Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Gazetari Osman Stafa ka bërë një tjetër denoncim të fortë ditën e sotme për onkologjikun.
Në dokumentin e publikuar nga ai, vihet re ankesa e 10 mjekëve specializantë, të cilët i kanë drejtuar ankesë drejtorit të kohës në QSUT, Enkel Joti.
Në ankesë thuhej se biopsitë që vinin në laborator, futeshin 4 javë me vonesë në proçes.
''Ky akt shkon përtej çdo gjëje dhe është ç’njerëzor,'' shkruan gazetari Stafa në postimin e tij.
Më tej ai ngre dhe pyetje nëse ka filluar apo jo një hetim për këtë çështje dhe kush mban përgjegjësi nëse ankesa e mjekëve specializantë është e vërtetë.
Stafa shkruan ndër të tjera se ky mund të jetë skandali më frikshëm i QSUT-së.
Postimi i plotë
Nëse ky pretendim rezulton i vërtetë, është skandali më i frikshëm i QSUT-së.
2019!
10 mjekë e specializantë të Shërbimit të Anatomi Patologjisë në QSUT, (vendi ku bëhen biopsitë) i kanë dërguar një ankesë Drejtorit të QSUT-së së kohës Enkel Jotit dhe Ministrit të Shëndetësisë së kohës Ogerta Manastirliut.
Ndër shumë deklarime, pretendimi se biopsitë që vijnë në laborator futen 4 javë me vonesë në proçes, është dëshmia më e frikshme e pretenduar. Dhe kjo sipas tyre bëhej me urdhër të Shefes së Anatomi Patologjisë, Majlinda Ikonomi.
Nëse ky pretendim është i vërtetë, kemi të bëjmë me veprime ç'njerëzore, jo më krime, pasi vonesa e biopsive 1 muaj se kështu e ka kërkuar titullarja, dhe vonesa e proçesit të punës, prej gati 2 javësh, e çon vonesën e biopsisë në 1 muaj e gjys. A është e vërtetë kjo?
A ka kryer QSUT ndonjë hetim?
Po Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka kryer ndonjë investigim të brendshëm për të kërkuar cila është e vërteta?
Po ish-ministrja Albana Koçiu, kreu ndonjë hetim?
Po mimistrja aktuale, Evis Sala, do kryej ndonjë hetim?
A po gënjejnë 10 mjekët e specializantët e shërbimit, apo po thonë të vërtetën?
Ky pretendim i tyre nëse është i vërtetë, është e frikshme me çfarë janë përballur pacientët që prisnin të kuptonin, kishin kancer apo jo?
Dhe nëse po, kanë humbur kohë të vyet, në betejën e tyre për të mposhtur këtë sëmundje!
10 personat punonjës të atij shërbimi, që kanë firmosur këtë shkresë, mbajnë përgjegjësi për çfarë kanë deklaruar, dhe në një vend normal, ata duhet të thirren nga Prokuroria, për të dhënë dëshmitë e tyre. Këtu nuk kemi të bëjmë më me neglizhencë!
SPAK ka njoftuar se ka nisur një procedim penal lidhur me abuzimet me fondet e programit IPARD II, i cili financohet nga Bashkimi Europian për t&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar ndaj raportit të OSBE-ODIHR të publikuar të martën, në lidhje me zgjedh...
Policia e Tiranës ka arrestuar një 51-vjeçar, Ronald Lace, i cili akuzohet për plagosje me thikë gjatë një konflikti p&eu...
Oltion Shehu, është arrestuar, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzën e kultivimit të bimëve ...
Policia e Beratit ka vënë në pranga një 49-vjeçar, Armando Pjetri, i dënuar në Itali me 29 vite burg për trafik t&eu...
Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta gjatë natës kanë shkaktuar bllokimin e rrugës së Rusit në qytetin e Shko...
SPAK ka mbyllur hetimet për kryebashkiakun socialist Kristian Shkreli dhe ka bërë kërkesë në GJKKO për kalim...
Turistë polakë në Shqipëri, të cilëve pushimi iu kthye në stres nga zhurmat iu drejtuan gjykatave në Poloni për z...
Reshjet e shiut që kanë vazhduar gjatë natës kanë shkaktuar probleme në rrugën Burrel–Skuraj. Në disa segmente t...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Bubq. Policia njofton se një 32-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit...