Ministria e Shëndetësisë ka reaguar zyrtarisht lidhur me rastin e helmimit të dyshuar nga ushqimi i serviura nga kompania e kateringut Sori Al, në Akademinë e Policisë, ku rreth 50 studentë përfunduan në spital.
Sipas njoftimit, ditën e djeshme, studentët janë paraqitur në shërbimin e Urgjencës pranë Spitalit Infektiv në QSUT me dyshime për helmim ushqimor.
Menjëherë pas mbërritjes së tyre, ekipet mjekësore kanë kryer vlerësimin dhe trajtimin e nevojshëm për secilin rast.
Ministria bën me dije se Shërbimi Infektiv, Urgjenca Polivalente në QSUT dhe Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore kanë kaluar menjëherë në gatishmëri të plotë, duke shtuar stafin në shërbim dhe duke garantuar furnizimin me barna dhe materiale të nevojshme.
Ditën e djeshme, më datë 06.05.2026, rreth 50 studentë të Akademisë së Policisë janë paraqitur në shërbimin e Urgjencës pranë Spitalit Infektiv në QSUT, të dyshuar për helmim nga ushqimi.
Menjëherë pas paraqitjes së tyre, ekipet mjekësore kanë kryer vlerësimin dhe trajtimin e nevojshëm shëndetësor për çdo rast.
Shërbimi Infektiv dhe Urgjenca Polivalente në QSUT dhe Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore kanë kaluar menjëherë në gjendje gatishmërie pas marrjes së njoftimit, duke shtuar kapacitetet e stafit në shërbim dhe duke garantuar menjëherë stokun e nevojshëm të barnave.
Po ashtu, të gjithë studentët janë vlerësuar përmes ekzaminimeve laboratorike me qëllim identifikimin e shkakut të helmimit.
Pas marrjes së ndihmës mjekësore, studentët janë larguar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
7 Maj10:22
Helmimi i studentëve të Akademisë së Policisë/ Reagon AKU: Bllokuam 85.9 kg produkt, po bëhen verifikime
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar lidhur me dyshimet për helmim të disa kursantëve në Akademinë e Sigurisë n&eu...
AKTUALITET
7 Maj10:08
Kush e mban vajzën e Sokol Sadushit në Shërbimin e Jashtëm jashtë kritereve ligjore?
Një rast që ngre dyshime serioze mbi funksionimin real të shtetit dhe respektimin e ligjit nga titullarët më të lartë t&eum...
AKTUALITET
7 Maj10:08
“Ishte krejtësisht e zhveshur”/ Rihapet skandali i “skllavit seksual” në JPMorgan, dy dëshmitarë të rinj dalin para gjykatës!
John Pierpont Morgan, bankieri më i njohur amerikan, ishte aq i urryer ndaj publicitetit sa sulmonte fotografët në rrugë me çadrë...
AKTUALITET
7 Maj10:03
Aksident, përmbyset kamioni në rrethrrotullimin e Grabianit
Një kamion është përmbysur në rreth rrotullimin e Grabianit mëngjesin e sotëm.
Nga aksidenti ka vetëm dëme materia...
AKTUALITET
7 Maj09:51
EMRAT/ Kompania “Sori-Al” helmoi kandidatët për efektivë policie, blutë e Tiranës: 56 studentë u dërguan tek Infektivi
Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht dhe bën me dije se dy persona janë vënë në pranga, një është vënë...
AKTUALITET
7 Maj09:41
Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë, arrestohen kuzhinieri dhe teknologu i kompanisë që siguronte ushqimin, në kërkim administratorja
Policia ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur një tjetër në kërkim lidhur me skandalin e helmimit të studentëve në Akademin...
AKTUALITET
7 Maj09:12
Lufta dhe kriza e karburanteve prek makinat, bien regjistrimet në prill, edhe ato elektrike
Pasi arritën rekordin historik në janar-mars, regjistrimet për herë të parë të automjeteve kanë shënuar rë...
AKTUALITET
7 Maj08:29
Skandal/ Helmohen nga ushqimi 40 studentë të Akademisë së Policisë
Rreth 40 studentë të Akademisë së Policisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit në ambientet e institucio...
AKTUALITET
7 Maj08:25
U rrëzua aksidentalisht nga ura, mbytet në lumë 60-vjeçari në Devoll
Një 60 vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit, është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në një lumë. Sipa...
AKTUALITET
7 Maj07:59
Lufta dhe kriza e karburanteve prek makinat, bien regjistrimet në prill
Pasi arritën rekordin historik në janar-mars, regjistrimet për herë të parë të automjeteve kanë shënuar rëni...