Shkatërrimi i hard disqeve të Adi Hilës, ku dyshohet se ruheshin video intime të filmuara në studion e tij, është bërë pjesë e analizës edhe nga eksperti i sigurisë, Fatjon Softa. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Softa thekson se dëmtimi i pajisjes së regjistrimit nuk do të thotë domosdoshmërisht zhdukje e gjurmëve digjitale dhe se hetimi duhet të shtrihet në të gjithë zinxhirin e të dhënave.
“Hard-disku mund të shkatërrohet. Gjurma digjitale jo domosdoshmërish”, shkruan Softa, duke nënvizuar se, nëse konfirmohet dëmtimi i pajisjes së regjistrimit, kjo nuk e mbyll hetimin, por ngre pyetje të tjera mbi vendin ku kanë qenë dhe ku mund të kenë kaluar të dhënat.
Sipas ekspertit, një sistem kamerash mund të jetë i lidhur me pajisje dhe sisteme të tjera, si microSD, kompjuterë, telefona, USB, serverë, NVR ose shërbime cloud. Edhe në rast se një pajisje dëmtohet, sipas tij, mund të mbeten metadata, regjistra aksesi, kopje rezervë, gjurmë rrjeti, adresa IP dhe të dhëna të tjera që mund të shërbejnë për hetimin forenzik.
Reagimi:
“HARD-DISKU MUND TË SHKATËRROHET. GJURMA DIGJITALE JO DOMOSDOSHMËRISHT.
Nëse konfirmohet se pajisja e regjistrimit është dëmtuar, kjo nuk e mbyll hetimin. Përkundrazi, hap një pyetje shumë më të madhe:
Ku kanë qenë dhe ku mund të kenë kaluar të dhënat?
Një sistem kamerash mund të ketë microSD, kompjuter, telefon, USB, server/NVR ose cloud. Edhe kur një pajisje dëmtohet, mund të mbeten metadata, log-e aksesi, kopje rezervë, gjurmë rrjeti, adresa IP dhe të dhëna të tjera forenzike.
Prandaj hetimi nuk duhet të ndalet te pajisja e dëmtuar.
Duhet rindërtuar i gjithë zinxhiri digjital:
Kush regjistroi → kush aksesoi → kush kopjoi → kush transferoi → kush publikoi?
Nëse materialet kanë kaluar në platforma online, përmes procedurave ligjore dhe bashkëpunimit ndërkombëtar mund të kërkohen të dhëna teknike që ndihmojnë në identifikimin e burimit. Por një IP nuk është automatikisht autori; ajo duhet lidhur me prova të tjera.
Në hetimin modern digjital, shkatërrimi i një pajisjeje nuk do të thotë domosdoshmërisht shkatërrim i provës. Mund të jetë vetëm shkatërrimi i një prej kopjeve të saj.
Prandaj pyetja sot nuk është vetëm: “Kush e ka videon?”
Pyetja profesionale është:
“Kush e krijoi, kush e kontrolloi, kush e nxori nga sistemi dhe kush e hodhi në publik?”
Profesionistët e Lirë për Shqipërinë
Alo Policia-112- Siguria ne Fokus.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
7 Tetor18:21
Kapet me 2.4 kg kokainë, si i ngritën kurth karabinierët 36-vjeçarit shqiptar duke u shtirur si qiramarrës
Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar në Recanati të Italisë, pasi u kap me rreth 2.4 kilogramë kokainë, një...
AKTUALITET
7 Tetor18:11
Nga ndjekja, rrëmbimi te hedhja në liqen, SPAK zbardh skemën e vrasjes së Renis Dobrës nga vëllezërit Bushgjokaj
SPAK ka zbardhur rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës në Burrel, duke çuar për gjykim dosjen ndaj të akuzuarve. Me anë t&eu...
AKTUALITET
7 Tetor17:54
Vëllai i Igli Tares kërcënon me jetë gazetarin Almer Toska, pasi denoncoi çështjen e Ballukut
Gazetari Almer Toska, ka denoncuar përmes një statusi në Facebook një incident të rëndë, që sipas tij ka ndodhur menj&...
AKTUALITET
7 Tetor17:48
QR-kodi çonte në p*rnografi, hiqet kodi në Kalanë e Libohovës
QR-kodi i vendosur në tabelën informuese të Kalasë së Libohovës, i cili duhej t’u ofronte vizitorëve informacion pë...
AKTUALITET
7 Tetor17:35
Kontroll blic në qelitë 41-bis në burgun e Peqinit, hiqen karrige, tenxhere dhe mjete prerëse
Në burg janë të ndaluara jo vetëm sendet që përbëjnë shkelje ligji, por edhe ato që mund të përbëjn&...
AKTUALITET
7 Tetor16:21
Minutë pas minute/ Si u monitorua Ergys Agasi gjatë lëvizjeve nga Durrësi në Elbasan deri te arrestimi në kthim
Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i Policisë së Shtetit për arrestimin e Ergys Agasit, i cili akuzohet nga SPAK si drejtues i nj...
AKTUALITET
7 Tetor16:07
BSH zbarkon në Raiffeisen Bank, dyshohet për ndërhyrje dhe përgjegjësi në nivele drejtuese
Menjëherë pas incidentit të rëndë në bankën Raiffeisen, që preku llogaritë e mijëra qytetarëve, Banka e S...
AKTUALITET
7 Tetor15:34
“I ka shitur videot në faqet p*rnografike për arsye përfitimi”, avokati Cakrani për Adrian Hilën: E dinte se çfarë po bënte
Një ditë më parë, Monika Lubonja zbuloi përmes një postimi në “Instagram” se ka bërë kallëzim kund...
AKTUALITET
7 Tetor15:15
I akuzuar për shkelje të barazisë në tendera, ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar paraqitet sërish në SPAK
Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, është paraqitur sërish sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). M&eum...
AKTUALITET
7 Tetor14:10
Dy aksidente brenda pak minutash në autostradën Lushnje-Fier, një i plagosur rëndë
Dy aksidente kanë ndodhur njëkohësisht në autostradën Lushnje-Fier. Një automjet tip “Ford” që udhëtonte n&e...