AKTUALITET

Hapën qendra masazhi me qëllim prostitucionin, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e vëllezërve, zbulohet se ku i kishin investuar paratë

S.B Përditësimi i fundit 19 Qershor 2024, 13:51
Hapën qendra masazhi me qëllim prostitucionin, Prokuroria e
foto ilustruese

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e vëllezërve të cilët në vitin 2020 u dënuan me burg për hapjen e qendrave të masazhit me qëllim prostitucionin. Paratë e përfituara nga veprimtaria e paligjshme vëllezërit i kishin investuar në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.

Si pasojë janë sekuestruar: pasuri njësi prej 34 metrash katrorë, apartament, post parkimi, pesë automjete si dhe llogaritë bankare të vëllezërve dhe familjarëve të tyre. Vëllezërit në bashkëpunim kanë kryer veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria Tiranë sekuestron pasuritë e vëllezërve nën hetim më parë për hapjen e qendrave të masazhit, me qëllim prostitucioni

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkon vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive në zotërim të shtetasit M.R. dhe familjarëve të tij, për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Nga informacionet e grumbulluara në rrugë operative, në kuadër të procedimit penal nr. 1789, datë 12.03.2021, u siguruan informacione se shtetasi M. R., së bashku me të vëllanë e tij A. R. janë arrestuar në flagrancë dhe me vendim penal nr. 1512, datë 14.09.2020 Gjykata e Rrethit Gjyqwsor Tiranw ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest me burgim” për veprën penale të “Mbajtje të lokaleve për shfrytëzim prostuticioni”.

Si administrator të qendrave të masazhit, ata pasi rekrutonin femra për t’i punësuar si masazhatore, i detyronin që të kryenin shërbime seksuale kundrejt pagesës.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi M.R. dhe familjarët e tij zotërojnë shuma parash të çelura në bankat e nivelit të dytë, në emër të tyre dhe të familjarëve të tij, shuma këto të cilat mund të jenë me prejardhje nga aktiviteti i tij kriminal.

Nga hetimi i kryer deri më tani plotësohen kriteret për t’u vendosur sekuestro preventive ndaj pasurive të shtetasve M. R., K. R., A.R., si dhe K. R., pasi ekzistojnë indicie dhe prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi M. R. në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin A.R., kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”  e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë i Kodit Penal. Në këtë skemë dyshohet se janë përfshirë edhe babai dhe bashkëshortja e tij. Nga hetimi i kryer deri më tani, ekziston dyshimi i arsyeshëm se shtetasi M. R., si dhe familjarët e tij, paratë e dyshuara si të përftuara nga ushtrimi i aktivitetit të paligjshëm të mbajtjes së ambjenteve për shfrytëzim prostitucioni, për të cilën provohet se edhe eshtë dënuar shtetasi M.R., i kanë investuar në blerjen e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, si formë e pastrimit të produkteve të veprës penale.

Për këto arsye, në bazë të nenit 274 të Kodit të Procedurës Penale Prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurive të mëposhtme:

– Pasuria e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 34 m2, nr. 2/211+8-57/1, ZK 8250;

– Pasuria e llojit “Apartament” me sipërfaqe 106.4 m2, rr. “Hoxha Tahsin”;

– Pasuria e llojit “Post Parkimi” me sipërfaqe 41.2 m2, Tiranë;

– Automjeti “Benz 250 D”;

– Automjet “Volkswagen”;

– Automjet “Skoda Octava”;

– Automjet “AUDI A8”;

– Automjet “Smart”; dhe

– Vendosja e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” ndaj llogarive bankare të shtetasve M.R., K.R., K.R. dhe A.R.

tiran qender masazhi sekuestrim

qendra masazhi prostitucion

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë