qira në formën e dy A320-200, nga Fly 2 Sky (LZ-FSA) dhe Dan Air (YR-DSE), në rrjetin e saj të mbetur të fluturimeve drejt Stambollit, Ankarasë, Bolonjës, Milanos dhe Veronës. Në një kërkesë nga aeroTELEGRAPH për komente mbi thashethemet dhe akuzat, kompania nuk dha përgjigje.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan