VIDEO/ Momenti kur Shehaj ‘vjedh’ marrëveshjen me SHBA-në, sekretarja “fluturon” nga shkallët
Janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë dollarësh...
Janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë dollarësh...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), ka njoftuar pranimin e kërkesës e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (...
Tre persona janë plagosur në Paris pas një sulmi me thikë të ndodhur pranë zonës Porte de Clichy. Të plagosur mbet&eum...
Ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen në mënyrë të pakontrolluar në Spanjë dhe Francë, mediat...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka deklaruar se mbështet në parim marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës pë...
Sipas kërkesës së depozituar nga deputetët e opozitës, marrëveshja për huanë prej 302 milionë dollarësh, e l...
Në një kërkesë drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, PS k&eum...
Aksidentet rrugore në vend u rritën në qershor, ndërsa numri i tyre në gjysmën e parë të vitit u zgjerua me 6.8% kraha...
Analisti Enton Abilekaj ka reaguar për marrëveshjen që pritet të shqyrtohet në Kuvend, duke paralajmëruar se miratimi i saj pa u...
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore kombëtare është është shndërruar në një skandal...
Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit. Dokumenti i siguruar nga gazetari Thimi Samarxhiu, Euronews Albania, zbardh vendimin e Gjykatës së Lartë Federale të Brazilit për çështjen e ekstradimit të Ervin Matës. Gjykata e Lartë Federale e Brazilit ka vendosur të mbajë në fuqi arrestin parandalues me qëllim ekstradimi ndaj shtetasit shqiptar Ervin Mata, duke rrëzuar kërkesën e mbrojtjes për heqjen e masës së arrestit dhe zëvendësimin e saj me masa të tjera shtrënguese.
Vendimi mban datën 21 korrik 2026 dhe është marrë nga ministri Alexandre de Moraes, relator i çështjes së ekstradimit nr. 1.925, ku kërkues është Qeveria e Republikës së Shqipërisë.
Sipas dokumentit gjyqësor, Shqipëria kërkon ekstradimin e Ervin Matës për procedim penal për veprat e dyshuara të trafikut të lëndëve narkotike, kryerjes së veprave penale në kuadër të organizatës kriminale dhe grupit të strukturuar kriminal, të parashikuara nga nenet përkatëse të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Në vendim përshkruhet e gjithë kronologjia e procedurës. Gjykata bën të ditur se masa e arrestit parandalues ndaj Matës ishte caktuar më 11 mars 2025, ndërsa arrestimi i tij nga Policia Federale braziliane u ekzekutua më 25 prill 2026.
Pas arrestimit, Gjykata e Lartë Federale zhvilloi procedurat për marrjen në pyetje të personit të kërkuar për ekstradim, ndërsa mbrojtja paraqiti kundërshtimet e saj dhe kërkoi rrëzimin e kërkesës për ekstradim ose zëvendësimin e arrestit me masa alternative. Avokatët e Ervin Matës pretenduan se Shqipëria nuk kishte respektuar afatin ligjor për formalizimin e kërkesës për ekstradim. Sipas tyre, duhej të shqyrtoheshin edhe çështje të tjera që lidhen me juridiksionin për veprën e pretenduar penale.
Gjykata e Lartë braziliane nuk e pranoi këtë argument. Në arsyetimin e tij, ministri Alexandre de Moraes thekson se nga aktet rezulton se kërkesa formale për ekstradim ishte protokolluar pranë autoriteteve braziliane më 7 mars 2025 dhe ishte rikonfirmuar përmes Notës Verbale nr. 46/2026 të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, të përcjellë më 2 korrik 2026. Sipas vendimit, kjo dokumentacion dëshmon vazhdimësinë e interesit të shtetit shqiptar për ekstradimin dhe përmbushjen e kërkesave procedurale. Gjykata i referohet edhe qëndrimit të Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Brazilit, e cila kishte dalë në favor të pranimit të kërkesës për ekstradim dhe kundër lirimit të Ervin Matës. Në vendim argumentohet se arresti parandalues në procedurat e ekstradimit është një masë thelbësore për të garantuar që personi i kërkuar të jetë në dispozicion të autoriteteve dhe për të mundësuar zbatimin e një vendimi të mundshëm pozitiv për ekstradimin.
Ministri Alexandre de Moraes vlerëson se në rastin konkret nuk ekzistojnë rrethana të jashtëzakonshme që do të justifikonin heqjen e arrestit, duke përmendur edhe rrezikun e largimit të personit të kërkuar.
Në përfundim, Gjykata e Lartë Federale e Brazilit vendosi:
– rrëzimin e kërkesës për shfuqizimin e arrestit parandalues ndaj Ervin Matës;
– moszëvendësimin e arrestit me masa të tjera sigurie;
– rrëzimin e kërkesave të mbrojtjes për veprime të tjera hetimore.
Me këtë vendim, Ervin Mata mbetet në arrest në Brazil, ndërsa vijon shqyrtimi i kërkesës së Shqipërisë për ekstradimin e tij.
Vendimi i Gjykatës së Lartë braziliane lidhet vetëm me masën procedurale gjatë procesit të ekstradimit dhe nuk përbën një vendim mbi fajësinë ose pafajësinë e tij për akuzat e ngritura nga autoritetet shqiptare.
Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrit dhe më pas veten, pas kthimit nga Anglia kishte tentuar të riniste jetën në Shqipëri dhe po merrej...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka dënuar ashpër dhunën e ushtruar nga efektivë të Policisë s&eu...
Janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë dollarësh...
Janë liruar të 5 qytetarët që shoqëruan në komisariatin nr 1 gjatë protestave para parlamentit paraditen e sotme ndërsa ...
Një aksident me përfshirjen e pesë automjeteve ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Dur...
Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën do të mblidhet ditën e martë për të shqyrtuar kërkesën e Partis&eum...
Kuvendi i Shqipërisë u përfshi në debat gjatë shqyrtimit të marrëveshjes së huasë prej 302 milionë dollarë...
Kryetarja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erdia Skëndaj, ka reaguar pas shoqërimit të protestuesve gjatë tubimit të zhvilluar p...
SPAK ka dërguar në gjyq 11 persona, të cilët akuzohen për trafik të lëndëve narkotike drejt Finlandës. Ata janë...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), ka njoftuar pranimin e kërkesës e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (...