“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Zbardhen detaje rreth profilit të autori ttë ngjarjes në Maliq, që vrau një polic dhe plagosi një tjetër. Violand Bracellar...
LOS ANXHELOS- Disa nga yjet më të njohur të Hollivudit morën vëmendjen kryesore gjatë një aktiviteti për mbledhje fondesh për fushatën e presidentit Joe Biden të shtunën në darkë. Sipas zyrtarëve të fushatës u mblodhën mbi 30 milionë dollarë duke nxitur shpresat për një rigjallërim të votuesve në zgjedhjet e nëntorit që ata thonë se janë më të rëndësishmet në historinë e vendit.
George Clooney, Julia Roberts dhe Barbra Streisand ishin ndër emrat e mirënjohur që u ngjitën në skenën e teatrit Peacock në Los Anxhelos, që ka një kapacitet prej 7100 vendesh. Drejtuesi i emisioneve të mbrëmjes, Jimmy Kimmel intervistoi presidentin Biden dhe ish-presidentin Barack Obama, të cilët theksuan nevojën për të fituar në zgjedhje përballë ish-presidentit Donald Trump, në një garë zgjedhore që pritet të jetë shumë e ngushtë.
Gjatë një diskutimi prej më shumë se gjysmë ore, zoti Kimmel pyeti nëse vendi po vuante nga amnezia për kandidatin e pritshëm për president të Partisë Republikane. Kësaj pyetjeje, presidenti Biden iu përgjigj se “ajo që duhet të bëjmë është që të kujtojmë se si ishin gjërat” kur ish-presidenti Trump ishte në Shtëpinë e Bardhë.
Ish-presidenti Trump e kaloi të shtunën duke bërë fushatë në Detroit dhe kritikoi menaxhimin nga presidenti Biden të ekonomisë dhe inflacionit. Presidenti po mblidhte fonde për fushatën “me emra elitarë të skenës së Hollivudit që janë të shkëputur nga realiteti”, tha zëdhënësja e fushatës elektorale të ish-presidentit Trump, Karoline Leavitt.
Por kur u pyet nga zoti Kimmel se cila do të ishte arritja për të cilën do të ishte më shumë krenar, presidenti Biden tha se përqasja e administratës së tij për ekonominë “funksionon”.
“Kemi sot ekonominë më të fortë në botë”, tha presidenti Biden, duke shtuar se “po përpiqemi t’u japim një shans të barabartë njerëzve të zakonshëm”.
Gjatë një aktiviteti të mëparshëm për mbledhje fondesh në muajin mars në Nju Jork, u mblodhën rreth 26 milionë dollarë për fushatën e presidentit Biden. Në atë aktivitet mori pjesë drejtuesi i emisoneve Stephen Colbert, i cili intervistoi presidentin Biden dhe ish-presidentët Obama dhe Clinton.
Megjithëse presidenti Biden pati një fillim më të hershëm, ish-presidenti Trump ka fituar terren pasi arriti të jetë një hap më pranë sigurimit të kandidimit zyrtar për president në emër të Partisë Republikane.
Ish-presidenti Trump arriti të mbledhë më shumë fonde se aktiviteti i presidentit Biden në Nju Jork, duke arritur kontribute në rreth 50.5 milionë dollarë në muajin prill gjatë një takimi me donatorët kryesorë në rezidencën në Florida të investitorit miliarder John Paulson. Ekipi i tij elektoral dhe Komiteti Kombëtar Republikan njoftuan se patën mbledhur 141 milionë dollarë kontribute gjatë muajit maj, dhjetëra miliona prej të cilave u mblodhën pasi ish-presidenti Trump u shpall fajtor në gjyqin penal në Nju Jork.
Marre nga VOA
Homazhet SHKODËR- Familjarë të të vrarëve në kufi, së bashku me ish të burgosur politikë, përkujtuan sot ...
Turistja TROPOJË- Një turiste franceze është aksidentuar ditën e sotme në zonën e Vranës në Lekbibaj t&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Për javën që presim përpara: vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosf...
Arjeta Puca TIRANË- Në Shqipëri gratë dhe vajzat po depërtojnë edhe në industrinë e prodhimit të automjeteve. ...
Foto ilustruese SHKODËR- Një 69-vjeçare ka gjetur vdekjen ditën e sotme në ujrat e Velipojës. Mësohet se viktima ka nd...
Foto ilustruese GJIROKASTËR- Një 67-vjeçar raportohet se është gjetur i pajetë ditën e sotme në banesën e ti...
Operacioni QAFË BOTË- Një rast kontrabandimi mallrash për konsum është goditur nga policia në Qafë Botë ...
Foto ilustruese FIER- Pesë persona janë proceduar penalisht ditën e sotme në Fier. Policia përmes një njoftimi ka bër&eu...
GJERMANI- Mbrëmjen e djeshmë është mbyllur ndeshja startuese për kombëtarën shqipare. Për veç atmosferës d...
Foto ilustruese VLORË-Një turist polak ka gjetur vdekjen ditën e sotme në vendin tonë. Mësohet se turisti polak 74-vjeç...