Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu
Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri, i kërkuar nga drejtësia shqiptare në kuadër të hetimeve për tenderat publikë, do të va...
Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri, i kërkuar nga drejtësia shqiptare në kuadër të hetimeve për tenderat publikë, do të va...
Dhjetëra avokatë, organizata të shoqërisë civile, studentë dhe qytetarë depozituan në SPAK këtë të premte...
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi të mërkurën një paketë masash legjislative dhe administrative ndaj personave të përfs...
Bashkëpunëtorë shqiptarë dyshohet se kishin lidhje me strukturën financiare të organizatës që pastronte para përmes...
Është shtuar numri i qytetarëve të mbledhur përballë Kryeministrisë, ndërsa situata paraqitet e qetë, pa incidente ...
Disa persona dyshohet se kanë humbur jetën pas shembjes së një ndërtese të papërfunduar në Kenia. Ekipet e shpëtimi...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama duhet të jetë një pikë e pangociueshme. Sipas...
Gjykata Kushtetuese ka vendosur kalimin në seancë të kërkesës së magjistratëve për çështjen e pagave, duke...
Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm u ka bërë thirrje të gjithë sipërmarrësve shqiptarë që t&...
Një përleshje me thika është regjistruar në Has, ku tre adoleshentë kanë mbetur të plagosur. Sipas informacionit para...
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi të mërkurën një paketë masash legjislative dhe administrative ndaj personave të përfshirë në protesta të dhunshme, mes të cilave edhe kufizimin e hyrjes së tyre në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.
Ky paralajmërim bie ndesh me nenin 38 të Kushtetutës së vendit, e cila parashikon se askush nuk mund të pengohet të dalë lirisht jashtë vendit. Por sipas Komisionit Europian, vendime të tilla bien në kompetencën e vendeve anëtare.
I pyetur nga BIRN nëse është ligjërisht e mundur që t’u kufizohet hyrja në vendet e Bashkimit Evropian protestuesve, pa një vendim individual gjykate, dhe nëse BE-ja do ta konsideronte një praktikë të tillë në përputhje me të drejtat themelore, lirinë e lëvizjes dhe prezumimin e pafajësisë, Komisioni Europian u përgjigj se “këto vendime u takonin shteteve anëtare”.
“Vendimet për lejimin ose refuzimin e hyrjes në territorin e shteteve të veçanta anëtare të BE-së bien në kompetencën e shteteve anëtare përkatëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi të BE-së dhe atë kombëtar,” tha një zëdhënës i Komisionit.
Brukseli thekson se Shqipëria, si vend kandidat, duhet të respektojë legjislacionin kombëtar dhe detyrimet ndërkombëtare për masat që lidhen me lëvizjen e shtetasve të saj. Kjo vlen edhe për nismat që synojnë të kufizojnë lëvizjen e personave të përfshirë në veprimtari të dhunshme.
Komisioni komentoi gjithashtu mbi gjetjet e Avokati i Popullit, monitorimi i të cilit konstatoi sipas raportit të fundit ‘probleme serioze’ në trajtimin e protestuesve të ndaluar nga policia nëpër komisariate; mbipopullim të dhomave të sigurisë, ankesa për trajtim jo të duhur të të miturve dhe dhunë dispropocionale të policisë.
“BE-ja do të vazhdojë të monitorojë nga afër angazhimin e Shqipërisë për sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave themelore në kontekstin e negociatave të anëtarësimit,” tha Komisioni përmes zëdhënësit.
Në të njëjtin qëndrim, Komisioni nënvizon se “të marrësh pjesë në protesta paqësore është një e drejtë themelore në të gjitha vendet demokratike”, ndërsa shton se “dhuna nuk ka vend” dhe se autoritetet kombëtare janë kompetente për ruajtjen e rendit publik dhe zbatimin e ligjit.
Komisioni i referohet një qëndrimi të mëparshëm zyrtar për protestat në Shqipëri ku dënohen aktet e dhunës, përfshirë zjarrvëniet, sulmet ndaj institucioneve shtetërore dhe shkatërrimin e pronës publike e private.
Në këtë qëndrim, KE thekson se përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi përmes procedurave ligjore, ndërsa reagimi ndaj dhunës duhet të jetë proporcional dhe në përputhje me ligjin.
Blerina Gjylameti, drejtuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), ka dhënë dorëheqjen nga detyra, në kuadër të l&eu...
Pas dy vitesh protestash studentore, serbët votojnë për një parlament të ri në zgjedhje që mund të vënë në...
Është shtuar numri i qytetarëve të mbledhur përballë Kryeministrisë, ndërsa situata paraqitet e qetë, pa incidente ...
Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videomesazhi, ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për sulme ndaj protestuesve dhe për ...
Nga Aris Roussinos Jashtë portave të mbyllura të Katedrales Katolike të Tiranës, të shtunën e kaluar, një polic i forca...
Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi nga Italia se e drejta për të protestuar duhet të garantohet, por nuk justifikon dhunën ndaj...
Pedagogia Nora Malaj ka komentuar protestat e studentëve, duke theksuar se kërkesat e tyre nuk janë vetëm jetike, por edhe politike. Sipas s...
Gazetari Elkier Bushkola ka ngritur shqetësime të forta për mënyrën se si policia po ndërhyn gjatë protestave studentore, duk...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për studentë...
Akademiku Artan Fuga ka komentuar krahasimet mes protestave të ditëve të fundit në Shqipëri dhe lëvizjeve studentore në Franc...