
Furnizimi i rregullt me ujë të pijshëm në Tiranë u përball me vështirësi këtë verë. Gjatë tremujorit të dytë të vitit, ku temperaturat arritën vlera shumë të larta, shumë lagje të Tiranës kanë vuajtur mungesën totale të ujit.
Por, pavarësisht problematikës, për gjysmën e pare të vitit, ndërmarrja publike e furnizimit me ujë dhe kanalizime “UK-Tirana” akumuloi gati 6 milionë euro fitim, me një normë sa 25.2% e të ardhurave.
Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, të ardhurat e UKT-së arritën në rreth 2.23 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet totale u vlerësuan në 1.67 miliardë lekë. Si rezultat, kompania realizoi një fitim neto prej 562.9 milionë lekësh, ose 6 milionë eurosh. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, fitimi neto është rritur me 151.9 milionë lekë ose 37%.
Megjithëse UKT është një kompani publike, e cila përfiton nga subvencione shtetërore, deri në fund të nëntëmujorit të vitit 2025, ajo ka marrë vetëm 14.8 milionë lekë nga totali prej 350 milionë lekësh të planifikuar për sektorin e ujësjellës-kanalizimeve.
Fitimet e larta të UKT-së ngrenë shqetësime mbi balancën mes eficiencës financiare dhe përballueshmërisë së tarifave për konsumatorët, në një kohë kur ndërmarrjet e tjera publike të ujësjellësit në vend raportojnë vështirësi për të mbuluar kostot operative.
Të dhëna IBIS Ëorld tregojnë se ndërmarrje të ngjashme në Europë kanë norma fitimi më rreth 9%, ndërsa ato rajonit janë edhe me dobët.
Ndërkohë që UK Tirana ka pozicion financiar me të mirë së ndërmarrjet e tjera të UK në vend, kohëzgjatja e furnizimit me ujë në Tiranë është nën mesataren kombëtare.
Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Ujit vitin e kaluar kohëzgjatja e Furnizimit me Ujë në rang sektori raportohet 17.3 orë në ditë me një përmirësim prej 1 orë.
8 shoqëri UK Rajonale që ofrojnë shërbimin e Furnizimit me Ujë 20-24 orë/ditë si: UKR Korçë, Lezhë, Berat, Gjirokastër, Pogradec, Shkodër, Sarandë dhe Dibër, ndërsa 4 shoqëri UK Rajonale dhe shoqëria UK Tiranë me 13-20 orë në ditë.
Pjesa tjetër e shoqërive 4 prej tyre ofrojnë furnizimin me ujë 4-13 orë/ditë. Më keq përformojnë shoqëritë UK Kamzë me 4 orë në ditë dhe UK Vorë me 8 orë në ditë.
Furnizimi me ujë të pandërprerë në 24 në ditë sipas raportimeve, ofrohet vetëm nga Shoqëria Rajonale UK Lezhë./Monitor
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
10 Nëntor09:33
Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut në event të posaçëm për komunitetin shqiptaro-amerikan
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams, organizoi një ceremoni në nder të Albanian Roots dhe komunitetit shqiptaro-amerikan, duke theksuar kont...
AKTUALITET
10 Nëntor08:42
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83 lekë dhe do të shitet me 84 lekë.
Nd&eum...
AKTUALITET
10 Nëntor08:37
Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki! Votuesit mbi 55 vjeç vendimtarë për rezultatin; 34.4% e zgjedhësve dhanë 50% të votave
Personat që janë mbi 55 vjeç ishin sa një e treta e zgjedhësve që kishin të drejtë vote në zgjedhjet e pjesshme...
AKTUALITET
10 Nëntor08:19
Mori vetëm 928 vota, kandidati i pavarur, Gabriel Guma: Se quaj humbje por ringjallje sociale
Kandidati i pavarur Gabriel Guma, i mbështetur nga opozita në zgjedhjet e pjesshme vendore në Tepelenë, ka reaguar pas shpalljes së r...
AKTUALITET
10 Nëntor07:59
Bardh Spahia reagon ashpër për heqjen e tabelës pranë xhamisë në Shkodër: Urdhëra poshtërues nga Benet Beci
Ish-kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, ka reaguar ashpër pas heqjes së një tabele pranë xhamisë “Ebu Be...
AKTUALITET
10 Nëntor07:52
Çadrat me vete, reshje shiu në të gjithë vendin
Moti në vendin tonë ditën e sotme, e hënë 10 nëntor parashikohet i paqëndrueshëm në të gjithë territori...
AKTUALITET
10 Nëntor07:19
Florenc Doka i PS merr 66% të votave në Bashkinë e Cërrikut
Florenc Spiro Doka do të jetë zyrtarisht Kryetari i ri i Bashkisë së Cërrikut, pasi ka siguruar një fitore të qartë n&...
AKTUALITET
10 Nëntor01:19
Shqipëri të kam dh…", fleta e votimit në Berat me frazën e Faik Konicës
Një fletë votimi e veçantë vjen nga Bashkia Berat, ku është shkruar me dorë një varg nga Faik Konica: “S...
AKTUALITET
10 Nëntor00:30
Dy realitete/ Në Shqipëri fiton hajduti, në Kosovë ndershmëria
Procesi i zgjedhjeve të pjesshme lokale në Shqipëri është përballur me kritika të ashpra nga analistët, të cilë...