AKTUALITET

Gazi i skaduar në protestën kombëtare/ Thanasi: Më i rrezikshëm se ai brenda afatit, u përdor në Kili dhe u soll tek ne!

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Janar 2026, 09:26

Gazi i skaduar në protestën kombëtare/ Thanasi: Më i

Përdorimi i gazit lotsjellës të skaduar nga Policia e Shtetit, një veprim që sipas ekspertëve përbën një rrezik të shtuar për shëndetin e qytetarëve, fsheh pas vetes një histori komplekse importi me lidhje të dyshimta ndërkombëtare.

I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, gazetari Gjergj Thanasi shprehet se bëhet fjalë për gaz lotsjellës të tipit CS, i prodhuar nga kompania italiane "Simad SPA", me seli në Oricola.

Sipas tij, gazi lotsjellës i skaduar, si ai që u përdor në protestën kombëtare të opozitës më 24 janar, është më i rrezikshëm se ai brenda afatit, pasi përbërësit e tij kimikë dekompozohen duke u shndërruar në substanca më toksike.

Importimi i materialeve të tilla kërkon një sërë procedurash strikte burokratike, ku sipas Thanasit, në Shqipëri, leja duhet të merret nga Autoriteti Shtetëror i Kontrollit të Eksporteve (AKSHE), ndërsa në Itali, pala eksportuese duhet të marrë licencë nga autoriteti homolog (UAMA).

Çështja bëhet edhe më problematike kur mësohet se në kohën e këtij importi, oficeri ndërlidhës në ambasadën italiane në Tiranë ishte doktor Gava, një figurë me një të kaluar kontroverse. Gava, theksoi ndër të tjera gazetari Thanasi, është dënuar në Itali me 3 vjet e 8 muaj burg për veprimet e tij gjatë protestave të G8 në Xhenova, megjithëse i shpëtoi burgut falë një amnistie.

 Gjatë shërbimit të tij në Tiranë, ai dyshohet se ka ndërmarrë veprime kundër opozitës shqiptare, duke shkelur kështu Konventën e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike. Kjo lidhje ngre pikëpyetje serioze mbi natyrën e këtij importi dhe rolin e zyrtarëve të huaj. Skandali i gazit të skaduar tejkalon çështjen e sigurisë së protestuesve, duke u kthyer në një hetim mbi transparencën, ligjshmërinë dhe lidhjet e dyshimta ndërkombëtare të Policisë së Shtetit.

Deklarata:

"Gazi lotsjellës bën pjesë në ato që quhen inkapacitetin, domethënë paaftësuese, në komunizëm quheshin ngacmuese, lëndë helmuese luftarake ngacmuese. Është CS-ja, është CN-ja, është BZ-ja, janë emra gazesh. Kjo ishte CS, është më i kollajti, është policor, përdoret jo në botën, domethënë demonstrata nga Argjentina në Japoni përdoret e nga Kanadaja në Australi, kështu që nuk ka ndonjë gjë. Problemi është që në këtë shtetin tonë, policia ka bërë një palaçollik të madh. Ka përdorur të skaduar. Pyet një kimist, që marrin vesh se ka njerëz ende tek tuk në Shqipëri kimist që merr vesh. Ai i skaduari është më i rrezikshëm se i paskaduari.

Ka prova në Kili, janë 12 vetë që janë qorruar nga sytë, se është përdorur një gaz i tillë, nga policia, nga karabinieria e Kilit, jo nga policia. Pra, kemi prova, ka viktima që janë verbuar plotësisht. Janë verbuar. Po bëhet nami nëpër botë se roja revolucionare në Iran i gjuan te sytë dhe i verbon ca demonstruesit. Po më fal, po kjo në Kili, po kjo. Nga e dimë ne që nesër, ky gaz nuk do të shkaktojë të njëjtat pasoja, se CS është, e njëjta formulë kimike është. Nuk ka rëndësi e ke prodhuar në Itali, në Serbi apo në Australi. Pra, ai kur kalon datën e skadencës, ato përbërësit kimikë të tij, krijojnë probleme. Po historia e këtij gazi, pse policia e shtetit ka gaz të skaduar?

U importua nga Italia. Tani kjo është e rëndësishme, është i provuar dhe kompania Simad SPA, në një qytezë e ka fabrikën kjo, Oricola, është e themeluar në vitin 1971. Ky lloj gazi te ato, terminologjia italiane, kjo kompania që e prodhon këtë lloj gazi për, për fiskun italian, për zyrën e tatimeve italiane, ka kodin C A G E A 3846. Jo, është e rëndësishme se i bihet telefonit, verifikohet, mos më beso mua. Dhe ky është 35 mm, prodhon edhe 40-she ajo fishekë 40-she me gaz. Problemi është që ky gaz nuk është importuar në janar kur u bënë demonstratat e, sepse nuk ishte prodhuar ende. Është importuar më vonë. Duhet parë, sepse shteti italian, njëlloj si shteti shqiptar, ka burokraci. Që të importosh gaz dhe shumë gjëra të tjera, do kalosh te A K SH E-ja, Autoriteti Shtetëror i Kontrollit të Eksporteve. Pra për armët, municionet, lëndët plasëse, radioaktive, me përdorim të dyfishtë. Këto janë municione kimike policore. Pra, do marrësh leje aty për ta importuar.

Italia vetë, që ta eksportojë në Itali, duhet të t'i drejtohesh, ku e kam? Ah, Autoritetit Kombëtar U A M A. U A M A. Pra, duhet liçencë nga UAMA-ja italiane. Leje nga Autoriteti Shtetëror i Kontrollit të Eksporteve Shqiptar. Mbas tej, italiani nuk ta jep ty pa i dorëzuar End User Certificate, çertifikatën e përdorimit fundor. Kush e ka firmosur këtë certifikatë apo e ka futur ilegalçe? Se policia jonë bën edhe nga këto punë ëh. Domethënë ka, ka nja tre polici shteti ke ne, legalja, ilegalja, gjysëm legalja. Këtu është detyrë e opozitës. Do vija bast që ka ardhur e, e skaduar. Pra përtej afatit të skadencës, ka ardhur mbas vitit 2023 këtu, se afatin ajo e kishte në 2023-shin. Pra ka ardhur mbas 2023-shit. E kuptoj. Dhe çuditërisht, në atë kohë, në ambasadën italiane, oficer kontakti ose adeto, domethënë, ëh, përgjegjës policor, adeto di polizia, ishte doktor Gava.

Ky është një figurë shumë interesante, është dënuar me tre vjet e tetë muaj burg sepse ka shkelur ligjin në mënyrë flagrante gjatë protestave në Xhenova. Në Xhenovë, dhe çuditërisht ky qenka specialist për protesta. Aty ka falsifikuar provat e të tjera e të tjera.  Nuk bëri burg se ishte një dekret zbuta kaçeri, pra këto që ishin nën katër vjet nuk bëheshin burg. Dhe u rikthye në policinë e shtetit në Itali, polici rrugore, që ndryshe nga ne nuk është e preferuar atje se ato s'morën ryshfet si policët tanë rrugorë. Pastaj na erdhi në Tiranë, em polic, em diplomat. Ky disa herë ka bërë veprime anti-PD që ia ndalon, anti-opozitë për të qenë më i saktë, që ia ndalon edhe konventa e Vjenës e prillit të vitit 1961. Si shpërblim, ky drejtori i policisë që ia kanë sekuestruar telefonin, i dha një çertifikatë, ai medalje kur do ikte para nja tre muajsh. Nuk përjashtohet, në këtë vend gënjejnë shumë njerëz."

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?