
Gazetari Genc Burimi, në një analizë të zgjeruar mbi zgjedhjet e fundit në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, u shpreh se votuesit nuk i bojkotuan thjesht për arsye politike, por si formë proteste ndaj sistemit zgjedhor dhe mungesës së reformave reale. Ai argumenton se pjesëmarrja e ulët është pasojë e një “memorie kolektive” të elektoratit, që mban mend padrejtësitë e mëparshme, ndërsa sistemi aktual nuk ofron as garanci për zgjedhje të ndershme, as fuqi reale për pushtetin vendor. Sipas Burimit, zgjedhjet ishin “një farsë e përsëritur”, që kërkon një tronditje të thellë të sistemit për të rikthyer besimin qytetar në procesin demokratik.
Genc Burimi: Po sigurisht, shiko, në radhë të parë njëherë, analiza, analiza e parë duhet të kërkohet nga ata që ishin në terren dhe që humbën. Ata besoj janë shumë më afër sesa ne të terrenit, për të parë, për të kuptuar çfarë ndodhi. Shiko, Flavio, nuk e di, kemi qenë bashkë apo jo, por unë kam qenë kundra mbajtjes së këtyre zgjedhjeve. Në përgjithësi. Këto zgjedhje në radhë të parë dhe njëherë, janë një protestë kundra sistemit, përpara se të shkojmë te qeverisja e PS-së, sigurisht apo dhe te, domethënë ata që nuk shkuan, janë të PD-së, sigurisht. Megjithëse ka fituar PD-ja. Pra është kundra sistemit elektoral të dyja komponentët. Edhe në komponentin e vjedhjes së zgjedhjeve, dhe unë këtë s'do ta jap për nëntorin, si mund të hysh në një zgjedhje, kur ndeshja e mëparshme t’u vodh 5-0. Domethënë kishe dhe arbitrinn, kishe dhe VAR-in, kishte dhe gjithçka me vete. Pra përpara se të korrigjohej ajo gjë, s'mund të shkoje prapë në një farsë të re. Dhe këtë elektorati e mban në atë memorien cerebrale, atë që ndodhi. Asgjë s'ndryshoi, asgjë nuk u ndërmor si reformë. Të njëjtat shkaqe do të çojnë në të njëjtat pasoja, kështu që kjo ishte për mendimin tim, freni i parë i votuesve. Freni i dytë i votuesve, ishte një, unë nga këta të pestë të pavarurit që morën pjesë në zgjedhje, tre apo katër, i ktheva intervistuar në kuadrin e një grupi gazetarësh.
Dhe të gjithëve u bëhej e njëjta pyetje dhe ishin pak shah mat. Dhe këtë besoj se elektorati është më i zgjuar se neve që jemi domosdoshmërisht larg këtyre zonave. Është se sistemi elektoral është i tillë që edhe po të fitojë ky që përfaqëson opozitën, çfarë do fitonte?
Ai do kishte prapë gjithmonë një këshill bashkiak të mazhorancës. Pra duhet një shkundje e sistemit elektoral, jo vetëm që të evitohet vjedhja. Po ç'kuptim ka kjo? Ku ka zgjedhje të tilla, të bëhen zgjedhje të përgjithshme të pjesshme? Domethënë, të rizgjidhet edhe këshilli bashkiak, edhe kryetari. Po ç'kuptim ka një kryetar? Do të bëjmë një koabitacionin francez, në sistem lokal në provincë? A e kupton ti si apo jo? Domethënë, ty buxhetin ta bën këshilli, ligjet ti bën këshilli. Çfarë do bënte ai kryetar bashkie? Pse s'e kupton ky që voton? Pse s'e votoi ai? Së treti. Ky rezultat është kjo, ky abstenim është, është një sjellje revolte ndaj vjedhjes pa fund të kompetencave që po i bëhet pushtetit vendor nga ai qendror. Çfarë besimi do kesh ti në një pushtet lokal kur e pamë Ramën pas pushimeve, se si veproi në Vlorë, ai fitohet.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
10 Nëntor10:05
Përfaqësuesi grek u shokua/ Nga tenderat e manipuluar te pikëpyetjet mbi cilësinë e faturat fiktive, ‘gropa e madhe’ e Tunelit të Llogarasë
Pas një inspektimi në kantier në korrik të vitit 2022, përfaqësuesi grek i kompanisë mbikëqyrëse të punimeve n...
AKTUALITET
10 Nëntor10:03
'Uji mungon, fitimet rriten'/ UKT në bilanc luksi mes thatësirës urbane
Furnizimi i rregullt me ujë të pijshëm në Tiranë u përball me vështirësi këtë verë. Gjatë tremujor...
AKTUALITET
10 Nëntor09:33
Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut në event të posaçëm për komunitetin shqiptaro-amerikan
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams, organizoi një ceremoni në nder të Albanian Roots dhe komunitetit shqiptaro-amerikan, duke theksuar kont...
AKTUALITET
10 Nëntor08:42
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83 lekë dhe do të shitet me 84 lekë.
Nd&eum...
AKTUALITET
10 Nëntor08:37
Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki! Votuesit mbi 55 vjeç vendimtarë për rezultatin; 34.4% e zgjedhësve dhanë 50% të votave
Personat që janë mbi 55 vjeç ishin sa një e treta e zgjedhësve që kishin të drejtë vote në zgjedhjet e pjesshme...
AKTUALITET
10 Nëntor08:19
Mori vetëm 928 vota, kandidati i pavarur, Gabriel Guma: Se quaj humbje por ringjallje sociale
Kandidati i pavarur Gabriel Guma, i mbështetur nga opozita në zgjedhjet e pjesshme vendore në Tepelenë, ka reaguar pas shpalljes së r...
AKTUALITET
10 Nëntor07:59
Bardh Spahia reagon ashpër për heqjen e tabelës pranë xhamisë në Shkodër: Urdhëra poshtërues nga Benet Beci
Ish-kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, ka reaguar ashpër pas heqjes së një tabele pranë xhamisë “Ebu Be...
AKTUALITET
10 Nëntor07:52
Çadrat me vete, reshje shiu në të gjithë vendin
Moti në vendin tonë ditën e sotme, e hënë 10 nëntor parashikohet i paqëndrueshëm në të gjithë territori...
AKTUALITET
10 Nëntor07:19
Florenc Doka i PS merr 66% të votave në Bashkinë e Cërrikut
Florenc Spiro Doka do të jetë zyrtarisht Kryetari i ri i Bashkisë së Cërrikut, pasi ka siguruar një fitore të qartë n&...