Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) pritet të kthehet në një nga institucionet me fuqinë më të madhe ekonomike dhe tenderuese në vend. Një projektligj i propozuar nga Ministria e Mbrojtjes e kalon kompetencën e tenderave për mbrojtjen civile tek AKMC, duke i hequr këto proccedura prokurimi nga bashkitë apo institucionet e tjera.
Në ligjin ekzistues të vitit 2019, AKMC-ja kishte kryesisht një rol koordinues, teknik dhe monitorues. Kur ndodhnin fatkeqësi natyrore ose kur duheshin blerë mjete logjistike (si zjarrfikëse, pajisje shpëtimi apo ndërhyrjeje), tenderat zhvilloheshin në mënyrë të decentralizuar nga vetë ministritë e linjës (si ajo e Infrastrukturës, Shëndetësisë apo Mbrojtjes) dhe nga 61 bashkitë e vendit sipas territoreve të tyre.
Projektligji i ri i propozuar përmbys tërësisht këtë skemë përmes ndryshimeve në Nenin 23, ku AKMC-së i jepet zyrtarisht statusi i Organit Qendror Blerës. Ky ndryshim specifikon se agjencia merr kompetencën ekskluzive për:
• Rindërtimin e infrastrukturës kritike: Lidhjen e marrëveshjeve me operatorët ekonomikë për rehabilitimin dhe rindërtimin e infrastrukturës së dëmtuar nga fatkeqësitë në emër të të gjitha institucioneve të tjera.
• Blerjet logjistike operative: Hartimin e standardeve dhe blerjen e centralizuar të të gjitha mjeteve dhe pajisjeve logjistike për të gjitha strukturat operacionale të Sistemit Kombëtar të Mbrojtjes Civile.
Për vitin 2026, buxheti i akorduar për Emergjencat Civile dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) kap një vlerë totale prej 5.1 miliardë lekësh (afro 53 milionë euro).
Fondi prej 5.1 miliardë lekësh administrohet nën përgjegjësinë e Ministrisë së Mbrojtjes. Ai përfshin fonde për investime infrastrukturore (si rehabilitimi i digave), blerjen e makinerive dhe pajisjeve të reagimit emergjent, rritjen e pagave të personelit si dhe fondet për dëmshpërblimin e qytetarëve të prekur nga fatkeqësitë natyrore. /Kapitali/
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
7 Tetor18:51
Zjarr i përmasave të mëdha në Armen të Selenicës, digjen sipërfaqe me ullinj e bimësi
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Armen, në Bashkinë Selenicë, ku po digjen sipërfaqe të...
AKTUALITET
7 Tetor18:29
Me shpejtësi skëterrë/ Policia sekuestron Audin dhe arreston ‘Schumacherin’ shqiptar
Një shtetas shqiptar është arrestuar paraditen e së mërkurës në aksin rrugor Janinë-Arta, pasi u kap duke drejtuar autom...
AKTUALITET
7 Tetor18:27
Shkatërrimi i hard disqeve fshiu gjurmët e personave në videot intime të Hilës? Eksperti: Ja ku mund të jenë ruajtur
Shkatërrimi i hard disqeve të Adi Hilës, ku dyshohet se ruheshin video intime të filmuara në studion e tij, është bër&eu...
AKTUALITET
7 Tetor18:21
Kapet me 2.4 kg kokainë, si i ngritën kurth karabinierët 36-vjeçarit shqiptar duke u shtirur si qiramarrës
Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar në Recanati të Italisë, pasi u kap me rreth 2.4 kilogramë kokainë, një...
AKTUALITET
7 Tetor18:11
Nga ndjekja, rrëmbimi te hedhja në liqen, SPAK zbardh skemën e vrasjes së Renis Dobrës nga vëllezërit Bushgjokaj
SPAK ka zbardhur rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës në Burrel, duke çuar për gjykim dosjen ndaj të akuzuarve. Me anë t&eu...
AKTUALITET
7 Tetor17:54
Vëllai i Igli Tares kërcënon me jetë gazetarin Almer Toska, pasi denoncoi çështjen e Ballukut
Gazetari Almer Toska, ka denoncuar përmes një statusi në Facebook një incident të rëndë, që sipas tij ka ndodhur menj&...
AKTUALITET
7 Tetor17:48
QR-kodi çonte në p*rnografi, hiqet kodi në Kalanë e Libohovës
QR-kodi i vendosur në tabelën informuese të Kalasë së Libohovës, i cili duhej t’u ofronte vizitorëve informacion pë...
AKTUALITET
7 Tetor17:35
Kontroll blic në qelitë 41-bis në burgun e Peqinit, hiqen karrige, tenxhere dhe mjete prerëse
Në burg janë të ndaluara jo vetëm sendet që përbëjnë shkelje ligji, por edhe ato që mund të përbëjn&...
AKTUALITET
7 Tetor16:21
Minutë pas minute/ Si u monitorua Ergys Agasi gjatë lëvizjeve nga Durrësi në Elbasan deri te arrestimi në kthim
Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i Policisë së Shtetit për arrestimin e Ergys Agasit, i cili akuzohet nga SPAK si drejtues i nj...
AKTUALITET
7 Tetor16:07
BSH zbarkon në Raiffeisen Bank, dyshohet për ndërhyrje dhe përgjegjësi në nivele drejtuese
Menjëherë pas incidentit të rëndë në bankën Raiffeisen, që preku llogaritë e mijëra qytetarëve, Banka e S...