BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...

Prokurorët e dosjes “Veliaj”, Altin Dumani dhe Olsi Dado kanë pranuar zyrtarisht se në hetimet për çështjen e kryebashkiakut ka të penduar dhe dëshimitarë të drejtësisë.
Në audion e zbardhur në seancën gjyqësore të fundit të kësaj çështje, prokurorët theksojnë se klima e krijuar për të intimiduar aktorët e drejtësisë në këtë çështje mund të ndikojë drejtpërdrejtë dhe te personat e penduar.
Po ashtu zbardhjen e publikuar nga mediat, thuhet se prokurorët kanë theksur se Veliaj ka paguar një këst të paktën 300 mijë dollarë për mbrojtjen ndërkombëtare të tij.
Nga ana tjetër prokurori Olsi Dado kërkon përpara gjykatës që Veliaj të qëndrojë në burg duke argumentuar se e drejta e tij për tu mbrojtur është e paprekshme.
Në audio, Dado deklaron se është vënë në dijeni për një fushatë lobimi të Erion Veliaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një fond financimi prej rreth 221 mijë dollarësh. Sipas Dados, ky lobim nga ana e Veliajt ka shkuar në nivelet më të larta politike administrative të Shteteve të Bashkuara dhe nuk përbën një mbrojtje juridike por synon deligjitimimin e organeve që po e gjykojnë.
Altin Dumani: “I pandehuri ka pajtuar edhe një studio jo shqiptare, ka paguar, është paguar një këst të paktën 300.000 dollarë për mbrojtjen ndërkombëtarisht të tij. Mund fare mirë, le të kontaktojë, ose të hapim një fond për të përballuar edhe shpenzimet e avokates së caktuar kryesisht, e cila do të shkojë në Durrës dhe ta takojë të pandehurin me qëllim që të dakordësojnë në lidhje me ecurinë e procesit. Por, unë sërish mendoj që jemi në kushtet kur i pandehuri dhe mbrojtja e tij e zgjedhur, apo e caktuar, nuk përfitojnë nga e drejta për të shprehur kërkesat sipas parashikimeve të Kodit të Procedurës Penale”.
Prokurori Dado: “Përtej argumenteve që paraqiti prokurori i çështjes, do të doja t’i sjell në vëmendje gjykatës që gjatë kësaj periudhe, jemi vënë në dijeni pasi elementë të ri në lidhje me nenin 228 të Kodit të Procedurës Penale, të nenit 163 në lidhje me kushtet e përcaktimit të masës së sigurimit personal, jemi vënë në dijeni për një fushatë lobimi të shtetasit Erion Veliaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një fond financimi rreth 221 mijë dollarë.
Nga burimet të hapura, është një shkrim ka shumë shkrime, por do të doja që këtë gjykata ta shqyrtonte si provë në gjykimin tonë kjo fushatë lobimi e cila ka shkuar deri në nivelet më të larta politike administrative të Shteteve të Bashkuara nuk përbën një mbrojtje juridike për veprimtari të funksionit politik, synon deligjitimimin e organeve që po gjykojnë aktualisht çështjen dhe tregon vullnetin e të pandehurit për të shmangur procesin penal.
Pra, mbrojtja nga procesi penal dhe jo mbrojtja në procesin penal duket se është synimi kryesor i të pandehurit Erion Veliaj gjatë këtyre muajve të hetimit paraprak, por dhe të gjykimit në seancë paraprake. Për ne është një element shumë i rëndësishëm që tregon se klima e krijuar në raport me prokurorinë e posaçme, por dhe me gjyqtarin në hetim paraprak. Të mos harrojmë këtu që nga burime të hapura gjithashtu, këta aktorë të sistemit të drejtësisë, pra edhe prokurorë të prokurorisë së posaçme, por edhe gjyqtarë janë cilësuar si anëtarë aktivë të një partie që i përket opozitës në Shqipëri.
Janë cilësuar të lidhur, ose të paktën vetëm prokurori, me interesa të ngushta zhvillimore ndërtuese. Kjo është një situatë që krijon një klimë ndikimi jo vetëm tek organet e drejtësisë dhe aq më tepër mund të imagjinojmë efektin që krijon tek dëshmitarët, por dhe tek dëshmitarët e drejtësisë që janë pjesë jetike, thelbësore e këtij procesi.
Ols Dado: Po në lidhje… zonja kryetare, prokuroria e posaçme nuk e di se sa do të ishte me vend që ndoshta i ka paraqitur i pandehuri vendimin e gjykatës së shkallës së parë.
Gjyqtarja: Faktikisht nuk janë elemente kryesisht por nëse i keni shumë mirë.
Dado: Ne i kemi sepse na është dashur neve për t’u orientuar si dhe aktin ose dokumentin që sapo cituam nga burime të hapura, por edhe tre urdhrat e pasqyrimit të ndryshimeve të veprës penale.
Gjyqtarja: Po që pasqyrojnë….
Dado: Që pasqyrojnë ndryshimet ose më saktë rëndimin e pozitës juridike të pandehurit pas momentit të zbatimit të masës së sigurimit arrest me burg më 10 shkurt 2025.
Dy persona, të afërm me njëri tjetrin janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi kishin përshtatur ambientet e banesës s&eu...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërk...
Shqipëria renditet mes vendeve ku shumica e qytetarëve kanë ekonominë si problemin kryesor kombëtar. Sipas një studimi të f...
Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur të mos heqë pezullimin për procedurën “Mirëmbajtje e Modulit të Menaxhimit t&eum...
Europa duket se po i vlerëson talentet shqiptare, teksa po jep gjithnjë e më shumë karta blu, që është një leje pune d...
Një gabim në adresë dhe një rrjedhje e padukshme monoksidi karboni (gaz helmues) çuan në tragjedinë e rëndë q&e...
Petro Poga u lind në vitin 1850, në Erind të Gjirokastrës, ku edhe ndoqi mësimet e para. Më pas shkollohet në gjimnazin &ld...
Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
Një 41-vjeçar shqiptar nga Antwerp u dënua për kultivim kanabisi në një shtëpi në Herentals. Dy të tjerë jan...
Të mërkurën pasdite, policia federale gjermane arrestoi një 38-vjeçar shqiptar të dënuar në Belgjikë për ten...