
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu pasditen e sotme një garazh makinash në Spitallë të Durrësit, ku për pasojë disa automjete u shkrumbuan. Asgjë nuk dihet për shkaqet e zjarrit, nëse ka qenë diçka aksidentale apo një ngjarje e paramenduar. Megjithatë banorë të zonës kanë treguar për redaksinë tonë se zjarrfikësja ka mbërritur me vonesë.
Fillimisht ata njoftuan policinë, e cila nuk i hapte telefonin: “Unë kam marrë në telefon Policinë e Shtetit dhe nuk mu përgjigj. Pas disa telefonatash më në fund e hapën dhe më lanë në pritje nuk më përgjigjej asnjë. Në fund më thanë që janë Policia dhe duhet të marrësh zjarrfikësen,” shprehet një dëshmitar.
Më flakët që po kalonin nga njëra makinë te tjetra, qytetarët njoftuan zjarrfikësen e cila u vonua për shkak se mungonte shoferi dhe kishte shumë trafik.
“Zjarrfikësja erdhi me vonesë me justifikimin se nuk kishin shofer dhe kishte trafik. Makinat u dogjën se unë kam pamje. Por mund të kishte njerëz brenda makinave, e do digjeshin gjallë për zjarrfikësit tonë,” shton denoncuesi.
Njoftimi:
Durrës/Informacion paraprak
Në lagjen nr. 15, Durrës, dyshohet se si pasojë e një defekti në motor, ka rënë zjarr në një kamionçinë të parkuar, në pronësi të shtetasit N. Ç.
Për pasojë, është djegur edhe automjeti në pronësi të shtetasit R. M., si dhe pjesërisht automjeti në pronësi të shtetasit O. Ç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
19 Shtator19:16
VIDEO/ Shkrumbohen disa automjete në një parking në Durrës, policia jep detaje për shkakun
Tre automjete u shkrumbuan nga zjarri teksa ishin të parkuara në një ndërtesë karabina në Durrës.
Policia tha se shkak ë...
AKTUALITET
19 Shtator18:51
“Vijnë na takojnë kriminelët”, vëllait të Nuredin Dumanit i hiqet mbrojtja si dëshmitar, familja kërkon azil jashtë vendit
Fitim Dumani, vëllai i vogël i vrasësit me pagesë Nuredin Dumani, përjashtohet nga programi i mbrojtjes së dëshmitarëve....
AKTUALITET
19 Shtator18:48
I priti me padurim pushimet në Shqipëri/ Holandezi: Nuk shkel më kurrë atje!
Perry Beenen dhe familja e tij po e prisnin me padurim pushimin në Shqipëri. Muajin e kaluar, familja nga Veldhoveni më në fund e realizoi a...
AKTUALITET
19 Shtator18:13
Flakë në Durrës! Digjen 4 automjete, rrezik edhe për banorët e një ndërtese
Katër Makina janë përfshirë nga flakët mbasditen e sotme në Spitallë të Durrësit. Siç shihet n&eum...
AKTUALITET
19 Shtator17:46
Zjarr në garazhin e një pallati në Yzberisht
Një zjarr ka përfshirë garazhin e një pallati në zonën e Yzberishit, duke shkaktuar panik mes banorëve.
Sipas qytetarë...
AKTUALITET
19 Shtator17:12
Dosja "Buka"/ Arben Ahmetaj akuzon SPAK: Do t'i tregoj kujtdo se çfarë presioni politik, familjar po mbaj mbi supe
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka shpërndarë sot për mediat një e-mail shoqëruar me dokumente, ku denoncon atë që e quan...
AKTUALITET
19 Shtator17:06
Në kërkim për drogë, arrestohet 37-vjeçari në Kapshticë, dy të tjerë hetohen për kontrabandë dhe dokumente false
Tre persona janë ndaluar nga Policia Kufitare në Kapshticë për 3 vepra të ndryshme penale. Policia njofton se një 37-vjeç...
AKTUALITET
19 Shtator16:41
Aksidentet në minierat e Bulqizës nuk kanë të sosur, plagoset një 50 vjeçar
Një minator 50-vjeçar u aksidentua ditën e djeshme gjatë punës në një nga galeritë e kompanisë Albchrome në ...
AKTUALITET
19 Shtator16:38
Ismaili dhe Migjeni zhduken pa nam e nishan/ Air Albanias i humbet "vula", përfundon me avionë pa logo
Ismaili, Migjeni, Naimi, avionët të cilët dikur mbanin flamurin shqiptar të stampuar në trupin e tyre, janë zhdukur pa nam e nis...
AKTUALITET
19 Shtator16:31
Altin Dumani rendit problematikat e SPAK: Mungesë të theksuar stafi dhe infrastrukture
Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani vuri theksin e llogaridhënia p&...