SPAK: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë
Më 14 shtator të vitit 2020, në orën 18:49, në adresën elektronike të ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda B...
Më 14 shtator të vitit 2020, në orën 18:49, në adresën elektronike të ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda B...
Dy mjekët e arrestuar në hetimin për vdekjen e Giorgos Mazonakis pritet të paraqiten para prokurorit sot, të prem...
Një dron sekret kinez, i njohur si WZ-X ose “Përbindëshi i Malanit”, ka tërhequr vëmendjen e ekspertëve ushtarak&eum...
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk është penduar për vendimin për të nisur luftën me Iranin dhe se, nëse ...
Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke ...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 78.7 lekë dhe do shitet me 80 lekë. Ndërkoh...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka sekuestruar dy vila luksoze në jug të vendit ish z&eu...
Mëngjesi i 11 shtatorit 2001 ishte i kthjellët në New York City. Në orën 8:46 të mëngjesit, Fluturimi 11 i A...
Këtë të premte, qytetarët do të mblidhen sërish në sheshin përpara Kryeministrisë, ndërsa shënojnë...
Dy reparte ushtarake, konkretisht ai 3001 dhe 1001 kanë një plan investimesh prej 25.7 miliardë lekësh ose 271 milionë eurosh nga bux...

Një tjetër “shtëpi bari” është zbuluar në Shkodër. Në kërkim janë shpallur dy persoa, që dyshohet se kishin përshtatur banesën në lagjen “Ndoc Mazi” për të kultivuar drogën.
Sipas policisë, dy personat në kërkim janë shtetasit A. V., 35 vjeç, dhe një 16-vjeçar, të cilët akuzohen për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Nën hetim u vunë dy punonjës të OSHEE-së për shpërdorim detyre si edhe një 22-vjeçare për moskallëzim krimi.
Nga kontrollet në këtë ambient, u gjetën 60 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 57 pajisje të ndryshme elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve e tyre dhe 4 celularë.
Po ashtu, policia ushtroi kontrolle edhe në një banesë pranë “shtëpisë së barit”, në pronësi të një 49-vjeçari i ndaluar si i dyshuar për disa vepra penale në të cilën u gjet një pistoletë sportive pneumatike pa numër, municion luftarak dhe 1 automjet.
Ky operacion vjen në kuadër të operacionit të koduar “Neonët” që deri më tani ka çuar në pranga disa persona. Një ditë më parë u zbuluan dy ambiente të tjera që ishin përshtatur për kultivim kanabisi, ndërsa u vu në pranga një 31-vjeçar dhe shpallur në kërkim 4 të tjerë.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 6”. Shkon 10 numri i rasteve të kësaj veprimtarie kriminale, të goditura në kuadër të operacionit “Neonët”.
Shpallen në kërkim 2 shtetasit që dyshohet se kishin përshtatur banesën në lagjen “Ndoc Mazi”, për të kultivuar bimë narkotike me pajisje elektrike që i furnizonin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Procedohen penalisht 2 punonjës të OSHEE-së, për shpërdorim detyre, dhe 1 shtetase tjetër, për moskallëzim krimi.
Sekuestrohen 60 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 57 pajisje të ndryshme elektrike që shërbenin për kultivimin e tyre, 1 pistoletë sportive pneumatike, municion luftarak, 1 automjet dhe 4 celularë.
Në vijim të planit të masave për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të mbyllura, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, me pajisje elektrike, tharjes dhe përpunimit të tyre për shitje.
Si rezultat, u finalizua operacioni policor i koduar “Neonët 6”.
Në kuadër të këtij operacioni u shpallën në kërkim shtetasi A. V., 35 vjeç, banues në Shkodër, dhe një 16-vjeçar, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-B. C., 33 vjeç dhe G. A., 63 vjeç, të dy banues në Shkodër, punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim;
-E. H., 22 vjeçe, banuese në Pukë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë zbuluar një ambient (banesë) në lagjen “Ndoc Mazi”, që ishte përshtatur për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis. Nga kontrollet në këtë ambient, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 60 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 57 pajisje të ndryshme elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve e tyre dhe 4 celularë.
Gjithashtu, nga kontrolli në banesën e shtetasit H. M., 49 vjeç, ngjitur me banesën ku kultivoheshin bimët narkotike, i cili është ndaluar më datë 11.12.2025, si i dyshuar për disa vepra penale, u gjetën 1 pistoletë sportive pneumatike pa numër, municion luftarak dhe 1 automjet, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Vijon puna intensive për kapjen e 2 shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
Si pasojë e motit të keq të shoqëruar me reshje të dendura dëbore, mësimi nuk është zhvilluar në disa shkoll...
Nga ZVAP Kukës bëhet e ditur se procesi mësimor në shkollat e Bashkisë Kukës po zhvillohet normalisht dhe me ngrohje në kla...
Meteorologia, Tanja Porja, tha se reshjet që përfshinë Durrësin në ditët e fundit nuk e justifikon situatën e krijuar me p&...
Kryeministri Edi Rama e mbylli vitin duke kritikuar punën e drejtësisë së re dhe kryesisht atë të Prokurorisë së Posa&cc...
Rruga “Pjetër Budi”, në Tiranë kthehet në kënetë nga reshjet e shiut që prekën vendin tonë dy dit&eum...
Një borëpastruese në rrugën e Arbrit ka shkaktuar një aksident të trefishtë. Teksa po pastronte dëborën në ...
Edhe pse tashmë është dënuar me 10 vjet burg, serbi Jezdimir Srdan po përballet me një proces të dytë penal për k...
Një i ri ka rënë në prangat e policisë pasi përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale përmes llogarive falsë nj&eu...
Mjeku Erion Dasho, ngre alarmin për mënyrën se si trajtohet siguria e medikamenteve në Shqipëri, duke e krahasuar situatën me st...
Një bandë shqiptare ka pranuar se ka kryer një sërë bastisjesh me vlerë 1 milion paund në vila në të gjithë ...