I dashuri i vrau të bijën, flet nëna e vajzës shqiptare: Nuk shprehu asnjë emocion! Dënimi i pamjaftueshëm
“Nuk është një dënim i përshtatshëm, sepse nuk janë marrë parasysh shumë gjëra”. Me një z&eu...
“Nuk është një dënim i përshtatshëm, sepse nuk janë marrë parasysh shumë gjëra”. Me një z&eu...
Hetimet për vrasjen e Ferdinant Hotit, 35 vjeç, shqiptarit me banim në Mirano, po përqendrohen në botën e trafikut të drog&...
Një hetim i hapur së fundi nga prokuroria e Tiranës, ka vënë në qëndër të vëmëndjes disa persona që ...
L Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesditës në Durrës, në zonën e Shkozetit. Një i ri, rreth 25 vjeç, &eum...
Kanë dalë pamjet e hotelit në Santorini që shërbeu si frymëzim për projektimin e vilës në Palasë, që si...
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar sot pas mbledhjes së qeverisë se në kuadër të programit do të je...
‘Këto janë sisteme të veçanta të shpikura për të mbajtur jashtë kontrollit të gjithë financimet publ...
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, deputetja e PD-së Ina Zhupa, ka kundërshtuar projektligjin e qeveris&eum...
Ndahet nga jeta në moshen 78-vjeçare Emma Bonino, një nga figurat më të shquara dhe më luftarake të politikës italia...
Ka qenë ministrja për Shtetin dhe Parlamentin, Erjona Ismaili, ajo që ka reaguar pas mbledhjes së qeverisë lidhur me akuzat e pretend...

Moti i keq ka goditur vendin, por përmbytja që përfshiu Gjirokastrën nuk është thjesht pasojë e reshjeve. Ajo është rezultat i drejtpërdrejtë i neglizhencës së pushtetit vendor.
Uji vërshoi në qytet, përmbyti biznese dhe banesa, duke paralizuar jetën ekonomike dhe duke ekspozuar dështimin e strukturave bashkiake në parandalimin dhe menaxhimin e emergjencave.
Për këtë situatë, stafi i “Piranjave” komunikoi me kryebashkiakun e Gjirokastrës, Flamur Golemi, të cilit i drejtuam pyetje të drejtpërdrejta mbi shkaqet dhe përgjegjësitë për katastrofën e ndodhur.
Në bisedë telefonike, Golemi e pranoi se qyteti ndodhet në gjendje emergjente dhe se po punohet për pastrimin e rrugëve.
“Nuk kemi patur familje të evakuara, po menaxhohen akset kryesore. Inertet kanë ardhur nga Mali i Gjerë, nga një zonë informale”, u shpreh ai.
Por pikërisht këtu qëndron thelbi i problemit: kryebashkiaku ia faturon situatën “zonave informale”, ndërkohë që ligji dhe detyra e pushtetit vendor është të parandalojë rrezikun, të mirëmbajë kanalet kulluese dhe të pastrojë inertet përpara se ato të shndërrohen në kërcënim për qytetin.
Fakti që inertet “zbritën” në qytet tregon se një pjesë e territorit të bashkisë është lënë në harresë: Pa kanalizime funksionale, pa pastrime periodike dhe pa masa parandaluese. Kjo neglizhencë institucionale është arsyeja pse rrugët, bizneset dhe banesat u pushtuan nga balta dhe mbetjet.
''Nuk kemi patur familje të evakuara, po menaxhohen akset kryesore. Inertet kanë ardhur nga Mali i Gjerë, nga një zonë informale'', shprehet ai.
I pyetur për dëmet në biznese, ai u shpreh se në një situatë të dytë do të shikohet çdo dëm dhe bashkia do ndërhyjë për dëmshpërblimet.
Piranjat: A do vlerësohen dëmet?
Flamur Golemi: Po patjetër, por tani jemi në fazën emergjencës. Do vlërësohet dëmet në çdo biznes.
Nuk e dimë në do të mbahet apo jo ky premtim i dhënë me zë nga kryebashkiaku i Gjirokastrës.
Madje ende nuk dihet as mënyra e gjetjes së fondeve për dëmshpërblimin e dhjetrave biznese të rrënuar tashmë.
Bie në sy dhe fakti që kryebashkiaku e quan gjendjen emergjente, por nuk kemi ende një shpallje zyrtare të emergjencës dhe pse shumë qytetet janë pushtuar nga uji.
Pamje nga Gjirokastra
Nga verifikimi i procedurave të prokurimit rezulton se për ndërhyrjet në përrenjtë e Gjirokastrës janë realizuar vetëm katër tendera të gjithë të përqendruar në vitet 2016–2018 konkretisht kolaudimi i punimeve për objektin “Masa inxhinierike për sistemimin e përroit në zonën e re urbane (Manë dhe Romëve)” i hapur më 17 dhjetor 2018 procedura për punimet për të njëjtin objekt e hapur më 31 maj 2018 tenderi për mbikëqyrjen e punimeve për këtë projekt i hapur më 19 korrik 2018 si dhe studim-projektimi për objektin “Ura mbi përroin e Picarit” i hapur më 22 nëntor 2016.

Pas kësaj periudhe nuk rezulton asnjë procedurë tjetër për pastrim sistemim apo mirëmbajtje të përrenjve çka do të thotë se për më shumë se pesë vite rresht nuk është investuar asnjë qindarkë për rrjedhat ujore të qytetit duke i lënë ato pa ndërhyrje teknike pa monitorim dhe pa masa parandaluese pavarësisht rrezikut të njohur që ato paraqesin për përmbytje dhe dëme në zonat urbane Kjo neglizhencë institucionale nuk është thjesht mungesë investimi por dështim i drejtpërdrejtë i pushtetit vendor në parandalimin e rrezikut një dështim që sot materializohet në pasoja konkrete për qytetarët dhe bizneset e Gjirokastrës/Piranjat News
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Rajoni Fier–Berat, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Ju...
52 vjet e katër muaj burg, së bashku me një gjobë që arrin në 2.5 milionë euro, një nga më të lartat e vendo...
Shqipëria noton “ nën ujë”, realiteti që shkatërron më shumë se 150 mijë familje çdo vit. Ja ...
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure, te mbikalimi i “Pallatit me Shigjeta”, n&eu...
Kryeministri Edi Rama do të përballet me drejtësinë jo vetëm për arrogancën dhe sjelljen ndaj popullit të tij, por edh...
Kjo është situata në burgun e Durrësit, sot 7 janar. Si pasojë e përmbytjeve, atje lëvizet me gomone siç duket edhe ...
Gjirokastra po përballet me orë të vështira si pasojë e reshjeve intensive të shiut që kanë përfshirë vendin...
Situata katastrofike e përmbytjeve në Durrës nuk ka asnjë përmirësim. Edhe pse ka rreth 20 orë që nuk po bie shin &eu...
Gjatë orëve të mëngjesit është shtuar intensiteti i reshjeve të shiut në qarkun e Elbasanit, duke shkaktuar problemati...
Aksi kombëtar Gjirokastër–Kakavijë është bllokuar në zonën e Kordhocës, përballë fshatit Lazarat, duke...