Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale nga Genard Hajdini, ku shfaqej motra e tij Sonida gjysmë e zhveshur, shkaktuan reagime të forta në opinionin publik dhe ngritën shqetësime serioze për gjendjen e saj. Videoja, e cila u përhap me shpejtësi në rrjet, nxiti thirrje të menjëhershme për ndërhyrjen e institucioneve përkatëse.
Pas publikimit të pamjeve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale reagoi zyrtarisht, duke bërë të ditur se strukturat sociale të Njësisë Administrative nr. 2, në bashkëpunim me mjekët e Qendrës Shëndetësore dhe Policinë e Shtetit, ndërhynë për të vlerësuar nga afër gjendjen shëndetësore dhe psikologjike të Sonida Hajdinit.
Autoritetet shëndetësore konfirmuan gjithashtu se Sonida Hajdini ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, duke sqaruar se ajo kishte qenë më parë e shtruar në Spitalin e Shëndetit Mendor dhe më pas ishte lënë për trajtim ambulator.
Aktualisht, si Sonida ashtu edhe vëllai i saj, Genard Hajdini, ndodhen të shtruar në spitalin psikiatrik të Tiranës, ku po marrin trajtim më të specializuar. Ndërkohë, institucionet përkatëse pritet të hartojnë një plan masash për monitorimin e vazhdueshëm të të dyve, me qëllim garantimin e kujdesit dhe mbrojtjes së tyre.
Reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
Pas publikimit në faqen e Instagram-it të shtetasit G.H., ku shfaqej në mënyrë të papërshtatshme motra e tij, shtetasja S.H., menjëherë nga strukturat sociale vendore të Njësisë Administrative nr. 2, së bashku me stafin mjekësor të Qendrës Shëndetësore nr. 1 dhe oficerët e policisë të Komisariatit nr. 1, u bë vlerësimi i gjendjes së shtetases S.H.
Gjatë intervistimit, u shpreh se videoja kishte si qëllim ndjekjen virale të vetë personazhit dhe jo elementë dhune apo qëllime dashakeqësie. Videoja është fshirë nga vetë G.H., pas urdhrit të menjëhershëm të policisë.
Strukturat shëndetësore bënë gjithashtu të mundur edhe injektimin e medikamenteve shëndetësore, pasi nga qëndrimi para dy javësh në Spitalin e Shëndetit Mendor në Tiranë, ishte lënë përgjegjësi për trajtim ambulator, i cili ofrohej nga një kujdestare e vendosur nga të afërmit e dy personave.
Aktualisht, ata ndodhen të shtruar për një shërbim më të specializuar mjekësor në spitalin psikiatrik të Tiranës, ndërsa nga ana e organeve kompetente materialet janë referuar në prokurori, sipas edhe rekomandimit tonë.
Struktura e NJNVR-së së Njësisë nr. 2, së bashku me Drejtorinë e Mbrojtjes Sociale në Bashkinë e Tiranës dhe Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror të Qarkut Tiranë, do të mblidhen për hartimin e planit të masave për monitorimin e vazhdueshëm të dy personave me lidhje gjaku (motër dhe vëlla), ku do të kërkohet edhe mbështetje nga organet kompetente për hetime të mëtejshme, për shkak të dyshimit për konsumimin e veprës penale të shfrytëzimit të një personi me aftësi ndryshe.
Pezullimi i Belinda Ballukut, nga posti i zv/kryeministres dhe ministres, është pritur me festë në paraburgimin e Durrësit, aty ku nd...
Një fëmijë 4-vjeçar në Vlorë ka ndërruar jetë ditën e premte pasi ishte paraqitur pa shenja...
Pas 29 ditësh që rezultonte i zhdukur, është gjetur trupi i jetë i 30-vjeçarit Jurgen Karaj nga fshati Fullqet i Klosit. Trupi...
Një udhëtim shëndetësor që kishte si qëllim humbjen e peshës përfundoi tragjikisht për Massimo Ferro, 54 vje&cced...
Inxhinieri Azmer Duleviç, ka denoncuar një rast ku pumimet elektrike të pallatit janë kryer pa standarte, dhe në mënyrë t...
Janë mbyllur sot kërkimet me gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili dyshohet se është marrë nga rrjed...
Procesi gjyqësor për vrasjen e Ardit Spahiut, ngjarje e ndodhur më 27 nëntor 2020 në Molenbeek, vijon në Gjykatën e Krimeve...
“Xhesika jeton përgjithmonë në zemrat tona”, “Na mungon tashmë.” “Ti shkëlqen dhe do të shkë...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq tre pers...
I riu nga Shkodra, i cili një ditë më parë nën kërcënimin e thikës tentoi të kryente dy grabitje, filialin e post...