Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve, në mbështetje edhe pedagogë
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...

Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur të mos heqë pezullimin për procedurën “Mirëmbajtje e Modulit të Menaxhimit të Kontrollit të Faturimit për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve” për shkak të mosplotësimit të gjithë kërkesave nga ana e autoritetit kontraktor.
Në një vendim më të hershëm KPP kërkoi që të bëheshin një sërë ndryshimesh të cilat duhet të reflektoheshin në sistem për procedurën që ka një fond limit 7.7 mln euro dhe që ka për autoritet Agjencinë Kombëtaret ë Shoqërisë së Informacionit.
Ankesa e një prej operatorëve e vendosi sërish këtë procedurë nën pezullim, duke e zgjatur afatin për marrjen e këtij shërbimi ndërkohë që ajo është çelur nga prilli i vitit të shkuar. Në shqyrtimin e kësaj ankese KPP vendosi që pezullimi të mbetet dhe autoriteti të mos vijojë me hapat e tjerë të procedurës. Ndryshe nga kjo procedurë KPP ka rrezuar ankimimin për një tjetër procedurë që lidhej me internetin e institucioneve.
Tenderët që lidhen me teknologjinë dhe informacionin janë kthyer në një nga ngërçet e shumta të prokurimit duke rrezikuar në disa raste edhe mos marrjen në kohë të shërbimeve apo duke i kushtuar shtrenjtë autoriteteve për shkak të masave emergjente që shihen të nevojshme për të vijuar shërbimin.
Një nga këto probleme duket se ka prekur edhe sistemin e Self Care të Tatimeve që është prej javësh tani në pamundësi për të ofruar shërbim të vazhdueshëm për bizneset, ankesë që lakohet thuajse çdo ditë prej tyre.
Tenderi për sistemin e fiskalizimit
Tenderi me objekt kontrate Mirëmbajtje e Modulit te Menaxhimit te Kontrollit te Faturimit per Drejtorinë e Përgjithshme te Tatimeve u hap në prill të këtij viti. Sipas dokumenteve që shoqërojnë procedurën, qëllimi kryesor i këtij projekti është mirëmbajtja e sistemit të Menaxhimit të Kontrollit të Faturimit (sistemi i fiskalizimit) për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për një periudhë prej 24 muajsh.
“Qëllimi është garantimi i funksionimit të plotë të sistemit elektronik, në të gjithë komponentët e tij: softuer dhe pajisje fizike (hardware). Ky sistem është i hostuar në Qendrën e të Dhënave Qeveritare, pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), dhe ofron shërbime për rreth 125 mijë tatimpagues, si dhe për vetë administratën tatimore”, thuhet në dokumente.
Në dokumentacion theksohet se disponueshmëria e sistemit të fiskalizimit është shumë e rëndësishme. Shërbimi i fiskalizimit dhe portali i tatimpaguesve (SelfCare) nuk mund të pësojnë ndërprerje për më shumë se disa minuta dhe nuk tolerohen ndërprerje të planifikuara për qëllime përditësimi (upgrade, update) apo modifikime të tjera.
“Shërbimet e ofruara për tatimpaguesit (fiskalizimi, verifikimi i faturave, pranimi/refuzimi i tyre, etj.), si dhe për administratën tatimore, duhet të jenë funksionale 24 orë në ditë, 7 ditë në javë,” theksohet më tej.
Aktualisht, ky sistem përdoret nga bizneset dhe qytetarët, ndërsa në përdorim të brendshëm është i aksesueshëm nga administrata tatimore dhe institucione të tjera publike të autorizuara. Dokumentet e tenderit përshkruajnë kërkesat dhe përgjegjësitë për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit./Monitor.al
Europa duket se po i vlerëson talentet shqiptare, teksa po jep gjithnjë e më shumë karta blu, që është një leje pune d...
Një gabim në adresë dhe një rrjedhje e padukshme monoksidi karboni (gaz helmues) çuan në tragjedinë e rëndë q&e...
Petro Poga u lind në vitin 1850, në Erind të Gjirokastrës, ku edhe ndoqi mësimet e para. Më pas shkollohet në gjimnazin &ld...
Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
Një 41-vjeçar shqiptar nga Antwerp u dënua për kultivim kanabisi në një shtëpi në Herentals. Dy të tjerë jan...
Të mërkurën pasdite, policia federale gjermane arrestoi një 38-vjeçar shqiptar të dënuar në Belgjikë për ten...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur për ngjarjen e rëndë në Lezhë, ku disa pjesëtarë të familjes së ish deputetit Arbe...
Karabinierët e Njësisë Hetuese të Bergamos, të ndihmuar nga ushtria e stacionit Cislago (Varese), arrestuan, në zbatim t&eum...
Duke nisur nga dita e nesërme deri më datë 10 shkurt, në vendin tonë do të ketë reshje intensive shiu. Shërbimi Meteoro...
Mbledhja plenare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e caktuar për t’u zhvilluar të enjten më 5 shkurt, nuk fillo...