AKTUALITET

"Gjeta si fillim kafkën…"/ Dy vite e zhdukur, gjendet trupi i pajetë i 43-vjeçares në Vlorë! I biri rrëfen momentin tronditës

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Tetor 2025, 17:22

"Gjeta si fillim kafkën…"/ Dy vite e zhdukur, gjendet

Pas më shumë se dy vite kërkimesh pa rezultat, misteri i zhdukjes së 43-vjeçares Veziko Bojko nga fshati Tërbaç i Vlorës mori një kthesë tragjike. Trupi i pajetë i nënës së tre fëmijëve u gjet nga djali i saj, Kushtrimi, vetëm 700 metra larg banesës.

I riu ishte nisur mëngjesin e 1 tetorit drejt zonës pyjore ku nëna e tij ishte parë për herë të fundit, më 17 mars 2023, ditën kur ishte larguar nga shtëpia me sëpatë në dorë për të prerë dru. Gjatë kërkimeve, ai gjeti fillimisht pjesën e kokës të shkëputur nga trupi dhe dy ditë më vonë u gjet edhe pjesa tjetër e kufomës.

Në një lidhje telefonike nga Vlora, Kushtrimi tregoi momentin tronditës kur zbuloi trupin e nënës dhe ndau dyshimet e tij për një vetëvarje të mundshme.

"Gjeta si fillim kokën, vetëm 700 metra larg shtëpisë. Pas 4 ditësh gjeta dhe pjesën tjetër të trupit. Dyshoj se ka kryer vetëvarje, litari ishte akoma i varur në pemë dhe shumë i vjetëruar, prandaj mendoj se ngjarja ka ndodhur po ditën që humbi. Jam 100% i bindur se është nëna ime, e identifikova nga shapkat dhe unaza që mbante në gisht.

Presim të marrim kufomën e nënës mbrapsht, është në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë”- rrëfen i biri i viktimës për ‘Pa Gjurmë’.

Familjarët kanë deklaruar se 43-vjeçarja vuante nga epilepsia dhe kohët e fundit gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar, pasi nuk kishte marrë më medikamentet e nevojshme. Trupi është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku pritet të kryhet autopsia për të përcaktuar shkakun dhe rrethanat e vdekjes.

Ngjarja ka tronditur banorët e fshatit Tërbaç, ndërsa familjarët kërkojnë zbardhjen e plotë të së vërtetës.

Kjo histori është trajtuar disa herë në emisionin investigativ “Pa Gjurmë” që prej momentit të zhdukjes së Veziko Bojkos. Për muaj me radhë, emisioni ka ndjekur çdo zhvillim të këtij rasti. Në studio dhe në lidhje të drejtpërdrejtë kanë qenë djali i saj Kushtrimi dhe kunata e të ndjerës, të cilët kanë bërë thirrje të përsëritura për gjetjen e saj.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan