AKTUALITET

Gjykata greke dënoi me 14 vjet burg Fatmir Tarellarin/ Flet i afërmi i tij: U zbuluan detaje tronditës në sallën e gjyqit, njerka e pa abuzimin me vajzën dhe nuk tregoi

r.ll Përditësimi i fundit 14 Prill 2025, 18:36
Gjykata greke dënoi me 14 vjet burg Fatmir Tarellarin/ Flet i afërmi i
tarellari, pelivani

TIRANË- Fatmir Tarellari, i cili vrau kunatin e tij Erjon Pelivanin, në janar të vitit të kaluar, është dënuar me 14 vjet burg nga gjykata e Larisës pak ditë më parë.  Në sallën e gjyqit, Tarellari ka kërkuar falje për krimin e bërë, por gjithashtu është shprehur se ka qenë i tronditur kur ka zbuluar se e bija abuzohej prej 12 vitesh seksualisht prej kunatit të tij. Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje ka folur kushëriri i Fatmir Tarellarin, Astrit Tare, i cili ka qenë dhe prezent në sallën e gjyqit

Në një intervistë për emisionin Shqipëria Live në Top Channel ka deklaruar se Fatmiri është dënuar me 14 vite burg për aktin, ndërsa nga dëshmitë është zbuluar se partnerja e tij, ka parë skenë e përdhunimit 12 vite më parë nga vëllai i saj drejt thjeshtrës dhe nuk ka treguar.

I afërmi i autorit ka hedhur poshtë disa raportime të bëra në mediat greke kur thuhej se e mitura i ka falsifikuar mesazhet që i ka treguar të atit si kërcënime që i vinin prej 33 vjeçarit. Ai tha se gjykata nuk ka deklaruar në asnjë moment që përdhunimi dhe abuzimi nuk ka ndodhur, ndërsa sa i përket mesazhit, bëhet fjalë vetëm për një të tillë që ka ndodhur 3 ditë para ngjarjes. Sipas tij ai mesazh ka qenë i papërfillshëm dhe nuk është marrë parasysh nga organet e drejtësisë, dhe se vajza nuk ka bërë deklaratë të rremë në lidhje me përdhunimin që i ka ndodhur për 12 vite nga vëllai i njerkës së saj.

“Në datën 9 unë kam qenë në sallën e gjyqit në Larisa, dhe një ditë më pas gjyqi ka përfunduar dhe kushëriri im është dënuar me 14 vjet. Në asnjë mënyrë nuk është shprehur që vajza nuk është përdhunuar dhe nuk është keqtrajtuar nga ai kriminel. Vajza është dhunuar, Fatmiri ka bërë gabim që ka vrarë, dhe ka marrë dënimin. Nëse vajza dhe Fatmiri do kishin gënjyer, do ishte dënuar me burg përjetë. Është dënuar në shkallën e parë me 14 vjet që kjo do të thotë se ka një gjykim tjetër në vijim.

Flitet vetëm për një mesazh jo për të gjitha, se dhunimi ka filluar 12 vjet përpara, dhe ai mesazh ka qenë tre ditë para se të kryhej vrasja, mënyra si është bërë dhe pse është bërë, është fare e thjeshtë që ndonjëherë ndodh dhe sindroma e Stokholmit. Por vajza nuk ka pasur afeksion me të, ka qenë vetëm një episod. Ky mesazh nuk është marrë parasysh nga askush. Aty kanë dalë rrethana shumë drithëruese, që njerka e vajzës kur është bërë përdhunimi e ka parë dhe ka folur me Fatmirin dhe  me vajzën e saj dhe të vajzës së Fatmirit.

Ka kapur vëllanë e vet në atë ditë që e ka përdhunuar, 12 vite më parë dhe kjo është shumë e dhimbshme. Kanë dëshmuar shumë persona, nga dy orë i kanë marrë në pyetje deri sa të dal e vërteta dhe e vërteta ka dalë dhe Fatmiri është dënuar me 14 vite. Ta thash se çfarë është sindorma e Stokholmit, është një mesazh i izoluar dhe ai mesazh nuk është marrë parasysh para atyre fakteve tronditëse që kanë dalë.

Ai ka thënë që kam bërë gabim që kam bërë këtë vrasja, dhe në vendin tim këtu të ishte ai person që ka kryer dhunimin e vajzës time. Është kthyer nga prindërit e viktimës dhe ka kërkuar falje, se nuk ka vrarë një pulë. Sepse dhe unë e kam pasur shumë të vështirë të shikoja në gjyq prindërit e viktimës që po ashtu i kam kushërinj, por ama t’i ndajmë ca gjëra.

Vajzën nuk duhet ta vrasim për herë të tjera, se është vrarë boll. Gjendja e vajzës nuk është se është e qetë, është e ngarkuar. Po të nisim nga tragjedia, ngarkesa psikologjike që ka pasur Fatmiri në momentin e krimit ishte shumë e rënduar, sepse viktimën ai e ka trajtuar si vëlla, tradhtia ka ardhur nga brenda, aq më tepër që gruaja e tij e ka parë këtë dhe e kanë mbajtur të fshehtë.

Janë bërë shumë gjëra në këto 12 vite që ata nuk trajtuar. Kur isha në Greqi pas ngjarjes, bisedova me Fatmirin dhe i thash që tani ka ardhur koha që ka ardhur një ndihmë financiare, dhe kanë qenë ato tre vajza qe nuk pranuan, dhe po të mos ishin ato të pastra dhe të mira, do t’i kishin pranuar. Vajzat janë të treja bashkë, në gjendje të rënduar”, u shpreh ai./TCH

fatmir tarellari erjon pelivani vrasje ne greqi gjykata e larises astrit tare

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë