Dhjetëra avokatë kallëzojnë në SPAK kreun e Policisë së Shtetit
Dhjetëra avokatë, organizata të shoqërisë civile, studentë dhe qytetarë depozituan në SPAK këtë të premte...
Dhjetëra avokatë, organizata të shoqërisë civile, studentë dhe qytetarë depozituan në SPAK këtë të premte...
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi të mërkurën një paketë masash legjislative dhe administrative ndaj personave të përfs...
Bashkëpunëtorë shqiptarë dyshohet se kishin lidhje me strukturën financiare të organizatës që pastronte para përmes...
Është shtuar numri i qytetarëve të mbledhur përballë Kryeministrisë, ndërsa situata paraqitet e qetë, pa incidente ...
Disa persona dyshohet se kanë humbur jetën pas shembjes së një ndërtese të papërfunduar në Kenia. Ekipet e shpëtimi...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama duhet të jetë një pikë e pangociueshme. Sipas...
Gjykata Kushtetuese ka vendosur kalimin në seancë të kërkesës së magjistratëve për çështjen e pagave, duke...
Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm u ka bërë thirrje të gjithë sipërmarrësve shqiptarë që t&...
Një përleshje me thika është regjistruar në Has, ku tre adoleshentë kanë mbetur të plagosur. Sipas informacionit para...
“ Janë aktualisht 7 efektivë të pezulluar nga vetë Policia e Shtetit, të cilët i janë shtruar hetimit nga Agjencia e...

Në Gjykatën e Posaçme është mbajtur seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi, ku mbrojtja ka kundërshtuar provat e paraqitura nga SPAK.
Seanca u zhvillua me praninë e të dy të pandehurve.
Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, kërkoi shpalljen e papërdorshme të një sërë provash, duke argumentuar se ato janë marrë në mënyrë të paligjshme dhe nuk mund të shërbejnë si bazë për akuzë.
Sipas tij, kallëzimi fillestar nuk lidhej me Metën personalisht, por me çështje të tjera, ndërsa përfshirja e tij në dosje është bërë më vonë dhe, sipas mbrojtjes, në mënyrë të padrejtë.
“Më 15 faqe përmblidhet çështja e shekullit, ndërsa pjesa tjetër është mbushje”, u shpreh avokati, duke e cilësuar procesin si të motivuar politikisht.
Mbrojtja kërkoi përjashtimin nga dosja të disa provave kryesore, përfshirë intervista televizive, një mesazh SMS të vitit 2009, video-përgjime, si dhe vendime arbitrazhi, duke pretenduar se janë marrë pa vendim gjykate ose në shkelje të procedurave ligjore.
Avokati argumentoi gjithashtu se në momentin e disa prej pretendimeve, Ilir Meta nuk kishte funksion ekzekutiv, por ishte deputet opozitar, duke vënë në dyshim bazën ligjore të akuzës për korrupsion pasiv.
Sipas mbrojtjes, disa nga provat nuk mund të përdoren edhe për shkak të mënyrës së sigurimit të tyre nga persona privatë dhe mungesës së verifikimit të plotë gjyqësor.
Gjykata pritet të shqyrtojë kërkesat e mbrojtjes për papërdorshmërinë e provave në vijim të procesit, ndërsa seanca është pjesë e një prej dosjeve më të rëndësishme të hetuara nga SPAK në vitet e fundit.
Përfundimi i provimeve të Maturës Shtetërore ka rikthyer në vëmendje problematikat e sistemit arsimor dhe fenomenin e largimit t...
Kryeministri Edi Rama nuk kurseu shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut që morën pjesë në protestë, pë...
Sërish situata paraqitet e tensionuar në hyrjet e kantierit të Aeroportit të Vlorës edhe gjatë ditës së sotme. Sipas i...
Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkurë n...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë së Piranjat News për të denoncuar marrjen e gurëve nga plazhi i Dhërmiut, ...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të dhënave paraprake të INSTAT, rreth 72% të kontributit në kët&...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike me mot relativisht të paqëndrueshë...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të paluajtshme qeveria parashikon të shtojë peshën e të ardhurave...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 82 lekë, në shitje me 83.1 lekë. Euro do të blihet me 93.8...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Por jo të gjithë paguhen njësoj, ndonëse kanë të...